Historia e treguar nga nëna e tij:
-Sa të jetë gjallë babi un nuk kthehem më në shtëpi, këto kanë qënë fjalët e Edmond Zogut para se të zhdukej, është larguar nga shtëpia në 29 korrik të vitit 1993 për shkak të keqtrajtimeve nga i ati, është larguar bashkë me një djalë që punonte afër shtëpisë së tyre, dhe mendohet se sëbashku kanë kaluar kufirin të cilët kapen nga policia dhe dërgohen në një vend afër Greqisë. Djali i cili ka qënë i shoqëruar Edmondi është kthyer për në shtëpi ndërsa vetë Edmondi nuk është kthyer dhe i ka thënë djalit
-se unë nuk kthehem në Shqipëri deri sa të jëtë gjallë im atë, do të vdes në grepat e Grekëve më mirë.
Nëna e tij tregon se ka komunikuar me djalin për rreth 6 muaj, për herë të fundit ajo ka folur me Edmondin në janar të 94-trës, në këtë bisedë flet edhe i ati, biseda zgjati rreth gjysmë ore. Në bisdën që bën me të atin Edmondi bëhet keq dhe i thotë të ëmës
-unë pres fjalë të mira nga babi dhe jo të këqija, i kërkon asaj të flasë një ditë tjetër, i thotë se do të komunikonte edhe me të motrën por kjo gjë nuk ndodhi më sepse Edmoni nuk telefonoi më.
Kthimi i të atit në shtëpi
Babai i djalit kthehet në shtëpi në vitin 2000 dhe i thotë nënës së Edmondit së do të hiqte emrin e tij nga vajzat dhe djali në gjëndje civile, dua të martohem me dikë tjetër. Djali mund të ketë vdekur në Pukë dhe un kam shkuar për të marrë hak tek shtëpia e Pukjanëve, këto kanë qënë fjalët që i ka thënë bashkëshorti të ëmës së Edmondit dhe është larguar, se cmund të ketë ndodhur më pas nuk dihet asgjë. Aktualishtë i ati i Edmondit jeton në Greqi,