aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  PERSON I HUMBUR
a
 
   
 

SHKELQIM DOLLAMAJA

Datelindja: 28.12.1973
Gjatesia: 1.60 m
Ngjyra syve: Te zinj
Ngjyra flokeve: Të zinj
Zhdukur ne:Greqi
Data e zhdukjes: 05.11.1994

Publikuar ne emisionin e dates: 07.05.2007




ZHVILLIMI I FUNDIT

Historia
Në 1 nëntor të vitit 1994, tre djem nga Kakruku, u nisën në emigrim drejt Greqisë. Njëri prej tyre ishte edhe Shkëlqim Dollomoja, I cili sot figuron I humbur. Shkëlqim Dollomaja një djalë ambicioz nga fshati Kakrukë I rrethit Skrapar, prej vitesh nuk jep sinjale jete për familjen e tij. 34-vjecari Shkëlqim dollomaja kishte qenë edhe herë të tjera në Greqi dhe kishte gjetur punë në Selanik ku dhe ishte vendosur. Nisja e tij klandestin në greqi, këtë herë ishte ndryshe. Të tre shokët u nisën vetëm të pashoqëruar nga udhërrëfyesi sic ndodh zakonisht, pasi nuk kishin para për ta paguar. Për ditë të tëra me rradhë tre djemtë nga Kakruku udhëtuan në këmbë nga kufiri I Kapshticës drejt tokës greke. Në ditën e pestë të udhëtimit në këmbë tre shokët vendosën të ndahen, për arsye të panjohura për familjen e Shkëlqimit. Sipas shokëve Shkëlqimi po kërkonte të vendosej në Selanik tek I njëjti pronar ku kishte punuar edhe më parë, ndërsa ata do të vazhdonin rrugën e tyre në një tjetër drejtim. Me sa duket ishin shumë pranë Selanikut kur vendosën të ndaheshin, aty ku Shkëlqimit I duhej të kapërcente me not një lumë. Pas sinjalit të fishkëllimës që për shokët donte të thoshte se e kishte kaluar lumin pa rrezik, mësohet se Shkëlqimi u vendos sërish në Selanik dërsa shokët e tij vazhduan rrugën drejt Athinës.

Vëllezërit e tjerë të Shkëlqimit, Genci Dollomaja dhe Lulëzim Dollomaja të cilët janë në Greqi njëri në Athinë e tjetri në Patra, kanë pyetur tek pronari grek ku kishte punuar Shkëlqimi në Selanik dhe ky I fundit I kishte sqaruar që vëllai I tyre kishte qëndruar aty vetëm dy muaj dhe më pas ishte larguar. Që nga ajo kohë askush nuk di më asgjë të sigurtë për Shkëlqimin, përvec disa telefonatave që janë dëgjuar në Radio Tirana në ato vite.

Ishin të shumtë njerëzit që më thonin se kishin dëgjuar në ato vite në Radio Tirana një përshëndejte nga një emigrant me emrin e djalit tim. Në ato përshëndetje ai thoshte se na dërgonte të fala dhe të mos bëheshim merak se ishte shëndosh e mirë – tregon Jemine Dollomaja nëna e Shkëlqimit.

Ndërsa e motra Lavdia, rrëfen se ka parë dicka në edicionet e lajmeve të Televizionit Publik shqiptar. Ajo mendon se në një kronikë televizive nga Rusia, ku intervistoheshin emigrantë të këtij vendi të madh, ka parë Shkëlqim Dollomajan, vëllain e saj.

A mund të jetë në Rusi Shkëlqim Dollomaja?
Përse të ketë shkuar atje dhe si?
Cfarë e mban larg familjes dhe nëse e meson që familja po e kerkon a do të bëhet I gjallë?

4 vjet pas humbjes së Shkëlqimit, babai I tij Muharrem Dollomaja vdes nga një sëmundje kanceroze shkak I së cilës ishte pafuqia ekonomike për të kërkuar djalin. Ndërsa kjo nënë I shtyn ditët e saj duke e qarë hallin me shoqet e saj, duke pritur gushtin që ti ngjitet majës së Tomorrit për tu lutur për djalin e humbur, apo duke punuar në pronat që kanë. Nilsoni më I vogli I familjes, ka marrë përsipër një detyrë të vështirë. Të kërkojë me cdo ,kusht vëllain e tij. Dhe për këtë I duhet ndihma e telefonuesve…

   
   
   


 
 

 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara