ZHVILLIMI I FUNDIT
Gjendet pas 2 ditesh Profesor Doktor Emin Riza
Nga. Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
Humba ndjenjat…, nuk mbaj mend asgjë…. Falenderoj mjekët dhe të gjithë ata që u kujdesën për mua… Pas 40 orësh, inxhinieri i Ndërtimit, me gradën Profesor-doktor dhe ish-deputet i PD-së në legjislaturën 1996-1997, Emin Riza, është gjetur dhe ka siguruar se është mirë.
69-vjeçari ishte larguar nga shtëpia pasditen e së dielës, pa marrë me vete celularin dhe çantën me dokumente e sende personale dhe nuk ishte bërë më i gjallë. Familjarët, të shqetësuar, bënë denoncimin në Komisariatin numër 3 të Policisë së Tiranës, duke vënë në lëvizje krejt policinë. Ai është gjetur vetëm në orën 14.30 të pasdites së djeshme, në Kodrat e Liqenit Artificial, pranë varrezave angleze, në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe të pavetëdijshëm.
Mbrëmjen e së hënës, rasti i Rizës u trajtua në emisionin Jetë në Kërkim. Stafi i gazetarëve u angazhua në kërkime edhe në Berat, ku sipas një informacioni një person i ngjashëm me të ishte parë në këtë qytet. Informacioni u verifikua, ndërsa nuk rezultoi të ishte i njëjti person. Gazetarët e Jetë në Kërkim shkëmbyen të gjitha informacionet e grumbulluara gjatë mbrëmjes me policinë për të ndihmuar në gjetjen e 69-vjeçarit të humbur.
Riza, përfaqësuesi i qeverisë në KRT-në e Beratit, ishte zhdukur një ditë para mbledhjes së KRT-së, ka munguar gjatë mbledhjes dhe është gjetur të nesërmen e zhvillimit të saj. Me parametrat e një pasurie kombëtare, për njohjet e tij në arkitekturë, restaurime dhe autori i dhjetëra librave me vlera kulturore, historike dhe arkitekturore të Profesor-doktor Emin Rizës, me të drejtë është quajtur nga shokët se shkencëtari pa shtëpi. Kjo për shkak të temperamentit të tij dhe mospërfshirjes në aferat e pasurimit të shpejtë.
Ishin shërbimet e Komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës, të cilët mundësuan gjetjen e Profesor-doktorit, në kodrat e Liqenit. Shërbimet kishin tre ditë që kryenin kërkime në këtë zonë, pasi dyshohej se Riza mund të tentonte të vetëmbytej. Është gjetur pranë lokaleve që ndodhen në zonën afër monumentit të Tre vëllezërve Frashëri. Ishte gjysmë i zhveshur, në një gjendje depresive, sikur të donte të mbytej në liqen, - është shprehur një nga efektivat e policisë që e kishte gjetur.
Hetimet për zhdukjen e profesorit nxorën disa pista hetimi për policinë. Hetimet përfshinë që nga problemet personale për shkak të një gjyqi për shtëpinë ku banon. Në ndonjë lidhje të mundshme të zhdukjes me vdekjen në rrethana misterioze, të bashkautorit të Rizas, Njazi Haliti, në librin Banesa qytetare kosovare e shekullit XVIII-XIX, që solli mjaft reagime në qarqet serbe.
Gjendja në të cilën është gjetur dhe pohimi i vetë profesorit se ka humbur ndjenjat, kanë bërë që policia të nxjerrë si pistë kryesore të hetimit atë të humbjes së ndjenjave apo të memories prej 69-vjeçarit.
Besim Ymaj, drejtori i Spitalit Ushtarak, tha se gjendja e Profesor-doktor Emin Riza, ishte e rëndë. Ymaj siguroi se janë duke iu bërë të gjitha ekzaminimet e duhura dhe se Riza do të trajtohet për të paktën 24 orë në terapinë intensive të mjekëve në Spitalin Ushtarak.
Tritan Shehu, nënkryetar dhe deputet i PDR-së, mik i Profesor-doktor Emin Riza, e ka vizituar në spital gjatë trajtimit mjekësor. Sipas Shehut, janë marrë të gjitha masat për të marrë shërbimin e duhur mjekësor. Ai është shprehur se nga sa ka dijeni, gjithçka ka ndodhur për shkak të problemeve shëndetësore të Rizas.
Blandi Riza, i biri Profesor-doktorit, ka falenderuar nga Spitali Ushtarak gazetarët e NEWS 24, dhe veçanërisht emisionin Jetë në Kërkim, për ndihmën e dhënë dhe angazhimin për të ndihmuar në gjetjen e babait të tij.
Profesor-doktori Emin Riza, njohës I shkëlqyer I arkitekturës I humbur prej 48 orësh
Të fshehtat e zhdukjes në Tiranë të ish deputetit të PD
Telefonuesit së bashku me gazetarët për të ndihmuar familjen Riza
Nga. Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
Jetë në Kërkim, hap çështjen e zhdukjes mi sterioze të ish deputetit të Partisë Demokratike, Emin Riza. I biri I tij, Blanti I kontaktuar nga gazetarët ka dhënë detaje rreth largimit në të të atit. Ndërsa ishin të shumtë telefonuesit që jepnin informacionet e tyre duke bashkëpunuar me stafin e emisionit për të ndihmuar familjen Riza, në gjetjen e të dashurit të tyre. Emin Riza është shkencëtar, një nga restauratorët më të mirë të monumenteve në Shqipëri. Mbas luftës në Kosovë, ka punuar aty në një projekt të financuar nga PNUD-i. I biri I gjuhëtarit Selman Riza, një nga korifenjtë e linguistikës në Shqipëri, patriot I shquar. I diplomuar për Inxhinieri-ndërtimi, ka gradën profesor-doktor, dhe është aktualisht punonjës I Institutit të Monumenteve në Tiranë. Emini ka qenë edhe deputet I Partisë Demokratike. 69-vjeçari nihet edhe si njeriu që ka përpiluar dosjen për vlerat historiko-kulturore të qytetit të Beratit për UNESCO.
Largimi
Rreth orës 15.00 të pasdites së të djelës, ka dalë nga shtëpia pa I thënë askujt se ku po shkonte. Në shtëpi ka lënë telefonin celular, por edhe dokumentat e identifikimit, duke lënë të kuptohet se nuk ka patur ndërmend të largohej larg. Me trup mesatar, flokë të thinjura dhe të rëna. Shenja personale dy
nishanë të dukshëm në faqe, ka veshur këmishe gri e pantollona me ngjyrë të errët.
Kërkimet
Investigimet e gazetarëve janë kryer në një bashkëpunim të ngushtë me policinë, dhe si kurrë ndonjëherë gazetaërt dhe oficerët e policisë kanë shkëmbyer infomrmacionet me gazetarët. Duke punuar si një skuadër e vetme kanë kryer verifikimet e të gjitha informacioneve të ardhura me shpresën që edhe 69-vjeçari të kishte fatin e Agim Ferhatit, të moshurit që kishte humbur dhe u gjet gjatë emisionit të kaluar.
Kërkimet
Kërkimet e policisë për Emin Rizën nisën paraditen e djeshme, dhe patën interesimin e ministrit të Brendshëm Bujar Nishani, SPKM, Gjergj Lezhja, ndërsa në terren veprimet drejtoheshin nga shëfi I Komisariatit numër 3 të Tiranës, Gjergj Jorgo.
Për zhdukjen e ish deputetit të PD, isahte vënë dijeni dhe është interesuar dhe kryeministri Sali Berisha