 |
|
SHKELQIM KOÇI
Datelindja: 17.05.1978
Gjatesia: 1.70 m
Ngjyra syve: Kafe
Ngjyra flokeve: Të zinj
Zhdukur ne: Greqi
Data e zhdukjes: 12.10.1998
Publikuar ne emisionin e dates: 25.12.2006
|
ZHVILLIMI I FUNDIT
Historia
Familja Koci, nga Libofsha e Fierit pret prej më shumë se një dekadë një lajm për djalin e humbur. Shkëlqim Koci është djali më I vogël I Faik dhe Shyqyrie Kocit, I cili që nga vitit 1997, nuk ka dhënë asnjë shenjë jete për dy prindërit e tij të moshuar. Një djalë I gjatë, esmer, me flokë kacurrela në ngjyrë të zeza, I mprehtë në fytyrë, më I shkathët nga të gjithë shokët e tjerë nga I njëjti vend, por me një tjetër fat. Është ky pershkrimi që mund ti bëhet 29-vjecarit.
Për shoqërinë linte kokën – të thotë babai I Shkëlqimit në bisedë e sipër ndërsa tregon më pas sakrificat e Shkëlqimit I cili emigroi për herë të parë në Greqi në vitin 1994, ndërsa ishte vetëm 16 vjec. U vendos në rrethinat e qytetit më të madh të ishullit të Kretës, Iraklio. Në këtë vend Shkëlqimi punoi për dy vjet me rradhë në sektorë si Bujqësi dhe Blegtori. Kishte kursyer shumë para dhe këto I solli pranë familjes në Libofshë të Fierit, me kthimin e tij në pranverë të vitit 1997. Pak muaj më pas ai do të nisej përsëri, këtë herë duke marrë edhe vëllezërit me vete. Të tre vëllezërit Koci vendosen në ishullin e Kretës dhe si të gjithë emigrantët e tjerë filluan punë në vendë të ndryshme. Vetë Shkëlqimi, kishte gjetur një punë si zejtorist që I sillte të ardhura të mira. Mbante kontakte të rregullta me dy prinddërit e tij në Libofshë, ndërsa I telefononte pothuajse cdo javë në postën e fshatit. Befas një ditë Shkëlqimi vendos të largohet nga Kreta.
Na telefonoi në datën 10 shtator 1998 në postën e Libofshës, folëm dhe u kënaqëm si unë edhe e ëma – tregon Faik Koci, babai I Shkëlqimit, ndërsa rrëfen se pas dy ditësh në datën 12 shtator 1998 ai telefonon sërish në postë.
Më mori në telefon dhe më tha se kishte vendosur të largohej nga Kreta. Donte të shkonte në Itali, dhe nuk pranoi që të kthehej më parë në Shqipëri, por donte të ikte nga Turqia. U bëmë merak sepse kishte mbledhur edhe rreth 1 milion e 500 dhrahmi. Madje e pyeta me kë shok do ikësh në Itali dhe më tha që do të ikte vetëm.
Pas telefonatës së fundit në datën 12 shtator 1998, Shkëlqimi shkëput të gjitha lidhjet me familjen.Ndërkohë, në mesin e muajit gusht 2007, në zonen Hanioporta, periferi e Iraklios, kryeqytetit të Kretës greke, ndodh vrasja e një 24 vjecari shqiptar. Policia dhe shërbimet sekrete të Asfalias greke nisin hetimin dhe mbikqyrjen e zonës. Dikush I mbetur anonim vë gishtin mbi emrin e Shkelqim Kocit duke e konsideruar atë autor të vrasjes makabre me thika. Agjente te Asfalias greke intervistojne vellezërit e Shkelqimit, Reshatin dhe Fatosin dhe cuditen nga ajo qe mesojne. Pas 10 vjetësh zbuluan se një shqiptar tjetër ishte I humbur pa nam e pa nishan në atë zonë. Brenda pak ditesh, autorët u vunë në pranga por më tronditëse në të gjithë këtë histori mbetet një drite në tunel, në fund të një dekade. Përse dikush në zonë ishte kaq I interesuar të hidhte baltë pas 10-vjetësh mbi emrin e një të riu shqiptar I cili ishte I humbur? Në Kretë punojnë dhe jetojnë me qindra emigrantë të tjerë shqiptarë, shumica nga Libofsha e Fierit dhe që e kanë njohur shumë mirë Shkëlqimin. Fjalët qarkullojnë edhe në Libofshë, ku të rinj të tjerë janë shprehur se para se të zhdukej Shkëlqimi kishte 1 milion e 500 dhrahmi. Si I kanë mësuar detajet e të riut Koci, emigrantët e tjerë kur ai pothuajse nuk shoqërohej fare me ta?
Shyqyrie Koci, kjo nënë e paralizuar nga enigma që rrethon jetën e djalit të saj, vazhdon të ketë shpresë se dikush do të njoftojë për Shkëlqimin. Ndërsa Faik Koci, babai I tij pret një lajm të mirë, ose të keq, mendon se ndoshta ai ka rënë në burg dhe nuk lidhet dot me shtëpinë, ose se një fat I zi rëndon mbi jetën e tij.
|