aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  Telefonata, Reshiti punonte për Sigurimin në Jugosllavi.....
a
 
   

 

RESHIT SHIMA

Datelindja: 09.08.1919
Gjatesia: 175 cm
Ngjyra syve: Kafe
Ngjyra flokeve: Të zinjë
Zhdukur ne: Tiranë
Data e zhdukjes: 04.03.1951

Publikuar ne emisionin e dates: 19.03.2007


 

 

 

 

 

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

ZHVILLIMI I FUNDIT
(30.07.2007)

Investigimi

Në vitin 1989 kishte dyqan floriri

Telefonata, Reshiti punonte për Sigurimin në Jugosllavi

Nga:Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqitare.com
Unë e kam takuar Reshit Shimën në vitin 1989. Në atë periudhë isha ushtar i ish-Jugosllavisë. Kisha dalë bashkë me një mikun tim po shqiptar, të veshur me uniforma të forcave speciale jugosllave. Në ato momente na u afrua një burrë i veshur mirë dhe na foli shqip, duke na pyetur nëse ishim shqiptarë. Bashkëbiseduam me të dhe na tha që ishte shqiptar prej Shqipërie dhe që ishte larguar që herët nga atdheu. Gjithashtu tha se në atë qytet kishte dhe një dyqan floriri. Nga dialekti dukej se ishte prej Shqipërisë së Mesme. Nuk patëm guximin ta pyesnim për emrin, pasi ne shqiptarët e ish-Jugosllavisë jetonim në terror dhe menduam se ishte pjesë e ndonjë sigurimi sekret, të cilit ishte mirë t'i ruheshe. Ky ka qenë teksti i një telefonate të ardhur në adresë të emisionit Jetë në Kërkim, dhe telefonuesja pretendonte se personi që kishte takuar, ishte Reshit Shima. Telefonuesja ka dhënë edhe detaje të tjera për vendin dhe të dhëna për personin që mendohet se është Reshit Shima, por këto fakte nuk u publikuan në emisionin e djeshëm të Jetë në Kërkim, për shkak të hetimit delikat që po kryhet nga gazetarët investigues të stafit të Mirjeta Ngjelës. Reshit Shima u largua nga Shqipëria pas arrestimeve dhe pushkatimeve të bujshme të kryera pas një shpërthimi të ndodhur në ambasadën e Bashkimit Sovjetik në Tiranë, më 19 shkurt 1951. Familjarëve u thanë se u arrestua për pjesëmarrje në ngjarje dhe se ishte vetëvrarë, apo kishte vdekur për shkaqe natyrale në qeli. Por, investigimi i gazetarëve provoi se Shima nuk ishte implikuar në ngjarje dhe se nuk rezulton të jetë i arrestuar për të.

Bashkëpunimi
Familjarët e të pushkatuarve nga regjimi komunist për ngjarjen në Legatën Ruse, bashkëpunuan me Jetë në Kërkim, në investigimet për gjetjen e Reshit Shimës. Gazetarët siguruan dëshmi të pjesëmarrësve në ngjarje, të cilët janë ende gjallë, që konfirmuan se nuk e kishin njohur dhe nuk kishin dëgjuar emrin e Shimës në asnjë moment gjatë procesit për ngjarjen.

Reshiti u hodh për agjenturë jashtë vendit nga Sigurimi i Shtetit, dhe është gjallë.

(24.04.2007)
RREFIMI
Dëshmia ekskluzive për Jetë në Kërkim Reshit Shima punonte për Sigurimin në Belgjikë

Nga:Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqitare.com
Në vitin 1978 jam takuar me mikun e familjes time, Banush Koxhën, efektiv i Sigurimit të Shtetit në atë periudhë. Bashkë me Banushin ishte dhe Heroi i Popullit dhe një ndër legjendat e Sigurimit, Asim Aliko. Unë kisha dëgjuar shumë për Alikon dhe fillova ta pyesja atë për filmin, i cili sapo kishte dalë në kinema, Operacioni Zjarri, bazë e të cilit ishte veprimtaria e Alikos, - e nis rrëfimin e tij për Gazetën, Ramazan Murra, i cili shton se gjatë bisedës mes dy agjentëve, Banushi është shprehur sesi puna e tyre kishte shumë shokë që punonin për Sigurimin, një pjesë e tyre dhe jashtë vendit. Midis tyre më përmendi emrin e një personi nga Kuçi i Vlorës. Ky person sipas Banushit, kishte bërë një punë të lavdërueshme në Koper të Kroacisë, por më ndihmën e Shimës. Në këtë moment, sipas dëshmisë, ndërhyn Aliko duke e pyetur se kush ishte ky Shima dhe Banushi i ka dhënë një kod sekret dhe në moment Asimi u kujtua. Shima është ai që ka shtëpine te rruga Ali Demi!. Ishte përgjigja që dëgjoi Ramzani dhe që bën fjalë për të njëjtin person të zhdukur nga viti 1951, dhe që kërkohet nga Jetë në Kërkim.

Ramazan Murra
Në bisedë përmendet se Shima kishte bërë një punë të lavdërueshme në Koper dhe në Bryzh të Belgjikës, ku dhe ishte qendra e spiunazhit në drejtim të vendit tonë. Rreth 1978-ës, Shima duhej të kthehej, por prishja me Kinën po e vononte kthimin.

DESHMIA
Reshiti S'ka qenë në Burg dhe as është vrarë

Nga:Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqitare.com
Reshit Shimën nuk e kam parë dhe nuk e ka ni kurrë në Burgun 313. Për kohën që flasim njiheshim të gjithë në burg, dhe Reshiti nuk rezulton të përfolur as në hetuesi ku bëheshin pyetjet për anëtarët e grupit të rezistencës dhe as në procesin gjyqësor, ku ka qenë vetë me cilësinë e të pandehurit, e jo më të ketë vdekur në burg. Dëshmia vjen eskluzivisht për Jetë në Kërkim, nga Nderim Kupi, I biri I Ibrahimit dhe nip I Abaz Kupit. Atëherë vetëm 20 vjeç, Nderimi e gjeti veten në grupin e Rezistencës, iu nënshtrua torturave të hetuesisë së asaj kohe, dhe ishte një nga të paktët që mundi t'I shpëtonte dënimit të gjykatës popullore. Kërkimet për Reshit Shimën, I zhdukur në vitin 1951 zbardhën në emisionin Jetë në Kërkim një nga ngjarjet me të rënda dhe më të mistershme në diktaturën komuniste, pas çlirimit të vendit nga nazifashistët. Bëhet fjalë për bombën që shpërtheu në ambasadën ruse dhe që pasoi me mbi 22 të pushkatuar, qindra vite burg dhe internimet e intelektualëve tiranas. Sipas Nderimit akti ishte I grupit të Rezistencës dhe nuk kishte qëllim të merrte jetë njerëzish.

(02.04.2007)
EKSKLUZIVE/
Rrëfimi i Ramiz Alisë për zhdukjen misterioze

Reshiti mund të jetë dërguar jashtë

Ja provat që vërtetojnë se agjenti mund të jetë gjallë

Nga:Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqitare.com
Për çështjen që lidhet me zhdukjen e Reshit Shimës, jam vënë në dijeni nga i biri, Zyhdi Shima, shumë vite më parë. Sipas shpjegimeve të Zyhdiut, i ati, Reshit Shima është arrestuar në vitin 1951, bashkë me një grup qytetarësh, kur në Ambasadën Sovjetike në Tiranë u hodh një bombë. Kështu e nis letrën e tij për emisionin Jetë në Kërkim, ish-kryetari i Presidiumit Popullor dhe ish-Presidenti i Republikës, Ramiz Alia, i cili drejtoi Shqipërinë nga viti 1985-1992. Po kështu, më është thënë nga Zyhdiu, se i ati nuk figuron midis atyre që u pushkatuan në atë kohë. Kështu që mbetet dyshimi që ai të jetë dërguar me shërbim special jashtë vendit, nga organet e Sigurimit të vendit, - vijon Alia, duke e përforcuar me thëniet se ky version është i mundshëm, sepse Sigurimi i Shtetit ka ndjekur praktika të tilla. Për këtë arsye, unë e kam pritur (thuajse çdo javë e për disa vite me radhë) duke u përpjekur ta ndihmoj Zyhdiun, për të gjetur ndonjë gjurmë që mund ta çonte tek i ati. Unë vetë asnjëherë, as kam pasur të bëj me veprimtari të tilla, as më ka rënë rasti të mësoj ndonjë gjë rreth Reshit Shimës. Por e kam orientuar Zyhdiun se ku dhe kujt duhej t'i drejtohej, me shpresë që të mësonim diçka më tepër. Por për fat të keq, asnjë person dhe asnjë institucion nuk u gjend që të tregonte ndonjë fakt ose ndonjë dokument që të çonte në sqarimin e kësaj enigme, përfundon letra.

Po cilat janë dëshmitë e tjera që vërtetojnë se Reshit Shima u përdor nga Sigurimi në inskenimin e bombës në legatën ruse në vitin 1951, ku u pushkatuan 22 persona dhe u dënuan e u internuan dhjetëra të tjerë?

Para arrestimit, një mik i familjes u kishte thënë të mos shqetësoheshin nëse Reshitin do ta merrnin ndonjë herë natën.

Amaneti që Reshiti i la gruas së tij për fëmijët si dhe marrja e Reshitit nga tre oficerë të sigurimit, të cilët as nuk e prangosën.Trokitjet e portës së jashtme të shtëpisë, natën e vdekjes së Reshitit, por që dy gratë e vetme nuk guxuan ta hapnin. Një i afërm i familjes në momentin që ishte hapur lajmi i vdekjes, u kishte thënë se ju kot qani, pasi Reshiti është gjallë.Në vitin 1969, Kryehetuesi i Burgut M.L., u thotë familjarëve se gjaku i gjetur në plaçkat e Reshitit nuk ka qenë i tij, po i një tjetër të burgosuri.Në vitin 1970, në orët e vona të natës, një lypsar troket në portën e shtëpisë dhe kërkoi një vend për të fjetur. Familjarët e pranojnë, por ai zhduket herët në mëngjes, duke i lënë të gjithë në gjumë.Në vitin 1987, një letër hidhet poshtë derës së shtëpisë. Në të ishte shënuar: Kishim shpresë se Reshiti do të kthehej, por nuk e di pse nuk po vjen.Në të gjitha rastet, kur ndokush i demaskonte familjarët si kulakë, dikush nga lart ndërhynte dhe rregullonte gjithçka. Letra e parë në 1987ën për Ramiz Alinë. Alarmimi i Ministrisë së Brendshme. Interesimi i Sigurimit për familjen Shima dhe ndërhyrja e Kryetarit të Frontit.Pas intensifikimit të kërkimeve, i biri, Ruzhdiu thërritet në Komitetin e Partisë dhe kërkesa e Naunka Bozgos që i thotë: Hiq dorë tani për tani nga kërkimet për babain!.

(19.03.2007)
Jetë në Kërkim zbulon të vërtetën e dytë. Reshiti s'u ndëshkua si të arrestuarit e tjerë të bombës

Vetëvrasja e Reshitit u inskenua nga Sigurimi

Cila ishte marrëveshja me Sigurimin që i shpëtoi nga internimi?

Nga:Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqitare.com
Kim Fild
Jetë në Kërkim zbuloi se në veprimet e Sigurimit të Shtetit për bombën në Legatën Ruse, është edhe dora e Kim Fildit. Agjenti më i madh i KGB-së ndoshta për të gjitha kohërat, arriti deri në majat e shërbimit sekret anglez, nga ku dekonspironte planet e tyre ndaj komunizmit, ndërsa Sigurimit Shqiptar i dorëzoi të ashtuquajturat bandat e diversantëve.

Mbërrin në emisionin e dytë të Jet­ë në Kë­rkim, misteri i zhdukjes së Reshit Shimës nga birucat e Burgut të Ri, (Burgu 313(56 vjet më parë). Një rikthim në ngjarjet e shkurtit të vitit 1951, kur në garazhin e legatës ruse në kryeqytet ndodhi një shpërthim. Dëmet ishin fare të pakta, por jehona e shpërthimit kushtoi tri ditë më pas jetët e 22 të pushkatuarve. Ekzekutimet e dënimit dhe internimet vazhduan deri në muajin nëntor e më pas. Por, cili ishte roli i Reshit Shimës, njërit prej të arrestuarve si anëtar i grupit reaksionar të akuzuar nga Sigurimi i asaj kohe për autorësinë e ngjarjes? Gazetarja Mirjeta Ngjela prezantoi në emisionin e djeshëm dokumente të siguruara nga arkiva dhe të tjera të ruajtura me fanatizëm nga familja Shima, të cilët përforcojnë pistën se 31-vjeçari nuk u ekzekutua, nuk u dënua, dhe njëkohësisht nuk u pa më, ndërsa familja nuk dëgjoi më për të. Edha pas 5 dekadash, askush nuk ka mundur t'i japë një përgjigje pyetjes se çfarë u bë me këtë njeri që nuk rezulton të ketë vdekur; nëse ai jeton apo ka vdekur në ndonjë vend tjetër të globit, ku mund të jetë hedhur për misionin e radhës nga fronti i Lin­d­jes në Luftën e Ftohtë? Duket se sa më shumë investigohet në këtë çështje, aq më tepër shtohen pyetjet dhe misteret, e tillë siç është edhe vetë historia e bombës dhe ndëshkimeve.

Cili është?
Në emisionin e kaluar, në intervistat e tyre historianët dhe personat që janë marrë më pas me ngjarjen, dëshmuan se shpërthimi ishte një inskenim i Sigurimit të Shtetit për të goditur personat që mund të bëheshin rivalë të pushtetit dhe për të siguruar besimin e Bashkimit Sovjetik te ata. Po cili ishte roli i Shimës, familja e të cilit ishte ndoshta e vetmja që nuk u persekutua nga regjimi, siç ndodhi me familjet e të arrestuarve dhe ekzekutuarve të tjerë. Cilat ishin marrëdhëniet e familjes së tij me shtetin dhe përse nuk u dha asnjëherë një version përfundimtar për fatin e Shimës?

Historia e letërkëmbimeve të familjes Shima dhe autoriteteve kompetente për të sqaruar pozicionin e tij në ngjarjen e '51-it, nis që disa muaj pas deklarimit të tij si i vetëvrarë në birucë. Autoritetet refuzuan dhënien e një përgjigjeje zyrtare për familjen, derisa ish-bashkëshortja iu drejtua gjykatës. Vdekje e ometuar në qeli, ka deklaruar gjykata e atëhershme, një formulë e përdorur në rastet e maskimeve të vdekjeve, apo të personave që për arsye të infiltrimit në ndonjë agjenturë duhej t'i deklaronin të humbur.

Deklarata do të pasohej nga të tjera deklarime zyrtare, të cilat kundërshtojnë njëra-tjetrën dhe asnjëra nuk është e njëjtë apo nuk korrespondon me të parën. Në Shërbimin Informativ të Shtetit nuk ekziston asnjë dokument ku Shima mund të ketë qenë në hetim, mund të jetë akuzuar, dënuar, ekzekutuar apo vdekur në rrethana të tjera. Fakti konfirmohet nga një përgjigje zyrtare e ish- shefit të SHISH-it, Fatos Klosi. Kontradiktore janë edhe përgjigjet e tjera zyrtare të Ministrisë së Brendshme apo Presidencës për këtë rast.

Dëshmia: Familjet tona u persekutuan pas pushkatimeve
Familjet tona janë internuar dhe persekutuar për një inskenim të Sigurimit të Shtetit, kjo është deklarata në emisionin Jetë në Kërkim e Hysen Shehut, biri i njërit prej 22 të ekzekutuarve të bombës në Ambasadën sovjetike. Hyseni është personi që zbuloi vendin e varrit të përbashkët të kufomave të të pushkatuarve dhe mori pjesë në zhvarrimin, identifikimin dhe rivarrosjen e eshtrave. Në dokumentet e atëhershme të Ministrisë së Brendshme thuhej se dërgohen në qytetet e Lushnjës, Fierit, Skraparit, Beratit, Vlorës, familjet e 22 të pushkatuarve terroristë e reaksionarë. Rrethet përkatëse të marrin masat për t'i strehuar, si dhe t'u sigurojnë një punë sa për të siguruar bukën e gojës, - thuhet në dokumente, ndërsa për vite me radhë familjet vuajtën mbi kurriz luftën e klasave..

ZHVILLIMI I FUNDIT
(19.03.2007)

ESKLUZIVE: Në Jetë në Kërkim, historia e Reshit Shimës. U tha se u vetëvra dhe vdiq në tortura, por s'u provua kurrë.

Një i mbijetuar në pushkatimet për legatën ruse?

Investigimet çojnë te një agjent i sigurimit që iku në Rusi

Nga:Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
Shpërthimi te Legata Ruse në 19 shkurt 1951, vjen në një këndvështrim të patrajtuar ndonjëherë në emisionin Jetë në Kërkim, në NEWS 24. Reshit Shima, shok gjimnazi i Ramiz Alisë, zhduket në mënyrë mjaft enigmatike në ngjarjen më të përfolur gjatë regjimit komunist. Po kush ishte Reshit Shima? Çfarë lidhjesh kishte ai, në atë kohë sekretar i partisë në Kombinatin Misto Mame, me 22 të pushkatuarit nga regjimi komunist dhe të tjerë të dënuar dhe persekutuar? A u dënua ndonjëherë Reshit Shima, dhe pse autoritetet e asaj kohe kanë dhënë përgjigje kontradiktore? Dhe e rëndësishmja, a është e vërtetë që Reshit ishte i infiltruari i Sigurimit të Shtetit në këtë çështje dhe nëse nuk ka vdekur, ku ndodhet ai? Janë një mal me pyetje që kanë marrë përsipër për t'u dhënë përgjigje gazetarët e Mirjeta Ngjelës. Mes këtyre ka një të vërtetë. Familja e Reshitit nuk pati persekutime pas ngjarjes, ndonëse sistemi në atë kohë nuk të falte deri në brezninë e tretë. Historia është prezantuar për herë të parë mbrëmjen e djeshme, si nisma emisionit për zbardhjen e të vërtetës. Një investigim i kualifikuar, i nisur disa ditë më parë dhe i trajtuar me të gjithë elementët si asnjëherë tjetër, për të zbuluar se çfarë ndodhi me Shimën.

Shpërthimi
Mbr?mjen e 19 shkurtit 1951, forca t? shumta policore, hetues e prokuror? mb?rrit?n n? Legat?n Sovjetike, pas zhurm?s s? krijuar nga nj? shp?rthim i fuqish?m n? brend?si t? ambienteve t? saj. D?met nga shp?rthimi n? garazhdin e makinave t? Legat?s Sovjetike, n? Rrug?n e Durr?sit, atje ku sot ndodhet Ministria e Arsimit, ishin t? pap?rfillshme. P?rveç disa xhamave t? thyer n? pjes?n e pasme t? nd?rtes?s, ishte shtremb?ruar edhe dera e jashtme e garazhdit, qepeni dhe shinat e saj. Vet?m kaq mjaftoi p?r nd?rmarrjen e kombinacioneve apo masave t? ashpra t? represionit ndaj kund?rshtar?ve imagjinar? t? regjimit, mb?shtetur mbi t? dh?nat e Sigurimit t? Shtetit. Gjithçka ishte vendosur n? mbledhjen urgjente t? Byros? Politike t? 20 shkurtit 1951. Mehmet Shehu urdh?roi marrjen e masave p?r represion. Pas fjal?s s? tij nisi p?rpilimi i listave. Sigurimi i Shtetit hartoi tre lista me m? shum? se 100 vet?. N? t? trija listat ishin v?n? kryqe n? emrat e 23 personave, por t? ekzekutuar pa gjyq rreth datës 26 rezultojn? 22 t? till?. Pas ekzekutimit të tyre, një grup tjetër personash arrestohen po për këtë ngjare, ndër të cilët dhe Reshit Shima. Sipas dokumenteve, por dhe dëshmive të pavërtetuara, rezulton se Reshit Shima u vetëvrarë në qelitë e izolimit të Burgut 313. Nga dëshmia e të birit të Reshitit, mësohet se rreth datës 3 mars 1951 si gjithmonë, së bashku me nënën i çonim babait ushqime dhe rroba të lara dhe merrnim ndërresat. Por atë ditë së bashku me rrobat e tjera, nënës i bie në dorë një shami në të cilën ishte qëndisur me fijet të kuqe emri Reshit Shima. Në germat e qëndisura familja lexoi se ishte domethënia e ekzistencës së tij, edhe pas lajmit që do dëgjonin të nesërmen, se Reshiti kishte vrarë veten. Ata kurrë nuk do të shihnin kufomën, apo ndonjë provë të vdekjes së tij.

Uran Butka
Reshit Shima ishte pjesëtar i organizatës Bashkimi Kombëtar, që mori përsipër hedhjen e bombës në Legatën Ruse. Organizata kishte organizuar një mbledhje në 1950 te Shkëmbi i Kavajës, ku mori vendimin për hedhjen e bombës në disa institucione të rëndësishme shtetërore si dhe në ambasadën ruse. Pjesëtarë të saj ishin Hysen Llulla, Qazim Laçi, Sejfulla Shima, Rustem Thaçi, Zenel Rika, Ali Vogli dhe Reshit Shima. Nuk mund të mohohet fakti se bomba mund të ketë qenë një inskenim i Sigurimit të Shtetit, pasi në këtë periudhë, një pjesë e organizatave antikomuniste ranë në duar e shërbimit sekret shqiptar.

Dr. Ana Lalaj, historiane
Bomba në ambasadën sovjetike ishte një inskenim i pushtetit të atëhershëm për të eliminuar të gjithë personat e rrezikshëm për pushtetin popullor. Në këtë përfundim të nxjerr mbledhja e Byrosë politike të zhvilluar një ditë më pas. Këtu Mehmet Shehu propozon masa drastike për ngjarjen. Sipas tij, duhet të arrestohen 100-150 vetë, nga të cilët 12 të pushkatohen. 6 ditë më pas, 22 intelektualë nga Tirana pushkatohen pa gjyq te Ura e Beshirëve. Në asnjë moment ata nuk u akuzuan për hedhjen e bombës, por për spiunazh. Rreth 6 muaj më pas, një grup tjetër personash pushkatohen për hedhjen e bombës në ambasadën sovjetike.

Nevila Lika, drejtoreshe e Arkivit të Shtetit
Ngjarja e dhimbshme e mbi 50 vjetëve më parë ishte vepër e shërbimeve sekrete shqiptare, në bashkëpunim me homologët sovjetikë. Gjatë Luftës së Ftohtë, një ndër agjentët më të famshëm të kohërave, Kim Filbi ka ndikuar drejtpërdrejtë në ngjarjen e hedhjes së bombës në legatën Sovjetike. Prej tij mbërriti në Moskë dhe më pas në Tiranë, një listë e zezë me emrat e të cilëve, në mënyrë hipotetike mund ndihmonin perëndimorët në ndonjë invazion të mundshëm, apo për marrjen e informatave. Në bazë të kësaj liste u përgatit shpërthimi në ambasadë, për të cilën ka dyshime se mund të ketë qenë shashkë dhe jo lëndë eksplozive.

 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara