Valbona Taka 37 vjec, është larguar në mes të natës ne drejtim te pa ditur duke gdhirë 13 nentor 2005, është e veshur me një palë tuta të kuqe, me bluzë jeshile dhe xhup ngjyrë kafe dhe shapka të zeza.
ZHVILLIMI I FUNDIT
(21.12.2006)
Jetë në Kërkim, Gjendet e vdekur Valbona Taka
Gjendet e vdekur pas 5 javësh, 37-vjeçarja nga Borshi i Sarandës, Valbona Take. Policia është ndihmuar nga të dhënat dhe përshkrimi i kryer nga emisioni Jetë në Kërkim, për të identifikuar kufomën, e cila u gjet pasditen e sotme në rrethinat e Borshit. Valbona Take u gjet nga disa banorë të zonës, të cilët e dalluan nga veshjet e saj dhe të dhënat personale, të cilat janë publikuar në emisionin Jetë në kërkim në NEWS 24, që një javë pas zhdukjes së saj. Valbona, nënë e dy fëmijëve, kishte shqetësime psikike dhe ky mendohet si një nga shkaqet e largimit të saj në 13 nëntor të këtij viti. Sipas policisë, viktima ka një muaj që ka vdekur, dhe është cilësuar si një vdekje e provokuar nga vetë ajo. Në trupin e saj nuk janë gjetur shenja dhune apo gjurmë plagësh me armë zjarri, duke përjashtuar mundësinë e një ekzekutimi të mundshëm të saj.
(18.12.2006)
Sarandjotja e zhdukur para një viti është parë në Fier
Kërkimet për 47-vjeçaren sarandjote orientohen në drejtim të Fierit. Informacioni ka ardhur gjatë javës në redaksinë e Jetë në Kërkim, dhe për herë të parë gazetarët i afrohen vendndodhjes së mundshme të Valbona Takës, nga Borshi në Sarandë, e larguar pas mesnate duke gdhirë data 13 nëntor e vitit 2005. Karakteristikat e saj janë flokët ngjyrë gështenjë të prera shkurt, sytë e zinj. Kur është larguar, kishte veshur tuta të kuqe, bluzë jeshile, xhup ngjyrë kafe dhe shapka të zeza. Sipas të dhënave të grumbulluara nga familjarët, Valbona nënë e dy fëmijëve kishte shqetësime psikike dhe ky mendohet si një nga shkaqet e largimit të saj. Largimi i Valbonës mendohet të ketë qenë i rastësishëm, madje ajo nuk ka marrë rroba me vete, por është larguar veçse me teshat e shtëpisë.