aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  PERSONA TE HUMBUR
a
 
   

 

ENAIDA MILAJ

Datelindja: 23 prill 1983
Gjatesia: -
Ngjyra syve: Kafe
Ngjyra flokeve: Geshtenje
Zhdukur ne: Fier
Data e zhdukjes: viti 1986
Publikuar ne emisionin e dates: 02.04.2007

   

ZHVILLIMI I FUNDIT
(30,04,2007)

Zbulohet një pjesë e enigmës 20-vjecare

Eva Duli: Enajda u birësua në vitin 1987-ës
Për herë të parë, pas 20 vitesh kërkimesh, nga nëna e Enaidës, drejtoresha e shtëpisë së foshnjës Shkodër, znj.Eva Duli pohoi për Jetë në Kërkim faktin se Enaida ekzistonte e regjistruar në këtë shtëpi foshnjore. Enaida kishte qëndruar në këtë vend shumë vite më parë. Por në vitin 1987, vajza ishte adoptuar prej një familjeje shqiptare, ndërsa ishte vetëm 4 vjeçe. Ndërkohë, në listat themeltare të gjendjes civile të Republikës së Shqipërisë, Enaida Vasil Milaj, e datëlindjes 23.04.1983, figuron me vendndodhje në Shkodër, me të gjitha të dhënat e mësipërme. Kjo është dhe prova që vjen nga gjendja civile e këtij qyteti. Pas birësimit, Enaida mund të ketë ndryshuar gjenealitet, duke ngadalësuar disi investigimin e gazetarëve të Jetë në Kërkim. Kjo solli edhe rikthimin e gazetarëve në pikën e nisjes, pikërisht aty ku ndodhen gjurmët e fundit të Enaidës.

(24,04,2007)
Kërkimet për Enaidën sjellin nga Greqia të ëmën

Nga:Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
Kërkimet për të bijën, të cilën ia shkëputën nga duart 20 vjet më parë, kur Enaida e vogël ishte vetëm 4 vjeçe, ka kthyer nga Greqia ku ka emigruar dhe ndodhet bashkë me 3 vajza të tjera, Valentina Cangollarin. Sytë e nënës e hedhin larg vështrimin, me shpresë që edhe sytë e Enaidës ta merrnin atë dritë dashurie që nëna ia ka falur që ditën kur ajo e lindi. Për Valentinën, Enaida është ajo Kozeta e vogël, të cilën, ajo nuk pati mundësi ta mbante, për shkak të kushteve që e rrethuan atë periudhë të vështirë. Ajo s'kërkon asgjë më tepër, përveç dëshirës për ta riparë edhe njëherë pas kaq vitesh që s'mundi ta përkëdhelte dot. Vajza e saj rezulton ende në regjistrat e Gjendjes Civile të qytetit të Shkodrës, me emrin Enaida Milaj, dhe ka adresën e shtëpisë së fëmijës të qytetit veriperëndimor. Por në të vërtetë, vajza është birësuar në Tiranë në vitin 1987, dhe ka ndryshuar mbiemër e ndoshta edhe emër. Gjithsesi, në Shkodër është një tjetër vajzë që ka datëlindjen e saj dhe i përafrohet emrit, por që gazetarët janë në proces verifikimi nëse është me të vërtetë ajo.

Një sëmundje e mundon shumë Valentinën, që të kërkojë me doemos ta takojë të bijën

(16,04,2007)
Në ndihmë të së ëmës biologjike duke kërkuar Enaida është birësuar në Tiranë

Enaida Milai është birësuar nga një familje me banim në kryeqytet në vitin 1987, kur ishte vetëm 4 vjeçe. Ishte ky lajmi i mirë dhe i keq për të ëmën dhe tezet e vajzës, që më në fund morën guximin ta kërkojnë. Ekzistenca e një familje birësuese i ngushëllonte të afërmit biologjikë të saj, se të paktën vajza ka pasur një familje që të kujdeset për të dhe për t'i zëvendësuar deri diku atë dashuri prindërore që i ka munguar dhe që është mjaft e rëndësishme, sidomos në moshën e adoleshencës dhe më pas. Lajmi i birësimit konfirmohet për Jetë në Kërkim, nga drejtuesit e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër, nga ku është adoptuar.

(02,03,2007)
Është gjallë dhe e birësuar në Tiranë

Nga:Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
E ëma biologjike dhe tezet e Enaida Milajt, mësojnë pas 25 vitesh se vajza është e gjallë dhe që për të kujdeset një familje tiranase, e cila e ka birësuar. Kjo falë hulumtimeve dhe investigimeve të gazetarëve gjatë emisionit të djeshëm në NEWS 24. Vajza është transferuar në befotrofet, Durrës, Tiranë dhe Shkodër, ku dhe është birësuar. Ky fakt ndikon në ngadalësimin e investigimeve, për vetë karakterin delikat që mund të ketë për vetë vajzën apo familjen që e ka birësuar. Gjithsesi, gazetarët e kanë konsideruar mjaft të rëndësishëm faktin që vajza duhet takuar, në mënyrë që të mësojë rreth nënës së saj biologjike dhe tri motrave që nuk i njeh e që ndodhen me të ëmën në Greqi.

 


 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara