ZHVILLIMI I FUNDIT
(11.06.2007)
Në kërkim të hasianit të zhdukur në Itali
Nga Gerti Xhaja
Një shenjë në vetull si pasojë e një prerjeje. Gishti i mesit i dorës së djathtë, i paralizuar. Këto janë shenjat personale të Astrit Radës, 32 vjeç, nga Krumë e Hasit. Është nisur në drejtim të Anglisë së bashku me djalin e xhaxhait të tij, Shpëtim Rada, në shtator te vitit 1999. Te dy mbërrijnë në Belgjikë. Shpëtimi vazhdon rrugën për në Angli, kurse Astriti ka jetuar për 3 vjet në Belgjikë. Pas kësaj kohe niset për në Itali, i vendosur në Torino. Familjes i thotë se jeton në ndërtim dhe nuk ka kontakte me shqiptarë. Shoqërohej me dy djem nga Rumunia. Për herë të fundit ka komunikuar me të atin në dhjetor të vitit 2004, duke i kërkuar të mos shqetësohen, pasi për momentin nuk ka telefon dhe se do te kontaktojë vetë me ta. Në zonë hapet fjala se ka vdekur, por nuk konfirmohet nga policia e Kukësit dhe ajo italiane. Një informacion thotë se në vitin 2004-2005 ka qenë në burgun e Firences.
Policia e Kukësit deklaron se nuk ka informacione të ketë vdekur.