aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  PERSONA TE HUMBUR
a
 
   


 

AGIM PYLLA

Datelindja: 31.05.1975
Gjatesia:
Ngjyra syve:
Ngjyra flokeve:
Zhdukur ne:
Data e zhdukjes: 22.09.1997
Publikuar ne emisionin e dates:

   

Historia
Me datën (22.09.1997),Agimi është nisur për të udhëtuar drejt Italisë në mënyrë klandestine,që nga kjo datë Agimi nuk ka komunikuar më me familjarët e tij,dhe familjarët nuk dinë më asgjë për vendodhjen e tij.Eshtë nisur për të udhëtuar drejt Italisë,mendohet se ka qendruar në Vlorë për disa ditë në pritje për tu nisur nga Vlora me skaf. Agimi ka qëndruar në Vlore,në një periudhë gati 1 muaj apo 1 muaj e gjysëm, ai ka qënë sebashku me mikun e vëllait te tij, i cili quhej Vasil.Ata të 2 kanë tentuar 5 herë të kalojnë me skaf drejt brigjeve të Italisë.Herën e 5 Guardia di Financa ka qëlluar mbi ta nga ajri me armë zjarri,plumbat e tyre kanë rënë mbi cantat e Agimit dhe Vasilit por për fat të mirë ata shpëtuan,jane kthyer përsëri në Vlorë dhe Vasili vendosi të kthehej për Shkodër sepse nuk donte të rrezikonte jetën përsëri,ndërsa Agimi ishte akoma I vendosur që të tentonte përsëri.Ndarja me Vasilin ka qënë edhe momenti i fundit që është parë nga ndonje i afërm i tij, mendohet gjithashtu se ka arritur të dalë jashtë Shqiperisë edhe pse nuk ka asnjë të dhënë të sakte pë të.Mbas gati 1 viti në pranverë të 1998 disa të afërm mendojnë se kanë dëgjuar të përshëndesë ne radio, ne emisionin Pershëndetjeve për Bashkëatdhetarët ,por ata nuk kanë mundur të kuptojnë se nga cili shtet vinte kjo përshëndetje.Të afërmit e tij kanë bindjen se ai pasi të shkonte në Itali,(nëse do të mundej) ai do të tentonte të shkonte drejt Zvicrës,pasi në Zvicër ai kishte qëndruar për rreth 4 muaj,dhe kjo e shtynte të shkonte përseri atje.

 


 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara