aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  GJEN BABAIN PAS 30 VITESH
a
 
   
 

LAURETA PONARI (ZACE)

Gjen babain e saj pas 30 vitesh

ZHVILLIMI I FUNDIT

(29.01.2007)

Babai dëgjon apelin dhe vjen në emision

Nga: Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
Faleminderit stafit të NEWS 24 që bëtë të mundur takimin tonë… Këtë mundim të madh, sepse unë gjatë këtyre viteve nuk kam pasur fëmijët e mi, ndonëse kanë qenë në çdo moment në kujtesën time… I kam lënë të vegjël, Lauretën 4 vjeçe dhe djalin, Julianin një vjeç, kurse vetë kam jetuar me brengën që nuk pata mundësi t'u falja dashurinë në gjithë këto vite.

Për minuta të tëra, teleshikues të shumtë nga Tirana, por edhe ata që e ndjekin NEWS 24 nga jashtë vendit me anë të DIXHITALB, qëndruan të ngrirë përpara ekranit. Ishin fjalët mallëngjyese të një babai të përlotur që takonte vajzën e tij, të cilën nuk e shihte qysh kur ishte fëmijë. Fjalë që ndërpriteshin herë pas here nga emocionet e përqafimit… Herën e fundit kishin qenë kështu përpara 31 vitesh, kur prindërit e Lauretës u divorcuan. Ajo ishte rritur dhe edukuar te dajat, në Dragobi të Tropojës, kurse i ati në pamundësi për ta takuar, kishte vazhduar jetën e tij në Korçë.

Drejtuesja e emisionit Jetë në Kërkim, Mirjeta Ngjela, lançoi drejtpërsëdrejti mbërritjen në studio nga Korça të Robert Zaçes, babait të Laureta Ponarit. Emocione të pafundme në studio ku ndodhej vetë Laureta, të cilat janë shpërblyer me përqafime të pafundme dhe lot mallëngjimi… E kishte parë me qindra herë në ëndërr të atin, një burrë i gjatë dhe i dobët, siç e mbante mend ajo babanë, dhe tashmë prej tij ka mësuar se ka edhe dy motra dhe një vëlla tjetër. Një nisëm e nisur nga vetë ajo, dhe e përfunduar në më të mirën e mundshme falë ndihmës së stafit të gazetares Ngjela.

Kerkimi
Luareta denoncoi vetë rastin e saj, duke kërkuar ndihmën e gazetarëve të Jetë në Kërkim, për gjetjen e babait, me të cilin kishte ndërprerë lidhjet qysh në vitin 1966. Atëherë prindërit ishin divorcuar dhe Laureta me të vëllanë tre vjeç më të vogël, Julianin u rritën te familja e mamasë. U desh goxha guxim dhe këmbëngulje pres saj, për të bindur të vëllanë, aktualisht emigrant në Angli, bashkëshortin, Përparimin dhe të afërmit e saj, për të nisur kërkimet për babanë. Brenda një jave, stafi i Mirjeta Ngjelës ka mundësuar atë që vetë Laureta apo dhe babai, Roberti, nuk mundën ta bënin për më shumë se tre dekada.

Çfare thane?
Isha 7 vjeçe, kurse Laureta katër, dhe ishim bashkë në Korçë. Shpesh njerëzit na ngatërronin dhe na thërrisnin motra. E mbaja në krahë, kujtoj që ishte një fëmjë shumë e urtë dhe e dashur. E tillë është ruajtur për gjithë këto vite në kujtesën time.

Këto janë fjalët e Irena Trebickës, hallës së Lauretës, të cilat janë pak a shumë bashkëmoshatare me njëra-tjetrën dhe kanë kaluar vitet e para të fëmijërisë së bashku.

Luanim bashkë dhe deri në atë moshë u rritëm të dyja. Më kishte marrë malli shumë dhe vendosëm të gjithë si familje, bashkë me nënën tonë, që është gjyshja e Lauretes, për t'u përgjigjur pozitivisht thirrjes së saj nëpërmjet emisionit tuaj për t'u takuar… Jemi të gjithë shumë të lumtur nga kjo mrekulli. Tani Bertin nuk do ta pyesin më se ku i ke fëmijët e parë dhe nuk do të vuajë me dhimbjen që i ishte bërë plagë në zemër. Njerëzve nuk ua shpjegon dot se cilat janë rrethanat që e ndanë nga fëmijët. Por i donte dhe i do jashtëzakonisht shumë, edhe pse ka edhe tre fëmijë të tjerë si yje,

- T ë thotë Irena, duke e përfunduar bashkëbisedimin, teksa ndiqte takimin nga pas kuintave të emisionit Jetë në Kërkim.

(22.01.2007)
Laureta kërkon babanë pas 30 vitesh

Nga: Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com

Kjo është Laureta Ponari. Është mësuesja e shkollës së fshatit, 35 vjeçe, e martuar dhe me tre fëmijë dhe bën një jetë të rregullt familjare. Mësuesja në T'plan të Tropojës, Laureta Zaçe (Ponari), nëpërmjet emisionit të gazetares Mirjeta Ngjela, në NEWS 24, është vënë në kërkim të babait së saj. Ishte vetëm 5 vjeçe kur prindërit e Lauretës, Robert Zaçe dhe Fatbardha Isufaj, u divorcuan, kurse Laureta dhe vëllai i saj u zhvendosën nga Bilishti i Korçës, ku jetonte familja, te daja i nënës së tyre, në Dragobi të Tropojës. Këtu dy fëmijët u rritën dhe u edukuan, duke përfunduar shkollën 8-vjeçare me nota të mira. Më pas Laureta ndoqi Shkollën e Mesme Ekonomike në Lezhë. Ndërsa vëllai i saj, Juliani, gjimnazin në Tropojë. Laureta tregon me mjaft nostalgji kujtimet e saj, kur familja ishte ende e bashkuar. Edhe tre fëmijët e saj nga martesa me Përparimin mbajnë emrat e vendeve të bukura ku ka qëndruar me dy prindërit e saj. Ata quhen Driloni, Drilona dhe Drivaldo. Me vëllanë, i cili ka emigruar jashtë vendit, mban kontakte të shpeshta, ndërsa tashmë është vënë në kërkim të të atit.

 





 

 

 

   


Laureta me babanë e saj


Laureta me babanë dhe hallëm Irena


Laureta me Fëmijët e saj


Foto e Lauretës kur ka qën fëmi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


 
 

 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara