aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  TRAGJEDIA E 9-të JANARIT
a
 
   



HISTORIKU I 9 JANARIT

Jetë në Kërkim” rihap pas dy vitesh misterin e tragjedisë së 9 Janarit. Dëshmi për tre të mbijetuar

Apeli, donim një varr ku t'i qajmë

Ende shpresë në familjet ku tragjedia qëndron e ulur këmbëkryq?

Nga:Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
Misteri i tragjedisë së 9 Janarit ka qenë nisma më e fundit e emisionit Jetë në Kërkim”, në NEWS 24. Mbrëmjen e djeshme, dëshmi të reja kanë hedhur dyshime rreth fatit të tre personave që gjendeshin në gomone dhe që janë deklaruar të zhdukur. Fakte të papublikuara ndonjëherë ato që solli në emision kryetari i shoqatës së 9 Janarit, por që janë kundërshtuar nga vetë skafistët, të cilët vuajnë dënimet e Drejtësisë shqiptare, për guximin” e tyre për të kaluar Adriatikun në atë udhëtim me gomonen e vdekjes. Ishin 8 klandestinë të deklaruar të zhdukur, por që familjet nuk kanë ende një varr ku t'i qajnë. Ka edhe nga ata familjarë që shpresa nuk i lë t'i dorëzohen fatit... Arten Rrokja, ndihmës skafisti i cili është personi që njoftoi me celular defektin e gomones, e ka kundërshtuar mundësinë që të ketë të mbijetuar të tjerë në gomone, gjatë një interviste ekskluzive për Jetë në Kërkim”, nga ambientet e vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë, ku po shlyen 7 vitet e dënimit të Drejtësisë shqiptare. Por ndoshta informacionet për largimin e tre personave para se mjetet lundruese të rimorkionin gomonen, mund ringjallin shpresat te familjet e prekura nga tragjedia.

Kjo surprizë vjen nga Nikoll Mhillaj, kreu i shoqatës së 9 Janarit, i cili është dhe një nga prindërit e djegur shpirtërisht në të gjithë këtë histori.

Zoti Nikoll Mhillaj, cilat janë këto gjëra të pathëna ndonjëherë dhe si i siguruat juve këto informacione?

Më ka ardhur një informacion nga Italia, nga Angje Prenga, se zbulimi i gomones është kryer nga një helikopter italian, i cili ka kryer shpëtimin e 3 personave. Ajo kishte mësuar për defektin e gomones dhe mbetjen e saj në det, ku ndodhej i vëllai së bashku me nusen e tij. Angje ishte lidhur nëpërmjet një bosi” italian me autoritet ushtarake të Brindisit, Barit dhe Ankonës, të cilët i kanë deklaruar se ishin të gatshëm ta ndihmonin, por nuk kishin leje për të vepruar në ujërat territoriale shqiptare.

Si mund ta argumentoni këtë?

Mesa di unë, lejen ata e kanë marrë në orën 08.00 të mëngjesit të së nesërmes, në 10 janar dhe vetëm 35 minuta pasi u ishte dhënë leja nga autoritet shqiptare, ata e kanë gjetur gomonen dhe kanë dhënë koordinatat e sakta të vendndodhjes së saj. Nga lajmet mësuam se gomonia u gjet me 20 të vdekur dhe 11 të mbijetuar, por nga informacionet që kemi mundur të grumbullojmë, mësuam se janë gjetur dy gomone, njëra me 8 persona në bord.

A dini se çfarë ishte kjo gomone dhe çfarë u bë me të?

Këtë fakt e ka konfirmuar edhe komandanti i Postës së Dhërmiut, Vladimir Gordhishta, që ka thënë se në orën 06.00 të mëngjesit dalloheshin me sy të lirë dy gomone. Nuk mund të konfirmoj se çfarë është bërë me to, por që janë gjetur, këtë e them me siguri.

Të kthehemi dhe një herë te helikopteri, cilët ishin këta persona që sipas jush i shpëtuan vdekjes?

Flitet që helikopteri ka marrë tre persona. Madje, Angje Prenga ka pretenduar se falë ndihmës së bosit” italian, ka komunikuar direkt me pilotin e helikopterit. Ky e ka pyetur për emrin e personave që ajo interesohej dhe e ka siguruar që nuk ishin personat që ai kishte në bord. E kam pyetur Angjen për këta, por ajo në momentin që ka mësuar se nuk ishin njerëzit e saj, nuk ishte interesuar më.


   

\

 

 



 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara