aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  HISTORIA E FENOMENIT
a
 
   

Një seri rrethanash, situatash, apo kushtesh aspak të favorshme u bënë shkaku dhe rrjedha e zhdukjeve misterioze të qindra njerëzve, të grupmoshave të ndryshme. Gjithçka nisi me fillimin e viteve ’90, ndërsa fenomeni I zhdukjes, mori përmasa rrënqethëse me fillimin e trazirave të vitit 1997.

Me qindra njerëz, shumica të rinj të angështuar për të ardhmen e tyre, hodhën sytë përtej detit dhe përtej maleve shqiptare, drejt viseve të zhvilluara për të cilat kishin dëgjuar se jetesa e njerëzve ishte shumë herë më e mirë. Keqmenaxhimi I ndryshimeve në jetesën shqiptare, shoqëruar nga keqinformimi për atë se ç’ndodhte në botën jashtë, sollën dëshirën e të shumtëve për të emigruar, duke sjellë bashkë me këtë “etje” për perëndimin edhe pasojat tragjike të tij.

Shumë nga të larguarit gjatë viteve të kthesës së historisë shqiptare, sot figurojnë në rregjistrat e rregjistrimit të popullsisë shqiptare me identitet të verdhë,ç’ka do të thotë: “Të Humbur”.

Por zhdukjet pa gjurmë të shqiptarëve nuk vërtiten vetëm rreth boshtit të emigracionit. Disa prej tyre shënohen si zhdukje të kronikave të zeza, të të përditshmes. Ndërsa në ditët tona, dëgjohen kronika lajmesh për zhdukje të tipit: “Sa hap e mbyll sytë”, të njerëzve të ndryshëm në zona të ndryshme shqiptare, evropiane dhe ndërkombëtare.

Fenomeni vazhdon të “mbijetojë”, pa marrë një “grusht” të parë të nevojshëm me gjetjen e të zhdukurve në periudhën tranzite të historisë sonë..

 

 




© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara