 |
|
VALENTIN AGO
Datelindja: 28.07.1960
Gjatesia: 180 cm
Ngjyra syve: Kafe
Ngjyra flokeve: Gështenjë
Zhdukur ne: Greqi
Data e zhdukjes: 18.12.1989
Publikuar ne emisionin e dates: 26.02.2007
|
Është 47 vjeç. U larguan në Greqi në vitin 1989. Mendohet se është në Amerikë.
Redaksia e Jetë në Kërkim i bën thirrje të gjithë emigrantëve Shqiptarë që ndodhen në SHBA të kontribuojnë në mënyre humane me informacionin e tyre për këtë person. Gjithashtu luten të bahkëpunojne me gazetarët në kërkimet e tyre për të gjetjen e Valentin Agos.
ZHVILLIMI I FUNDIT
30:07:2007
U bëhet apel shqiptarëve të Amerikës për Valentinin
Nga Gerti Xhaja
info@jetenekerkim.com
Drejtuesja e emisionit Jetë në Kërkim, u ka bërë sërish thirrje dje gjatë emisionit, emigrantëve shqiptarë në Amerikë, të japin ndihmën e tyre në kërkimet për gjetjen e 47-vjeçarit nga Elbasani, Valentin Ago. Me mbiemrin e ndryshuar në Argo, Valentini rezulton se ka emigruar nga Greqia në Amerikë. Madje, gazetarët mundësuan të gjenin edhe një adresë të deklaruar nga Valentini në Amerikë. Të gjitha të dhënat janë publikuar përveç emisionit edhe në faqen e internetit www.jetenekerkim.com , si dhe në gazetën e shqiptarëve të Amerikës, Iliria News. Valentini u largua në drejtim të Greqisë në vitin 1991. Për disa muaj ruajti kontaktet, por më pas i ndërpreu ato. E ëma e Valentinit ndodhet në Greqi dhe vazhdon ta kërkojë të birin në tokën helene. Me foton e tij në dorë ajo pyet këdo që sheh, me shpresë se mund t'i thonë ndonjë gjë për djalin.
E ëma me foton e djalit në dorë, vazhdon ta kërkojë rrugëve të Greqisë.
23:07:2007
Kërkime për Valentinin në Amerikë Gazeta e shqiptarëve në USA, në ndihmë të Jetë në Kërkim
Nga Gerti Xhaja
info@jetenekerkim.com
Gazeta e shqiptarëve në Amerikë, Iliria News, i bashkohet kërkimeve të emisionit Jetë në Kërkim, në News 24, për gjetjen e 47-vjeçarit nga Elbasani, Valentin Ago. Pas ndihmës së çmuar në zgjidhjen e disa rasteve të të humburve në Amerikë, Iliria News, edhe në rastin e Agos i është përgjigjur menjëherë dhe pozitivisht ftesës për bashkëpunim nga Jetë në Kërkim. E ka publikuar një herë rastin dhe pas kërkesave që ka pasur nga lexuesit dhe bashkëpunëtorët e saj, Iliria News, në numrin e radhës do të përsërisë thirrjen për ata që mund të kenë dijeni për 47-vjeçarin nga Elbasani, duke ribotuar artikullin për të. Gazetarët e Jetë në Kërkim zbuluan gjurmë pas 16 vitesh, të një personi me emrin Valentin Argo, në vende të ndryshme të Amerikës. Në fakt, Valentini ishte larguar në drejtim të Greqisë në fillimvitin 1991. Ka qëndruar për disa kohë në një kamp refugjatësh në Janinë, por më pas nuk u mësua asgjë për të. Në emisionin e kaluar, gjatë një telefonate direkte në studion kryesore të Mirjeta Ngjelës, Fredi Ago tregoi se i vëllai, Valentini ka qëndruar në zonën e Argos, në Greqi dhe nuk përdorte mbiemrin Ago, por Argos, si edhe fshati grek. Sipas Fredit, ka të gjitha gjasat që Valentini ta ketë ruajtur mbiemrin Argo, nëse është larguar me dokumente grekë për në Amerikë.
Kërkimet
E ëma e Valentinit ndodhet në Greqi dhe vazhdon ta kërkojë të birin në tokën helene. Me foton e tij në dorë, ajo pyet këdo që sheh, me shpresë se mund t'i thonë ndonjë gjë për djalin.
16:07:2007
Valentin Ago u largua në Greqi në vitin 1991
Gjenden pas 16 vjetësh në Amerikë gjurmët e elbasanasit
Nga Gerti Xhaja
redaksia@gazetashqiptare.com
Gjenden pas 16 vitesh në Amerikë gjurmë të elbasanasit 47-vjeçar, Valentin Ago. Në sajë të të dhënave të siguruar nga bashkëpunëtorët në forumet e ndryshme dhe në postën elektronike, gazetarët e Jetë në Kërkim kanë mundësuar të sigurojnë informacione të sakta për ekzistencën e Valentin Agos në Amerikë. Sipas bashkëpunëtorëve, Ago ka lëvizur në qytete të ndryshme të SHBA-së. Gazetarët e Jetë në Kërkim kanë nisur kërkime intensive me bashkëpunëtorët dhe të gjitha burimet e informacionit, për të lokalizuar, gjetur dhe kontaktuar të Agon, që sot është 47 vjeç. Ishte fillimi i vitit 1991 kur Valentin Ago u nis me katër persona për në Greqi. Në qytetin e Janinës ai përfundon në një kamp për refugjatët për pak kohë. Për rreth 6-7 muaj, Valentini komunikonte rregullisht me të afërmit e tij. Telefonata e fundit daton në tetor të vitit 1991. Ai i premton nënës se sa të bënte dokumentet do ta merrte në Greqi. Disa muaj pasi nuk kishin asnjë kontakt me të, të afërmit iu drejtuan Ministrisë së Jashtme për ndihmë. Por edhe pas interesimet me anë të instancave shtetërore, familjarëve nuk u erdhi asnjë lajm. Katër vëllezërit dhe nëna u nisën vetë për në Greqi në kërkim të Valentinit. Por përveç humbjes, fatkeqësi të tjera do të ndjekin familjen Ago.
Në fakt, asnjëherë të afërmit e Valentinit nuk i kanë reshtur kërkimet për të afërmin e tyre. Me zemër të thyer, nëna vazhdon të endet nëpër rrugët e Greqisë me foton e të birit në duar, edhe pse kanë kaluar kaq shume vite, duke pyetur çdo kalimtar të rastit. Zonjë-zotëri, e keni parë djalin tim, por përsëri nuk merr përgjigje. Ndërkohë, e mban ende shpresën se ai diku endet dhe është gjallë, shëndoshë e mirë. Shumë emigrantë shqiptarë në Greqi i thonë se e kane parë shumë kohë më parë, apo kanë dëgjuar për të. Të dhëna të tilla ia shtojnë shpresën gruas së moshuar, se një ditë do ta takojë të birin.
|