aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
   
a
 
   


 

ADRIANA BEGA

Datelindja: 01.02.1962

Adriana Bega nuk eshte e humbur, por kerkoi prej 44 vjetesh nenen e saj

Jetë në Kërkim realizon ëndrrën e shkrimtares

Për faj të regjimit, 44 vjet për të gjetur nënën

   

Nga Gerti Xhaja: 26.09.2006
Lot gëzimi në emisionin Jetë në Kërkim në NEWS 24. Për herë të parë shkrimtarja 44-vjeçare Adriana Bega (Hysenaj) ka njohur të ëmën e saj dhe ka kontaktuar me të. Ligjet e rrepta për fëmijët e shtëpisë së fëmijës në regjimin komunist, kishin bërë të tyren në ndarjen e Adrianës foshnje nga prindërit e saj. Ishte pamundur për shkrimtaren për të nxjerrë informacione për të ëmën. E njëjta gjë dhe nga prindërit e saj për të ndjekur ecurinë e vajzës dhe për t'i qëndruar pranë në vitet më të vështira të rritjes. Një histori e dhimbshme e shkrimtares, e ndikuar edhe nga opinionin i asaj kohe për një fëmijë të lindur nga një çift i fejuar dhe që nuk kishin kryer ende martesë. Por fatmirësisht, falë publikimit të rastit dhe investigimit të gazetarëve të NWES 24, mundi të ketë një fund të lumtur. Tashmë 44-vjeçarja jetime ka mësuar se ka një nënë të saj, një motër dhe katër vëllezër. Telefonata mjaft emocionuese dhe e para mes saj e nënës, është transmetuar gjatë emisionit të mbrëmjes së djeshme të gazetares Mirjeta Ngjela.

Atë ditë kam bërë një fotografi dhe sa herë që e shihja atë, thosha që s'di si ja kam kthyer shpinën fëmijës tim të parë. Nuk kam mundur me të nxjerr fotografi, sepse atje ishte në befotrof dhe nuk na lejonin t'ju bënim foto, por të kam parasysh kur ke qenë e vogël, të përfytyroj si në ëndërr, por fotografi tënden nuk kam, kam vetëm fotografin e fundit që ke dalë ne gazetë. Kanë qenë këto fjalët mjaft emocionuese të së ëmës së Adrianës në telefonatën e parë të saj me të bijën, pas më shumë se katër dekadash.

Kështu ishin kushtet e jetës dhe opinioni i njerëzve, ne jemi me atë opinion, sepse jetojmë në një vend të vogël dhe ky opinion na ka lënë mbrapa, sepse po të mos ishte ai opinion, ti do të kishe jetuar me familjen tënde, nuk ishe rritur atje, -kanë qenë fjalët e shoqëruara nga lot gëzimi të mamasë së Adrianës.

Nuk ishte një fëmijë ilegal, dhe as i braktisur nga prindërit. I vetmi mëkat i Adrianës, ishte se ka lindur përpara se prindërit e saj të martoheshin. E ëma e lindi në maternitetin e Tiranës dhe e ndoqi gjatë muajve të parë të jetës së saj. Por një transferim për në Jetimoren e Vlorës, do të ishte ndarja e parë e tyre. Burokracitë, por edhe ligjet e rrepta të regjimit totalitar të asaj kohe, sollën humbjen e Adrianës. Prindërit, të sigurt se do ta rimerrnin fëmijën e tyre pas martese, ose së pakti do ta ndiqnin në rritjen e saj, e kanë humbur çdo mundësi për ta kërkuar. Adriana transferohet për në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë dhe pas kësaj ndjek shkollën e mesme profesionale pranë shtëpisë së Fëmijës në Tiranë. Vajza bardhoshe me flokë kaçurrela të zeza, do të rritej me brengën e mungesës së një familjeje si të gjitha bashkëmoshataret e saj. U rrit, u martua dhe nga kjo martesë lindi dy djem, njëri prej të cilëve fatkeqësisht nuk jeton më. Do të doja të ishte gjallë dhe të shikonte se edhe mamaja e tij e ka një nënë, vëllezër dhe motra, do të thoshte Adrinana për të birin, mbi varrin e të cilët ishte zotuar se do t'i gjente prindërit e saj. Ishte ky momenti kur Adriana vendosi të kërkonte nëpërmjet emisionit Jetë në Kërkim, të ëmën. Kishte 44 vite që e kishte kërkuar e vetme, por nuk kishte mundur të realizonte atë përqafim që e ëndërronte që e vogël. Janë dashur vetëm dy javë, që stafi i gazetarëve të emisionit të binte në gjurmët e të ëmës së Adrinana Begës. E kanë nisur aty ku e ëma e solli në jetë, në Maternitetin e Tiranës. Dokumentet e lindjes të mbajtura në mënyrë të shkujdesur nga infermieret e asaj kohe ishin aty. Aty ndodhej edhe emri i Nuries, mamasë së Adrianës, në pritje. Janë kryer verifikime në disa rrethe të Veriut, derisa më në fund është mundësuar gjetja e saj. Rezultati ka qenë i kënaqshëm dhe surpriza e radhës e emisionit në NWES 24.

Cfarë diskutuan Adriana me të ëmën pas 4 dekadash

Nënën do ta arrish ta njohësh, kurse babën jo. Megjithatë më vjen keq, Por ... nuk arrite ta njohësh. Kishte dëshirë të madhe për të njohur dhe kishte një brengë të madhe se çfarë rruge do merrje, a do vazhdosh jetën tamam si një grua familjare, apo do vazhdoje ndonjë rrugë tjetër? Ajo e brente shumë, ajo dhimbje, ai siklet që kishte për ty. Kur pamë emision në datën 1 tetor 2005, atij nuk u hoq mendja nga që të pa shumë mirë, nuk ju hoq fytyra jote prej syve, ndërsa unë nuk arrita të të shoh mirë, sepse nuk isha aty, por ai të pa shumë mirë dhe të ndoqi. U munduam me të kërkuar, por kushtet familjare, rrethanat, fanatizmi që ka qenë atëherë nuk e lejoi, dhe opinioni gjithashtu, kështu që arritëm në këtë gjendje që jemi sot. Po prapë se prapë edhe mbasi ndodhem prapë në një vështirësi familjare, unë arrita që të dal vetë ballë për ballë e të marr në telefon të them se jam nëna jote ...

Të dhashë motër prej nënës e prej babës.... dhe kur pamë djalin tënd, dhe kush e pa, tha që qenka pjesë e juaja, dhe thashë ta marrim. Ishte tek ju krejt, i ngjante shumë vëllezërve të tu.

Shumë e shëndetshme ke qenë, e bukur, një bardhoshe, me flokë të zeza kaçurrela, e vogël i ke pas flokët kaçurrela, unë ti përdridhja me gishta dhe të lëshoja dy përmbi ballë, ke qenë bardhoshe e shëndoshë, fëmijë i hedhur dhe shumë i shkathët dhe më thoshin ato infermieret që është gëzimi më i mirë që është kaq e shkathët kjo, edhe ke qenë shumë e shkathët madje kur t'i vija në krevat çorapet unë, ti i kapje anët e krevatit dhe kërkoje të ngriheshe, ke qenë shumë e shkathët e shëndoshë, fëmijë i mbarë, Vetëm një herë më je sëmurur aty në befotrof për nja dy ditë...

Publikuar ne emisionin e dates: 18.09.2006

Çështja e trajtuar në emision “Jetë në Kërkim”, ishte kërkimi i të ëmës së shkrimtares Adriana Bega (Hyseni). Në moshën 44-vjeçarja e rritur në shtëpinë e fëmijës dhe që tashmë gëzon një jetë bashkëshortore të kënaqshme me dy fëmijë, është vënë në kërkim të së ëmës, të cilës ia hoqën nga gjiri vetëm disa muajshe dhe duke ia besuar Jetimores së Vlorës. “Jetë në kërkim”, ndodhet shumë pranë gjetjes dhe bashkimin e tyre. Gazetarët kanë lokalizuar adresën e mundshme të nënës e Adrianës dhe pritet të kryhet kontaktimi dhe konfirmimi i drejtpërdrejtë me të. Gjatë investigimit të rastit, kanë rezultuar fakte të kërkimive që ka kryer edhe e ëma e Adrianës për gjetjen e të bijës, ndërsa nuk janë të qarta arsyet e tërheqjes së saj. Gjetja e të ëmës së Adrianës, pritet të jetë suksesi i trete i emisionit “Jetë në Kërkim”, pas gjetjes pas 14 vitesh në Londër të Anglisë të Gjegji Gjinit dhe pas gjetjes se vogelushes Megi Kola.

Jete ne kerkim, Shpresa per gjetjen e nenes se shkrimtares

Nga Gerti Xhaja TIRANE (25 Shtator)
Zhvillime te reja per gjetjen e mamase se shkrimtares Adriana Bega (Huseni), ne emisionin Jete ne Kerkim ne NEWS 24. Gazetaret e emisionit kane siguruar dokumente zyrtare, qe japin te dhena te sakta per Adrianen dhe mamane e saj. Kerkimet kane vazhduar ne qytete te ndryshme te veriut te vendit, ku mendohet se ndodhet nena e Adrianes. Shkrimtarja theu cdo tabu, duke dale publikisht per te kerkuar prinderit e saj, te cilet ne fillimshkurtin e vitit 1962, vetem disaditeshe, ia besuan Shtepise se Femijeve. Jete ne Kerkim, ka zbuluar historine e dhimbshme dhe motivet per te cilat, prinderit e Adrianes u detyruan te merrnin nje vendim te tille. Nje dokument i zbuluar ditet e fundit, tregon edhe per perpjekjet e nenes se Adrianes, e cila sipas dokumenteve, eshte e regjistruar me emrin e vajzerise Nurije Bega, per ta takuar, por ne ate kohe, rregullat fikse te regjimit totalitar nuk ia kishin lejuar. Gazetaret jane duke kryer verifikimet e fundit, per te gjetur dhe mundesuar per here te pare pas 44 vitesh, perqafimin qe Adriana e ka enderruar per gjithe jeten e saj.

Adriana
Te henen e kaluar, ne studion e Jete ne Kerkim, Adriana i beri thirrje se emes apo te gjithe personave te tjere, te cilet, nese mund te kishin dijeni per prinderit e saj, te kontaktonin. Ishin momente emocionuese keto, kur Adriana, tashme nene vete, shprehu se qellimi i vetem i ketyre viteve te jetes se saj ishte te dinte se cila ishte e ema dhe ta takonte ate. Adriana, ia quajti te falura te gjitha veprimet qe sollen dergimin e saj ne Shtepine e Femijes dhe rritjen si jetime. Shkrimtarja e quajti te drejten e saj, te dinte origjinen e vet dhe pemen familjare te prinderve te saj.

Nje beteje mjaft emocionuese ajo e Adrianes, e percjelle mjeshterisht nga emisioni ne NEWS 24. Nuk kane qene te pakta tabute qe Adriana ka thyer, per te nisur nje kerkim te tille. Ajo tashme gezon nje jete te kenaqshme familjare; ka bashkeshortin dhe nje djale. Por nje tabu akoma me te madhe duhet ta thyeje nena e saj, qe tashme duhet te jete 62 vjece. Per here te pare pas 44 vitesh, ajo duhet te therrase me ze te bijen, te cilen ia hoqen nga prehri vetem disaditeshe.

Historia
Adriana u lind ne 2 shkurt te vitit 1962. Ajo u mor nga Shtepia e Femijes se Vlores, ku trajtoheshin te gjitha foshnjat jetime. Gjate periudhes se femijerise se saj, askush nuk i foli ndonjehere per te emen, apo t'i jepte ndonje lajm shprese se ajo po e kerkonte. Vetem ne momentin kur Adriana mbaroi shkollen dhe i duhej te pajisej me leternjoftim, ajo ka mesuar emrin e mamase se saj, Nurie dhe mbiemrin e se emes, te cilen e mbante, Bega. Ishte nje moment kur Adriana mesoi se kishte celesin per te zberthyer enigmen e pyetjes se Cfare bente ajo ne jetimore? dhe Cilet ishin prinderit e saj?. Pyetje qe do ta rendojne edhe sot. Aktualisht, Adriana jeton ne Erseke dhe punon si elektriciste, fale shkolles profesionale te ndjekur prej vete asaj. Ajo eshte e martuar dhe ben nje jete normale bashkeshortore. Martesa pati dy djem, por fatkeqesisht, njeri prej tyre nuk jeton me.

Mesuesja
Gonxhe Voja, eshte mesuesja kujdestare e Adrianes, e cila, te henen e kaluar pershendeti ni-smen e shkrimtares per te kerkuar te emen. Me shume se nje mesuese per Adrianen, Gonxhja rizgjoi ne emisionin e drejtperdrejte, kujtimet e shkrimtares dhe deshiren e saj te hershme per te pasur edhe ajo nje nene si gjithe te tjeret.

 

 

 

 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara