aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  GJENDET RUZHDIE HASA
a
 
   

 

RUZHDIE HASA

Datelindja: 23,04,1991
Gjatesia: 165 cm
Ngjyra syve: Kafe
Ngjyra flokeve: Gështejnë
Zhdukur ne: Tiranë
Data e gjetjes: 27.03.2007

Publikuar ne emisionin e dates: 26.03.2007


 

 

 

 

 

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

ZHVILLIMI I FUNDIT
(02.04.2007)
Gramshakja u shpëtua nga Jetë në Kërkim. Ishte tentuar të shitej në Sarandë

Rrjeti liroi Ruzhdien, por mban peng dy vajza të tjera

Policia, të dhëna të pakta për vajzat që mbaheshin në tunel

Nga:Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
Grupi që mbajti Ruzhdie Hasën ka edhe dy vajza të tjera, njëra nga Gramshi dhe tjetra nga Fieri, të cilat ndoshta janë ende në kohë për t'i shpëtuar trafikimit jashtë kufijve të vendit. Alarmi vjen pas dëshmisë së Ruzhdies për stafin e Jetë në Kërkim, por konfirmohet edhe në deklarimet e saj për oficerët e policisë. Ruzhdia u zhduk nga banesa e saj në Gramsh në 2 shkurt, ndërsa policia dështoi në disa operacione për gjetjen e saj në Gramsh dhe Tiranë. Pas denoncimit të rastit në Jetë në Kërkim, gazetarët investiguan, ranë në gjurmë të vajzës dhe me ndihmën e një miku të saj mundësuan gjetjen dhe kthimin pranë familjes, në mesnatë, duke gdhirë dita e mërkurë. Pasi policia është konsultuar me familjen, vajza është siguruar në një qendër të fshehtë për trajtimin e viktimave të trafikut, deri në goditjen e plotë të rrjetit.

Por kanë kaluar 5 ditë nga momenti që Ruzhdia ka rrëfyer për fatin e pasigurt të dy vajzave të tjera, me të cilat është mbajtur në një tunel në Krujë për një javë nga grupi i armatosur dhe policia nuk ka identifikuar apo kontaktuar me dy vajzat në fjalë. Drejtuesja e emisionit në NEWS 24, Mirjeta Ngjela, bëri një apel për të gjithë prindërit që kanë vajzat e tyre të humbura në 2-3 muajt e fundit dhe që i korrespondojnë karakteristikave të dy vajzave që mbahen nga rrjeti i trafikantëve, të bashkëpunojnë me stafin e Jetë në Kërkim, për t'i gjetur bashkërisht vajzat dhe për t'i shpëtuar ato nga trafikimi. Sipas policisë, është konfirmuar fakti që vajza është mashtruar për të ardhur në Tiranë, ndërsa ajo është mbajtur me dhunë duke u kërcënuar edhe me armë. Njëri prej personave të përfshirë në rrjet ishte i armatosur kur u arrestua nga policia në Kamëz, rreth 10 ditë më parë.

Rrëfimi
E ka shoqëruar në shtëpi për t'i qëndruar pranë në momentin që na e dorëzoi dhe nuk ka munguar as në emisionin e djeshëm, duke telefonuar drejtpërsëdrejti. Është personi që mund të themi me bindje se e shpëtoi Ruzhdien nga rrjeti, dhe që për motive sigurie nuk kemi bërë publik identitetin e tij. Ai ka treguar për Mirjeta Ngjelën sesi u njoh me vajzën që ishte e detyruar të thoshte se ishte jetime. Si e mësoi të vërtetën e saj dhe sakrificën që bëri për ta dorëzuar atë nëpërmjet nesh te familja.

E ëma
Ka falenderuar stafin e gazetarëve të Jetë në Kërkim për ndihmën që i dhanë për gjetjen e vajzës dhe tashmë për të kaluar dramën e tyre. Për shkak të sëmundjes, Nexhmija nuk mundi të ishte e pranishme të hënën e kaluar, kur Florenca, vajza tjetër e saj, bëri apelin për zhdukjen e Ruzhdies

(30.03.2007)
Gazetarët e Jetë në Kërkim, shpëtuan 16-vjeçaren nga trafikimi. E mitura ishte zhdukur prej 2 muajsh

Policia merr në mbrojtje Rudin

Nis procedimi I autorëve, do e shitnin në Sarandë

Nga:Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
Policia merr në mbrojtje të miturën që u shpëtua falë ndërhyrjes së emisionit Jetë në Kërkim, në orët e vona të mbrëmjes së të martës. Vajza 16-vjeçare nga Gramshi u mbajt për 2 muaj në Tiranë dhe në Krujë, ndërsa u tentua të shitej në Sarandë dhe kryeqytet. Ruzhdie Hasa, (Rudi), është marrë në patronazh, nga zyra e trafikut e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ka dhënë dëshminë e saj, rreth mënyrës së largimit nga shtëpia, mashtrimet, keqtrajtimet dhe përdhunimet që I janë bërë, deri në momentin kur dëgjoi apelin e të motrës Florencës, në ekranin e NEËS 24, në emisionin e Mirjeta Ngjelës. Ishin investigimet e gazetarëve dhe kontaktet me një person që kishte dijeni për Rudin dhe që ndërmjetësoi në dorëzim e saj stafit të emisionit.

Dorëzimi
Ka kërkuar të mos ketë polici, ndërsa shprehej se për të dorëzuar Rudin po rrezikonte veten dhe familjen e tij. Personi I kontaktuar me telefon e mbajti fjalën. Na ktheu vajzën për t'ja dorëzuar familjes dhe për t'I qëndruar pranë asaj në këtë moment mjaft delikat e shoqëroi deri në shtëpinë e të motrës në periferi të Tiranës. Djali që nuk preferoi të bënte të ditur publikisht emrin e tij, rrëfeu të gjithë historinë e dhimbshme të Rudit, përplasjet mes grupeve që kërkonin të shfrytëzonin dhe rrezikshmërinë e tyre. Vajza ishte mashtruar nga një I njohur I saj në kishë, I cili I premtoi fejesë duke e marrë në Tiranë. Këtu kishin filluar peripecitë për adoleshenten me të cilën ishte abuzuar seksualisht. Vajza tregon se ishte mbajtur në një tunel në Krujë me dy vajza të tjera që ishin motra dhe që ishin trafikuar javën e kaluar. Autorët pritnin vetëm rastin për të siguruar blerësin e adoleshentes nga ndonjë shtet fqinj, plane të cilat I ndërprenë, nga investigimet e gazetarëve të Jetë në Kërkim. Policia kishte organizuar disa operacione për gjetjen e vajzës në Gramsh dhe Tiranë, por pa mundur të bien në gjurmët e saj. Ndoshta atë që policia se bëri dot në 2 muaj e bënë gazetarët e Mirjeta Ngjelës në dy ditë të vetme.

Policia
Vajza është lënë të qetësohej gjatë natës ndërsa mëngjesin e të martës familjarët kanë njoftuar policinë, ku kryen denoncimin e zhdukjes së saj, se vajza ishte kthyer. Këtu kanë nisur verifikimet e oficerëve të policisë kriminale lidhur me veprimet e 16-vjeçares dhe identifikimin e arsyeve që e mbanin atë larg familjes. Fillimisht është siguaruar një psikologe për të ndihmuar Rudin të dilte nga gjendja tronditëse që ndodhej. I kanë siguruar asaj të gjithë ndihmën e nevojshme që mund të kishte, ndërsa I kanë premtuar se të gjithë ata që kishin përfituar, ushtruar dhunë apo përdhunuar atë do të përballeshin me ligjin për veprimet e tyre. Sipas krerëve të Drejtorive të Policisë Elbasan dhe Tiranës, pas konsultimit dhe me familjen është vendosur që ajo të sigurohej në një qendër rehabilitimi në kryeqytet, vendi I së cilës do të mbahet sekret për arsye sigurie. Ndërkohë kanë filluar shoqërimet e personave që kishin dijeni apo ishin të implikuar në zhdukjen e 16-vjeçares. Një prej këtyre personave mësohet se ishte arrestuar I kapur me armë pa leje në Kamëz dhe po përgatitet që t'I ngrihet edhe akuza e përdhunimit dhe trafikimit për qëllim përfitimi I mbetur në tentativë.

Denoncimi
Ruzhdie Hasa, (Rudi), u largua nga shtëpia pasi kishte marrë të gjitha rrobat e saja në 2 shkurt. Pasi nuk gjetën zgjidhje as te policia e ëma denoncon rastin në emisionin Jetë në kërkim.

Operacioni
Policia organizoi dy operacione javën e kaluar në Gramsh dhe në Tiranë, por nuk mundi të gjejë të miturën e zhdukur prej dy mujash.

(29.03.2007)
ESKLUZIVE/ Takimi afër mesnatës. Vajza ishte në Tiranë dhe ishte tentuar të shitej në Sarandë

Jetë në Kërkim shpëton 16-vjeçaren nga trafikimi

Policia dështoi në dy operacione për kapjen e saj

Nga:Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare
Vajzën do e keni te një lokal te Ushtari I Panjohur! Hajdeni vetëm dhe pa polici, mos më prisni në besë! Unë për ta shpëtuar atë kam vënë jetën time dhe të familjes në rrezik… Telefona bëhej në orën 21.30 në njërin prej numrave personal të Jetë në Kërkim, ndërsa personi preferonte të mbetej anonim. Kishin kaluar 24 orë nga prezantimi I rastit të Ruzhdie Hasës (Rudi), në emisionin e së hënës të Mirjeta Ngjelës në NEËS 24, dhe informatat gjatë trajtimit të rastit ishin të shumta. Mjaftoi një seleksionim profesional I informacioneve dhe hulumtimeve që gazetarët të binin në gjurmët e vajzës, të binin në kontakte me personat që e mbanin duke bërë që vajza të lirohej. Por nuk ishte e lehtë. Kishte informacione se vajza mbahej nga persona të armatosur dhe njëri prej tyre ishte arrestuar nga policia fundjavën e kaluar me pistoletë në kryqytet. Ndërsa uniformat blu kishin dështuar të paktën në dy operacione për gjetjen e saj.

Takimi
Janë dashur vetëm pak minuta që të grupi I xhirimit të bëhej gati dhe të mbërrinte në vendin e takimit. 16-vjeçarja priste e përlotur… Kishte shumë për të thënë për aventurën e ikjes nga shtëpia që për pak u kthye në dramën e mjaft vajzave shqiptare në moshën e saj. Pranë është edhe një djalë, I veshur me kostum sportiv.

Nuk e dija historinë e Rudit- të thotë- Ata djemtë që e mbanin e kishin porositur që të thoshte se ishte jetime. Më është dhimsur që në momentin që e njoha nga mënyra sesi e trajtonin. Të djelën ka qenë në Sarandë dhe zbulova nga Rudi se kërkonin ta shitnin. Dua ta kthej në shtëpi, dhe ju lutem të më ndihmoni. Do vij dhe unë… Djali dukej mjaft I emocionuar, por donte që të ishte pranë saj dhe në momentin e takimit me familjarët, sikur të donte të sigurohej që vajza do të ishte mirë në shtëpi dhe do I jepte fund dhimbjeve të saja. Të entuzgjazmuar që I dhamë fund zhdukjes dymujore të Rudit dhe që e mbajtëm premtimin e dhënë mamasë së saj Nexhmijes se do e gjenim, lajmërojmë familjen. Telefonatën e parë e bëjmë me të motrën, Florencën, në shtëpinë e së cilës kemi vendosur ta dorëzojmë vajzën.

Familja
Ishte një takim mjaft emocionues. Ora kishte kaluar 23.30, por në banesën e Florencës ishin të gjithë zgjuar dhe kishin dalë të pritnin Rudin. Vajza e përjeton me mjaft emocion takimin. Por këtë herë nuk kishte më lot dhimbjeje për dy motrat, por ishin lot gëzimi. Askush nuk e ka mendjen ta pyesë se çfarë I ka ndodhur por të gjithë mundohen t'I krijojnë ngrohtësinë e duhur që të kalojë këtë traum. Nuk reshtin thirrjet në telefonin e Florencës, të gjithë duan të flasin me Rudin dhe të sigurohen se është mirë. Ka shumë për të thënë edhe Rudi për aventurën e keqe të kësaj ikjeje që datonte në 2 shkurt. Florenca kërkon të mësojë rreth mënyrës së gjetjes së të motrës, ndërsa premton se nuk ka për t'I munguar asnjë përkrahje dhe dashuri që të kalojë këtë moment të vështirë. Duke I ofruar të gjithë mbështetjen tonë si dhe ndihmë dhe ndërmjetësimin tonë për çfarëdo problemi që mund të kenë, grupi I xhirit largohet nga banesa e Florencës në drejtim të familjeve të tjera ndërsa sodisfaksioni I gjetjes së Rudit është tashmë një ogur I mbarë për zgjidhjen e qindra rasteve të tjera të Jetë në Kërkim.

Policia
Oficerë të policisë kriminale të ardhur nga Gramshi dhe oficerë të kryeqytetit e kanë kërkuar për gjatë gjithë natës së të premtes në zonën e Medresesë dhe të Farmacisë 10, por pa mundur ta gjenin.

(27.03.2007)
Gjendet 16 vjecarja nga Gramshi e larguar nga shtepia

Pas emisionit te se henes te Jete ne kerkim nje telefonate e mberritur ne redaksi ka dhene informata te sakta per vendodhjen e adoleshentes

Gjendet 16 vjecarja e cila ishte larguar nga shtepia e saj ne Gramsh qe nga 2 shkurti. Gazetaret e emisionit Jete ne kerkim kane pasur kontaktin e pare ne oret e vona te mbremjes me Ruzhdije Hasen ne Tirane. Me pas vajza e traumatizuar eshte shoqeruar per ne banesen e se motres. Pas emisionit te se henes te Jete ne kerkim nje telefonate e mberritur ne redaksi ka dhene informata te sakta per vendodhjen e adoleshentes e cila rreth 2 muaj me pare ishte larguar nga shtepia duke perfituar nga mungesa e se emes qe nuk ishte ne ato momente ne shtepi. Policia e Tiranes po merr ne pyetje adoleshenten per te mesuar me shume rreth personave te cilet e kane bindur te largohet nga shtepia, si dhe ka shoqeruar ne polici dy shoqet e saj te cilat e kane shoqëruar deri në stacionin e autobusit, pranë gjimnazit Ismail Qemali në Tirane.

(26.03.2007)
U largua nga shtëpia në 2 shkurt

Kërkohet në Tiranë gramshakja 16-vjeçare

Nga:Gerti Xhaja g.xhaja@gazetashqitare.com
Ka përfituar nga mungesa e të ëmës në shtëpi, për të marrë rrobat e saj dhe është larguar pa adresë. Ishte data 2 shkurt, kur Ruzhdije Hasa, 16 vjeçe, u largua nga banesa e saj në Gramsh, ndërsa gjurmët e saj humbin në Tiranë. E vetmja që mund të dijë misterin e zhdukjes është një bashkëmoshatare e saj nga Gramshi, e cila e ka strehuar ditën që iku nga shtëpia dhe e ka shoqëruar deri në stacionin e autobusit, pranë gjimnazit Ismail Qemali në Tiranë. Vajza ishte tip i mbyllur dhe nuk kishte biseduar me asnjë në familje rreth largimit të saj. Ajo mbante dhe një celular, të cilin familja nuk e dinte se e kishte. Tri ditë më parë dështuan kërkimet e policisë së Gramshit dhe ato të Komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës, të cilët kryen verifikimin e disa informacioneve për vendndodhjen e vajzës në Rrugën e Dibrës, midis Medresesë dhe farmacisë nr.10. Pas kësaj, familjarët kanë kërkuar ndihmën e emisionit Jetë në Kërkim, duke pritur ndonjë lajm të mirë nga investigimi i gazetarëve. Stafi i Mirjeta Ngjelës ka nisur verifikimet e para për rastin më të ri të prezantuar mbrëmë në NEWS 24. Pritet mjaft me interes komunikimi i gazetarëve me shoqen e Ruzhdijes, për të cilën familja pretendon se nuk kishte dijeni se shoqërohej. Në fakt, shoqja kishte dhënë deklarimet e veta në polici, por deri dje familjarët nuk kishin asnjë lajm shpresëdhënës.

Pershkrimi
Gazetarët kanë siguruar edhe një përshkrim të personit që mendohet se mban minorenen. Mund të quhet Armand, në pamje është qeros me pak mjekër dhe ka një Benz me targa italiane.

 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara