aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  PERSONA TE HUMBUR
a
 
   


Agim Hysenaj, fotoja e vetme qe disponohet




 

 

 


AGIM HYSENAJ

Datelindja: 31.08.1974
Gjatesia: 1.80 m
Ngjyra syve: Kafe
Ngjyra flokeve: Gështenjë
Zhdukur ne: Greqi
Data e zhdukjes: 20.08.1993
Publikuar ne emisionin e dates: 26.02.2007

 


Elvini, vellai i Agimit, qe i ngjane shum

 

ZHVILLIMI I FUNDIT
(14.05.2007)

Kërkimet për Hysenajn, në restorantin gjerman
Telefonues të shumtë gjatë dy emisioneve të fundit, por edhe në ditët e javës, japin të njëjtën adresë dhe të njëjtin numër telefoni të personit që mendohet të jetë i humburi prej 14 vitesh, Agim Hysenaj. Gati të gjithë informatorët e Jetë në Kërkim flasin për lokalin grek, Akropolis në Frankfurt të Gjermanisë, dhe japin edhe numër telefoni, me të cilën gazetarët kanë tentuar të lidhen. Ndonëse në receptor është paraqitur një person që ka deklaruar se nuk dinte shqip, nga biseda rrjedh vetvetiu vërtetimi se ai e kuptonte gjuhën e Agimit. Gjithsesi, gazetarët vazhdojnë të jenë në pritje të një fotografie dhe të një lidhjeje të drejtpërdrejtë me vetë Agimin, që sipas emigrantëve në Gjermani, është i martuar me një greke dhe punon në lokalin e familjes së saj. Agimi, nga një fshat i Mallakastrës, ka shkuar së bashku me të atin në vitin 1992 emigrant në Greqi, dhe prej këndej ai është ndarë nga i ati në prillin e vitit 1993, duke humbur të gjitha kontaktet me familjen.

(07.05.2007)
Kërkimet për Hysenajn mbërrijnë në Frankfurt

Nga Gerti Xhaja
Prej 14 vitesh, familja Hysenaj në Greshicë të Mallakastrës, vuan brengën e humbjes së djalit të tyre Agimit. Një bisedë e vëllait të tij në Itali me një person që deri në atë moment nuk e kishte parë asnjëherë, zgjoi shpresat e familjes se Agimi ishte mirë dhe se ndodhej në Gjermani. Një informacion që ata vetë nuk kishin mundësi ta verifikonin. Agimi ka shkuar së bashku me të atin në vitin 1992 emigrant në Greqi, dhe prej këndej ai është ndarë nga i ati, duke humbur të gjitha kontaktet me familjen. Javën e kaluar, stafi i "Jetë në Kërkim" udhëtoi drejt Greshicës, për të ndihmuar këtë familje në gjetjen e djalit të humbur, duke synuar t'i bashkojë ata sërish. Gazetarët grumbulluan në një kohë rekord të gjithë informacionin për rastin e ri, duke e paraqitur në emisionin e mbrëmjes së të hënës.

Investigimi
Hetimet e para të gazetarëve të çojnë pikërisht në atë pistë që familjarët nuk mundën ta zhbirojnë dot prej të paktën 10 vitesh. Agimi mendohet se ndodhet në një qytet të Gjermanisë, që ka gjasa të jetë Frankfurti, dhe ka krijuar një familje atje. Madje, informacionet e para që vijnë, tregojnë se ai është martuar me një shtetase greke që jeton në Gjermani, dhe së bashku administrojnë një lokal që e ka emrin "Akropol" dhe që është pronë e familjes së bashkëshortes së tij.

Bashkëpunimi
I ati, Bilbili u bëri thirrje të gjithë emigrantëve në Greqi ku dhe humbën gjurmët e të birit, të ndihmojnë nëse kanë informacione për të. Thirrje për ndihmë, ai iu bëri edhe emigrantëve në Gjermani, ku ka shpresë se mund të gjendet Agimi. Sipas tij, Agimi ishte vetëm 19 vjeç, në 11 tetor të vitit 1992 kur emigroi në Greqi. Agimi vendoset në fshatin Megaq të rrethit Trikala në Greqi. Nisi të punojë në një pulari, ku ushqente shpendët me koncentrat. Në muajin prill të vitit 1993, atje mbërrin edhe babai i tij. Ai i kërkon Agimit të shkonte me të në një vend tjetër, ku të qëndronin të dy bashkë, por pronari grek me emrin Thanasi iu lut që ta mbante deri sa të mbaronte sezonin në gusht. Kur Bilbili kthehet, i biri nuk ishte më atje.

 


 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara