aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  PERSONA TE HUMBUR
a
 
   

 

RUSTEM XHETANI

Datelindja: 30.03.1966
Gjatesia: 170 cm
Ngjyra syve: Kafe
Ngjyra flokeve: Të zinjë
Zhdukur ne: Vlorë
Data e zhdukjes: 30 nëntor 1995

Publikuar ne emisionin e dates: 19.03.2007


 

 

 

 

 

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

ZHVILLIMI I FUNDIT
(21.05.2007)

Ditrarja në qender

Rikthehen në Jetë në Kërkim tragjeditë me skafe

Misteri i katër të humburve në det

Familjarët besojnë se janë shpëtuar nga anijet

Nga:Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
Jetë në Kërkim rikthen historitë tragjike të eksodit të gomoneve, ku me qindra shqiptarë përfunduan në fund të detit. Por janë mjaft ato familje, që ndonëse kanë mësuar se fëmijët apo bashkëshortët e tyre janë gjendur në gomonet që mbyteshin, kanë ende shpresë se ndonjë anije apo skaf tjetër i ka shpëtuar. Por cila është e vërteta që ka marrë përsipër të zbardhë Mirjeta dhe stafi i saj.

Ishte 30 nëntor 1995 dhe dy vëllezërit, Artan dhe Rustem Xhetani, nga Derjan i Burrelit janë nisur për të shkuar në Itali nga Vlora. Në darkë, kur u krye nisja e tyre, rezulton se në det është mbytur një skaf me 21 persona ne bord. Tragjedia ka ndodhur si pasojë e një aksidenti në det dhe për ngjarjen kanë shkruar dhe mediat e asaj kohe. Vetëm tre vetë mbijetuan dhe u kthyen në Shqipëri.

Hakiu do të largohej nga familja e tij në Tepelenë në moshën 13-14 vjeçare, kur filloi akademinë ushtarake Skënderbej. Pas mbarimit të akademisë, në vitin 1985, Hakiu u emërua me detyrë në qytetin e Vlorës. Në vitin 1991 transferohet në Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Ministrisë së Brendshme, që ndodhej në Vlorë. Në vitin 1994, Haki Sula nxirret në reformë. Në shtator, duke mos duruar dot papunësinë, ai niset për në Vlorë me qëllim të udhëtojë drejt brigjeve italiane me skaf. Ai i kishte vënë në dijeni prindërit e tij për vendimin që kishte marrë, duke i qetësuar me faktin se skafistin e kishte shok. Sipas familjarëve, ditën e nisjes së Hakiut kanë mësuar e dy skafe janë përplasur me njëri- tjetrin.

Nëntorin e vitit 1995, pas tre muajve fejesë, Brunilda Alla do të nisej për në Itali me skaf me të fejuarin. Dy skafe janë përplasur në det dhe sipas njoftimeve që u erdhën familjes Alla, në njërin prej tyre ishte edhe Brunilda me Ervinin. Mirëpo, të njohur të ndryshëm të familjes i kanë folur për një vajzë shqiptare që i ngjan asaj dhe që ndodhet në Itali. Së fundit, Drita, e ëma e Brunildës ka kërkuar ndihmën e Jetë në Kërkim për të zbardhur misterin e zhdukjes së të bijës.

 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara