aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  Të paktën tani ka një vend ku ta qajnë
a
 
 

Aleksander Jaupi, vëllai i binjakut të humbur, i rritur në familje

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

BEDRI JAUPI

Të paktën tani ka një vend ku ta qajnë

ZHVILLIMI I FUNDIT

(19.03.2007)

Jetë në Kërkim zbulon historinë e dhimbshme

Pamja e një të ftuari në një emision televiziv, që kishte ngjashmëri të madhe me Aleksandër Jaupajn, binjakun tjetër që u rrit me familjen, u kishte ngjallur shpresën prindërve dhe të gjithë të afërmve se mund të kishin një mundësi për ta takuar të gjallë binjakun tjetër, Bedriun, të humbur prej 30 vitesh, qysh kur ndodhej në maternitet. Gazetarët e jetë në kërkim shkuan disa herë në drejtim të Korçës, ku ishte dërguar binjaku pasi ia kishin shkëputur të ëmës. Arsyeja e ndarjes tragjike ishte gjendja jo fort e mirë shëndetësore dhe lindja nën peshë, në 13 shtator 1976. Shteti mori përsipër trajtimin e foshnjës, por burokracitë sollën në ndarjen përfundimtare nga prindërit. Hulumtimet e dokumentacioneve të pakta që i shpëtuan djegieve masive ne '97-ën dhe dëshmitë, zbuluan në një varr pa emër të varrezave të Korçës, vendin ku prehej foshnja dhe zbuluan historinë tragjike. Bebi Jaupaj, siç e quanin në dokumente, ishte sëmurur nga dispepsi, bronkit vetëm tre ditë pasi kishte mbërritur në jetimoren e Korçës, si pasojë e komplikacioneve të kësaj sëmundje. Një histori mjaft prekëse, por që pas 30 vitesh nën dhe, i ka treguar kësaj foshnjeje se nuk ishte e vetme kur erdhi në jetë, kurse e ëma të paktën tashmë ka një vend ku ta qajë.

Në kërkim të binjakëve të ndarë në maternitet para 30 vitesh

Historia e rrallë në Jetë në Kërkim. Si ndodhi ndarja në maternitetin e Gramshit?

Misteri I të ftuarit në një spektakël, sozia e njërit binjak

Nga:Shkëlzen Henkoja info@jetënëkërkim.com

Një histori I rrallë vjen nga një fshat I thellë I Gramshit në emisionin Jetë në Kërkim. Dy foshnja binjake të ndara në mënyrë misterioze në maternitet, vazhdojnë të jetojnë të ndarë pas 30 vitesh pa e njohur njëri-tjetrin. Bashkimi tyre konsiderohet nisma e radhës e gazetarëve të Mirjeta Ngjelës, në emisionin e hënës në NEWS 24. Për ccudi dy binjakët Aleksadër dhe Bedri Jaupi, vazhdojnë të figurojnë në të njëjtin regjistër të gjëndjes civile qysh prej regjistrimit të tyre pas lindjes, dhe nuk kanë dijeni për vendodhjen e njëri-tjetrit. Aleksadri ka jetuar me familjen deri pak kohë më parë, kur emigroi nnë Greqi. Ndërkohë që prej lindjes nuk ka asnjë informacion për fatin e Bedriut.

Për të treguar historinë e ccuditshme në studion e Mirjeta e Ngjelës, kishin mbërritur nga fshati I largët babai I dy binjakëve, Halil Jaupi, tezja e tyre Aveste Mema dhe dajo Osman Arapi. Në fakt, historia në familjen Jaupi, e ka zanafillën shtatorin e vitit 1976 në maternitetin e Gramshit. Bajramja, një nënë e re në datëN 13 shtator 1976 lind dy binjakë me operacion. Por pas gjashtë javësh, mjekët e spitalit rekomanduan që njëra foshnjë të merrrej nën kujdesin e shtetit për një peiudhë të shkurtër, për arsye se nëna dy binjakëve nuk ishte në gjendje t'i ushqente që të dy. Me miratimin e prindërve, Bajrames dhe Halilt, foshnja e cila ishte nën peshë merret nën kujdesin e mjekëve dhe dëgohet në jetimoren e Korçës.

Halili në ka deklaruar në studio se kujtonte që pas disa muajve nga lindja një telegram mbërrin për të njoftuar se duhet të shkonin e të merrnin foshnjën e tyre. Por kushtet e vështira të komunikimit në atë perjudhë si dhe gjendja e vështirë ekonomike nuk mundësuan kthimin në shtëpi të foshnjës. Vitet kaluan dhe fati i foshnjës së dërguar në maternitetin e Korçës mbeti enigmë për familjarët. Duhej të kalonin 30 vjet që një emision në një televizion që do të kthejë në vëmendjen e familjes Jaupi ekzistencën e të afërmit të tyre të dërguar në jetimoren e Korçës. Një banorë i fshatit gjatë një emisioni televiziv kishte parë një person që kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Aleksin, binjakun e rritur në familjen Jaupi.

 

 

 

 
   

Ne foto Aleksadër Jaupi

 

 

 

 

 

 


 
 

 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara