aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  PERSONA TE HUMBUR
a
 
   

 

REBI HAZHIA

Datelindja: 1931
Vendlindja Tirane
Gjatesia:
1.65 m
Ngjyra syve: Kafe
Ngjyra flokeve: Te thinjur
Zhdukur ne: Tirane
Data e zhdukjes:
07.07.2007
Publikuar ne emisionin e dates: 09.07.2007


 

 

 

 

 

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

ZHVILLIMI I FUNDIT
16:07:2007

Jetë në Kërkim vendoset në Durrës, aty ku u gjetën gjurmët e të moshuarit

Çdo minutë mund të shënojë gjetjen, a humbjen përgjithmonë

Rebi Hoxha, 76 vjeç, ka humbur kujtesën

Nga Gerti Xhaja
redaksia@gazetashqiptare.com
Një i moshuar endet prej nëntë ditësh me trena dhe automjete të rastit, qyteteve të Shqipërisë dhe ndoshta çdo minutë që kalon mund të shkaktojë humbjen përgjithmonë të tij. Rebi Haxhia ka humbur kujtesën dhe sillet vërdallë pa ndonjë adresë, duke bërë një jetë endacake. Mjaft e rrezikshme kjo në kushtet e temperaturave të larta dhe në mungesën e një strehe apo kujdesi për të moshuarin 76-vjeçar. Jetë në Kërkim e ka prezantuar rastin të hënën e kaluar dhe madje gjatë emisionit u gjet një vendndodhje e tij në Durrës. Por që në atë moment, Rebiu nuk është parë më nga bashkëpunëtorët e emisionit. Për vetë shqetësimin që paraqiste për familjarët, për shkak të moshës së madhe dhe rrezikshmërinë që sillte ky fakt për ndonjë vdekje të mundshme qoftë edhe natyrale; stafi i emisionit Jetë në Kërkim e kërkoi gjatë javës në Durrës si dhe vendosi ta trajtonte sërish rastin dje. Ishin të shumtë telefonuesit që edhe gjatë mbrëmjes së djeshme jepnin adresa se ku mund të ndodhej i moshuari, si dhe shpresë për familjen që është vënë në kërkim të njeriut të tyre të dashur.

Kërkimet
Dola në ballkon për të parë nipin tim, që zakonisht luante në lulishten përballë pallatit dhe aty më bëri përshtypje një i moshuar, i cili ishte ulur në njërin prej stolave duke pirë një cigare, - tregon banori durrsak, Hysen Bashhysa, i cili nuk nguron të japë informacionet e tij për gazetarët e Jetë në Kërkim duke vijuar rrëfimin: Unë shkova për të marrë nipin tim dhe më bëri përshtypje, se dukej i trishtuar dhe i përhumbur, sikur nuk kishte ku të shkonte. I mori leje dy grave nëse mund të qëndronte aty. Ndenji deri në të errur, më pas ka lëvizur. Nuk e dija që ishte i humbur, se do ta kisha dërguar në polici menjëherë. Këtej vërdallë është ai, nuk besoj se mund të ketë shkuar larg, - e mbyll bisedën Hyseni, me rekomandimin: Duhet të kërkoni në ndonjë stacion treni. Kërkimeve të gazetarëve në Durrës iu përgjigj edhe një grua në mesomoshë. Ajo përshkruan një person që dukej se kishte përhumbur, apo pësuar një humbje të memories. Sipas saj, i moshuari kishte trup mesatar, me flokë të thinjura; Ndërsa kishte veshur një këmishe ngjyrë të bardhe me viza të kuqe dhe një palë pantallona ngjyre gri në të zezë. Të gjitha këto përkojnë me veshjen që ka pasur Rebiu në momentin e largimit, duke e bërë edhe më të besueshëm informacionin për gazetarët. Gruaja, që ka preferuar të ruajë anonimatin, ka konfirmuar se Rebiun e kishte parë në një stacion autobusi, pak përpara mbërritjes për në spitalin e Durrësit.

09:07:2007
Zhduket në rrethana misterioze i moshuari

Haxhia, 76 vjeç, i larguar që të shtunën

Nga Gerti Xhaja
info@jetenekerkim.com
Ka hyrë si një rast urgjent në emisionin e së hënës mbrëma në News 24, Jetë në Kërkim. Rebi Haxhia është 76 vjeç, dhe prej të shtunës ka dalë nga shtëpia në Tiranë dhe nuk është kthyer më. Familjarët kanë kërkuar ndihmën e gazetarëve të Jetë në Kërkim për gjetjen e të moshuarit, ndërkohë që policia nuk ka mundur të gjejë ndonjë informacion për të, edhe pse kishte 72 orë i zhdukur. Karakteristikat, 167 centimetra i gjatë, me flokë pak të rëna përpara, i veshur me një këmishë të bardhë me viza të kuqe dhe pantallona ngjyrë gri në të zezë. I moshuari mendohet të ketë pësuar ndonjë humbje kujtese dhe është larguar nga banesa. Askush nga miqtë dhe të afërmit e tij, të kontaktuar nga familjarët, policia dhe së fundmi nga gazetarët, nuk kanë pasur dijeni për ndonjë vendndodhje të mundshme të të moshuarit. Shpresa e vetme e familjarëve mbeteshin bashkëpunëtorët e emisionit Jetë në Kërkim, të cilët mund ta kenë parë gjëkundi të moshuarin. Gazetarët, gjatë emisionit mbajtën lidhje me policinë dhe kontrolluan edhe në spitalet e Tiranës dhe rrethe të tjera, nëse kishin ndonjë rast patologjie të ndonjë të moshuari me karakteristikat e Haxhias, por pa rezultat. Në fakt, ky ishte një lajm i mirë për familjen, të cilët presin ta gjejnë dhe ta takojnë të gjallë të dashurin e tyre.

 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara