Zota ka humbur lidhjet me motren e tij ne vitin 2003.
ZHVILLIMI I FUNDIT
(21.05.2007)
Emigrantët në Itali mundësojnë gjetjen e Zoto Zotajt në zonë e Toskanës
Vëlla e motër flasin pas katër vjetësh nga studio e NEWS 24
Ishin ndarë në Firence, Moza jeton me murgeshat në Tiranë
Nga Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
Po…, Zoto Zotaj jam…. E kam marrë vesh nga persona që e kishin parë emisionin Jetë në Kërkim këtu. Kam ndryshuar emrin në Salvatore, ndaj siç duket nuk ka qenë e lehtë të lidheshim…. Nuk është se nuk kam dashur, më ka munguar gjithmonë motra ime dhe sidomos tani…, që kisha aksidentin. Kam qëndruar 3-4 vjet nëpër spitale pas aksidentit dhe mundësi nuk kisha, por edhe nuk doja që ta shqetësoja dhe atë, ndaj edhe ka ardhur ky largim….
Më në fund, pas katër vjet ndarje, Moza kontaktoi përsëri me të vëllanë, dhe kjo falë angazhimit të gazetarëve të Jetë në Kërkim dhe ndihmës së bashkëpunëtorëve të Italisë. Emocione të papërshkrueshme dhe lot gëzimi në studion kryesore të Jetë në Kërkim, ku ndodhej Moza teksa komunikonte drejtpërsëdrejti me të vëllanë. Është i vetmi person i familjes ku ajo mund të mbështetet. Pasi është siguruar nga biseda që vëllai është mirë dhe që tashmë askush tjetër nuk do t'i ndajë më, është ngritur nga stoli në studion e Mirjetës, duke i uruar edhe familjes tjetër që do të ulej në atë vend Sula, fat dhe bashkim të shpejtë me të birin e humbur, Hakiun.
Pati mjaft reagim në komunitetin e emigrantëve shqiptarë të Italisë apeli i motrës që kërkonte të vëllanë javën e kaluar në emisionin Jetë në Kërkim. Emigrantë të shumtë, dhe veçanërisht shoqata Toskana-Albania, janë bashkuar në kërkimet e stafit të gazetarëve të Mirjeta Ngjelës, në kërkimet për Zoto Zotajn. E motra, Moza, prej katër vitesh kishte humbur kontaktet me të vëllanë në Itali. Ka qenë vetë këmbëngulja e kryetarit të Toskana-Albania, konsulli i nderit, Lutfi Guri, që nëpërmjet kërkimeve të veta mundësoi një mënyrë kontakti mes gazetarëve dhe Zotos.
Historia
Tashmë nënë e dy fëmijëve, Moza, paraqiti të hënën e kaluar paraqiti në NEWS 24 vuajtjet e shumta me të cilat është ndeshur gjatë jetës së saj. Në moshën 3 vjeçe, pas lindjes së të vëllait, Zotos, u ka vdekur e ëma dhe vëlla e motër u rritën në shtëpinë e fëmijës. Në vitin 1993 ata bashkë largohen për në Itali, ku humbasin kontaktet për shkak të ndarjeve që u bëjnë në momentin e mbërritjes. Do të bashkoheshin sërish pas 10 vitesh dhe jetuan disa vite bashkë, por fati i ka ndarë sërish. Moza, pas kthimit nga Italia është akomoduar në njërën prej qendrave të murgeshave në Tiranë, ku dhe po trajtohet. Ndërkohë, dy fëmijët e saj ndodhen gjithashtu në kujdesin e shoqatave dhe shtëpisë së fëmijës.
Apeli i motrës: Bëhu i gjallë vëlla!
Me të vërtetë një skenë prekëse ajo e paraqitur nga Jetë Kërkim, mbrëmjen e së hënës në NEWS 24. Moza Zotaj, e ftuar në studion e Mirjeta Ngjelës, i ka bërë apel të vëllait, Zoto Zotaj, që të bëhej i gjallë. Tashmë nënë e dy fëmijëve, Moza, ka vuajtur shumë gjatë jetës së saj. Në moshën 3 vjeçe, pas lindjes së të vëllait, Zotos, u ka vdekur e ëma dhe vëlla e motër u rritën në shtëpinë e fëmijës. Në vitin 1993 ata bashkë largohen për në Itali, ku humbasin kontaktet për shkak të ndarjeve që u bëjnë në momentin e mbërritjes. Do të bashkoheshin sërish pas 10 vitesh dhe jetuan disa vite bashkë, por fati i ka ndarë sërish.
Moza Zotaj
Ndodhet në kujdesin e murgeshave në një qendër rehabilitimi në Tiranë. Është nënë e dy fëmijëve që janë gjithashtu nën kujdes.
Nga qendra e murgeshave kërkon të vëllain në Itali
Nga Gerti Xhaja
Me të vërtetë një histori e dhimbshme ajo e Moza Zotajt, që nga një qendër murgeshash në Tiranë, kërkon të vëllanë e saj, Zoto Zotajn, me të cilin ka humbur kontaktet në Itali katër vjet më parë. Tashmë nënë e dy fëmijëve, Moza duket se ka vuajtur shumë gjatë jetës së saj. Në moshën 3 vjeçe, pas lindjes së të vëllait, Zotos, atyre u vdes mamaja dhe mbesin jetim. Moza rritet në shtëpinë e fëmijës, ku arsimohet dhe përfundon një shkollë teknike. Vëlla e motër bashkohen në vitet '90. Mbasi mbarojnë shkollën e mesme, Moza bashkë me të vëllamë, në vitin 1993 shkojnë në Itali. Motër e vëlla shkëpusin marrëdhëniet në Brindisi sapo zbresin nga trageti, pasi policia italiane i ndan femrat veç e meshkujt veç. Ndarje e cila i ka ndjekur për 10 vjet, derisa në vitin 2003 ata arrijnë të takohen në Firence. Kanë jetuar bashkë për 4 vjet. Moza thotë se i kanë humbur dokumentet në atë kohë, ndërsa ndalimi nga policia italiane e detyroi të kthehej në Shqipëri. Me dy fëmijë, Moza nuk kishte asnjë vend ku të drejtohej, por falë kujdesit të murgeshave ajo gjeti një strehë ku trajtohet. Këtu 40-vjeçarja ka gjetur paqe për kalvarin e vuajtjeve, që duket se nuk kanë të sosur. Fatin e saj duket se e ka trashëguar edhe i biri, që ndodhet në kujdesin e shtëpisë së fëmijës në Shkodër. Por Moza ka gjetur tashmë ëndrrën e saj për të ribashkuar familjen. Nëpërmjet emisionit "Jetë në Kërkim", ajo kërkon të rilidhet me të vëllanë, dhe më pas të bashkohet edhe me fëmijët e saj. Kërkimet e gazetarëve zbulojnë se deri katër vjet më parë, i vëllai jetonte në Firence të Italisë, dhe punonte si ndihmës kuzhinier në restorantin e kalabrezit Paolo, "Kanta Storia", në rrugën Kondota, dhe bashkëjetonte me një shtetase zvicerane.