Zhduket në mënyrë të mistershme në tragetin e linjës Greqi-Itali, ,në traget gjenden pashaporta dhe xhaketa e tij.
ZHVILLIMI I FUNDIT
(12.12.2006)
Nga: Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
Vijnë informacionet e para për të zhdukurin e Superfast
Vijon klasifikimi i informacioneve të ardhura, lidhur me zhdukjen misterioze të 59-vjeçarit nga Erseka, Josif Karaj. Gjurmët e tij humbasin në 17 nëntor 1998, në tragetin Superfast të linjës Greqi-Itali, një nga më luksozët në Evropë. Josifi ishte nisur për të shkuar te fëmijët e tij në Ankona të Italisë, por nuk ka zbritur nga trageti. Të dhënat e policisë greke konfirmojnë se 69-vjeçari ka hipur në traget, por nuk mund të konfirmojnë nëse ai ka zbritur prej tij. Sipas të dhënave, Josifi kishte një vizë Shengen greke dhe nuk kishte probleme dokumentesh për kalimin e kufijve të BE-së. Familjarët kanë gjetur në traget pasaportën dhe xhupin e tij. Por asnjë nga ekuipazhi nuk ka dhënë ndonjë informacion të saktë për atë që ka ndodhur me Josifin.