aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  PERSONA TE HUMBUR
a
 
   


 

FIORDA KIPE

Datelindja: 16.05.1979
Gjatesia: -
Ngjyra syve: Kafe
Ngjyra flokeve: Geshtenje
Zhdukur ne: Durres
Data e zhdukjes: Pranvere 93
Publikuar ne emisionin e dates: 02.10.2006

   

ZHVILLIMI I FUNDIT
(
dt.30.10.2006)

Surpriza në Jetë në Kërkim, zbardhet zhdukja misterioze

Unë e di kush e trafikoi Fjorda Kipen në Itali
Nga: Gerti Xhaja
Jetë në Kërkim zbulon gjurmët e fundit të vogëlushes Fjorda Kipes, e zhdukur 13 vite më parë teksa ishte përpara shtëpisë të së ëmës në Durrës, pranverën e vitit 1993. Një telefonuese nga Vlora ka kontaktuar me gazetarët e emisionit të gazetares Mirjeta Ngjela dhe ka pranuar se në të njëjtën periudhë e ka parë këtë vajzë në Vlorë. Madje ajo është kujdesur për të, e ka larë e ushqyer, teksa e ka parë me dhimbje të largohej me dy personat që e kishin sjellë për të shkuar në drejtim të Italisë. I njoh mirë ata dy persona, pasi u bënë personazhe të grupeve kriminale të qytetit tonë dhe tashmë janë vrarë. Vajzën ma sollën që të lahej dhe të qëndronte derisa të siguronin mënyrën për të ikur në Itali. Ajo e shkreta besonte se do të martohej me njërin prej tyre, por kur unë i pyeta ata, mu përgjigjën se kjo nuk ishte puna ime. E njoh mirë atë vajzë që keni në foto, është sikur ta kem tani para syve buzëqeshjen e saj fëminore, - ka përfunduar telefonuesja. Fjorda Kipe kishte kaluar një jetë të vështirë, e detyruar që për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike të së ëmës, të kalonte pjesën më të madhe të jetës së saj në shtëpitë e fëmijës.

Dëshmia e nënës së Fiordës
Ja se si shprehet zemra e thyer dhe e coptuar e një nënë për vajzën e saj që ka kaq vite që nuk di se cbëhet me të.
Kamë denoncuar dhe kam folur me policinë, skam marrë asnjë përgjigje. Më pas jam shrtruar në spital dhe për një farë kohe i ndërpreva kërkimet për vajzën time, kur kam dalur më pas nga spitali kam filluar të kërkoj sërishtë. Më kanë thënë që është në Bolonja në Itali, dikush më ka thënë se është e martuar, e kemi parë me karrocë në dorë në Itali. Dikush më tha që e kanë parë në rrugë. Me shëndet unë kam qenë shumë e sëmurë dhe gjithmon mendoja se mund të më dëgjonte dikush e ti thonte fëmijës tim që nëna jote po vdes. Nëse më dëgjon do ti lutesha te më merrte në telefon, edhe pse jamë e sëmurë guximin e kam ta kërkoj edhe në majë të malit.

Lutja vetme e nënës së Fiordës
Do ti falja cdo gjë të keqe që ajo të ketë bërë, vetëm të kthehet pranë meje. Nuk do kisha asnjë lloj problemi, të më marrë në telefon nëse më dëgjon se kamë 13 vjet që e këkroj dhe po qajë. Të jetë mirë për vete dhe të më thotë që është mirë sdua asgjë vetëm këtë gjë këkoj prej saj.


 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara