Irakli Dhima

Pas vdekjes së të atit kërkon xhaxhin prej 10 vitesh

Irakliu ne moshe te vogel
|
|
KRISTAQ DHIMA
( Bashkohen pas 10 vitesh nipi në Greqi me xhaxhanë në Kanada )
Datelindja: 58 vjec
Vendlindja Permet
Gjatesia: 1.70
m
Ngjyra syve: Kafei
Ngjyra flokeve: Te thinjura
Zhdukur ne: -
Data e zhdukjes: 1997
Publikuar ne emisionin e dates: 03.07.2007
|
ZHVILLIMI I FUNDIT
09:07:2007
Irakliu në moshën 4-vjeçare, pas humbjes së të atit, shkëputi lidhjet me xhaxhallarët
Bashkohen pas 10 vitesh nipi në Greqi me xhaxhanë në Kanada
Jetë në Kërkim mundësoi gjetjen brenda javës
Nga Gerti Xhaja
info@jetenekerkim.com
Irakliu 14-vjeçar, tanimë nuk ndihet i larguar nga njerëzit e të atit. Një javë më parë, rasti i pazakontë i adoleshentit që jeton në Greqi u prezantua të hënën e kaluar në Jetë në Kërkim dhe në emisionin e djeshëm stafi i gazetarëve të Mirjeta Ngjelës mundësoi gjetjen e kontakteve dhe lidhjen e Irakli Dhimës me xhaxhanë e tij, Kristaq Dhima. Më të vërtetë një rast i veçantë për morinë e çështjeve të trajtuara në Jetë në Kërkim, ai i Irakliut.
Zhdukja
Vogëlushi kishte humbur babanë, Gjergji Dhima, tragjikisht, në vitin 1997, teksa ky i fundit bie në një tension elektrik ndërsa bënte dush në banjë. Por nuk ishte vetëm kjo fatkeqësia me të cilën duhej të përballej Irakliu. Ishte në moshën 4-vjeçare në kohën kur i vdiq i ati, kurse pasojat e fenomenit të konflikteve të pronësisë e ndanë atë nga njerëzit e të et'. Problemet e pronësisë me vëllezërit e Gjergjit, e detyruan Elenin (mamaja e Irakliut), që brenda pak muajsh të marrë Irakliun e vogël dhe të rikthehet në Greqi. Pakënaqësitë në zgjidhjet e këtyre konflikteve ndikuan në ndërprerjet e marrëdhënieve mes Elenit dhe xhaxhallarëve të Irakliut. Kalimi i viteve sikur i zbuti disi këto probleme, dhe në moshën 14-vjeçare, kur Irakliu si çdo bashkëmoshatar i vet nisë të krijojë personalitetin e tij dhe të kërkojë rrënjët e origjinën e vet, ai iu drejtua gazetarëve të emisionit Jetë në Kërkim ta ndihmonin në këtë nismë të tij, pasi xhaxhai i tij i preferuar, Gjergji në këto 10 vite kishte ndryshuar vendbanim dhe kishte emigruar jashtë vendit. Në mungesë të një adrese të saktë apo të një numri telefoni, Irakliu vendosi të kërkojë ndihmën e gazetarëve. Dhe një javë më pas mësoi se kishte bërë zgjedhjen e duhur Irakliu, pasi aty mësoi se edhe xhaxhai e kishte kërkuar gjatë kësaj kohe dhe ishte interesuar për të.
Gjetja
Gjatë emisionit të kaluar, telefonues të shumtë e bashkëpunëtor të Jetë në Kërkim dhanë informacione të dobishme për familjen e xhaxhait të Irakliut. Fillimisht u sigurua një numër telefoni i djalit të tij, Erion Dhima, dhe ky i fundit i kontaktuar nga gazetarët nuk ka hezituar të japë numrin e telefonit personal të babait të vet, Kristaq Dhima, i cili ndodhet në Kanada. Ka mbetur disi i habitur Kristaqi kur ka mësuar nëpërmjet gazetarëve të Jetë në Kërkim për kërkimet që bënte i nipi, Irakliu për ta takuar. Gjaku i përbashkët e tyre nuk mund t'i linte më gjatë larg njëri-tjetrit dhe Kristaqi, tashmë i gjetur nga gazetarët e Jetë në Kërkim, ka kërkuar që t'i jepej mundësia të kontaktonte me nipin dhe të takohej me të.
Apeli
Irakliu, nëpërmjet një Webcam i bëri apel xhaxhait, drejtpërsëdrejti në emision. Dhe vetëm pak çaste më vonë ëndrra e tij u bë realitet, falë ndihmës së gazetarëve.
03:07:2007
Gjurmët e Kristaqit gjenden në Kanada
Pas vdekjes së të atit kërkon xhaxhin prej 10 vitesh
Nga: Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
Është 14 vjeç dhe jeton me të ëmën në Greqi. Fatkeqësia e ndau 13 vjet më parë nga babai, i cili humbi jetën nga një qark i shkurtër elektrik në dush. Ndërsa fenomeni i hatërmbetjeve brenda fisit për shkak të problemeve të pronësisë e ndau edhe nga njerëzit e të atit. Ishte 4 vjeç atëherë, kur së bashku me mamanë Elenin, të hidhëruar nga humbja e babait, Gjergjit, u kthyen nga Greqia për në Përmet ku jetonin. Problemet e pronësisë me vëllezërit e Gjergjit, e detyruan, Elenin që brenda pak muajsh të marrë Irakliun e vogël dhe të rikthehet në Greqi. Këtu ndërpriten të gjitha marrëdhëniet e tyre me vëllezërit dhe motrat e Gjergjit. Kalimi i viteve duket se i ka zbutur hendeqet mes tyre dhe të afërmeve të Gjergjit. Irakliu i është drejtuar stafit të gazetarëve të Jetë në Kërkim, për t'u lidhur të paktën me xhaxhain e tij, Kristaqin. Largimi i këtij të fundit nga Përmeti e ka bërë të pamundur gjetjen në mënyrë private nga Irakliu. Dhe brenda pak ditëve, gazetarëve të Mirjeta Ngjelës u ka ardhur një informacion për vendndodhjen e tij. Janë kryer të gjitha verifikimet e nevojshme për të saktësuar informacionin se Kristaq Dhima ka emigruar me familjen e tij në Kanada. Bashkëpunëtorë të emisionit u kanë servirur gazetarëve të dhëna për një person kontakti, i cili është njeri i afërt i Kristaqit dhe që ka dijeni për vendndodhjen e tij. Pikërisht në kontaktet me këtë person janë fiksuar kërkimet për gjetjen e Kristaqit.
Apeli
Drejtuesja e emisionit, Mirjeta Ngjela i ka bërë thirrje komunitetit shqiptar në Kanada, që të ofrojnë ndihmën e tyre në gjetjen e Kristaqit dhe bashkimin e tij me djalin e bashkëshorten e të vëllait. |