aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  PERSONA TE HUMBUR
a
 
   

 

FLORENC PEQINI

Datelindja: 05.05.1973
Gjatesia: 170 cm
Ngjyra syve: Kafe
Ngjyra flokeve: Geshtenje
Zhdukur ne: Durres
Data e zhdukjes: Shtator 1994
Publikuar ne emisionin e dates: 23.10.2006

   

ZHVILLIMI I FUNDIT

Historia
Florenc Peqini, I njohur ndryshe në Elbasan si Flori I Liqes do të largohej nga shtëpia në shtator të vitit 1994. Enigma e jetës së tij tashmë numëron vitin e 13-të. Mustafa Peqini, babai I Florit, Mustafa Peqini vdiq në datën 5 maj të dy viteve më parë, datë që korrespondon me ditëlindjen e djalit të humbur. Po ashtu edhe nëna e tij Liqeria do të largohej nga kjo jetë duke ua lënë 7 fëmijëve të tjerë të saj brengën që e sëmuri. Të mësoni të vërtetën e Florit tim… – kjo do të ishte fjala e fundit e saj.

Emigrimi I parë për në Itali do të niste me eksodin e viteve '90-92, eksod I cili do ta largonte nga Elbasani edhe Florin e Liqes. Ai do të vendosej fillimisht në Rimini ku do të qëndronte për disa muaj. Këtu ai do të punonte në port me rregullimin e anijeve ose peshkarexhave. Më pas vendoset në provincën e Borgesesia - Verceli pranë Novaras dhe shumë pranë Zvicrës. Florenci ishte maft besimtar, djalë I rregullt dhe shumë I edukuar, aq sa edhe murgeshat e Borgesias në korrespondecën e tyre me murgeshat e Elena Gjikës në Elbasan I dërgonin ilace nënës së Florencit, Liqeries edhe pas shumë vitesh që ai nuk bëhej I gjallë.

Historia e zhdukjes së Florenc Peqinit do të niste pas ardhjes së tij në Shqipëri nga Zvicra, ku kishte shkuar për të qëndruar për pak kohë. Vendqëndrimi me dokumenta të rregullta ishte në Borgesesia, në kufi me Zvicren. Autoritetet zviceriane dhe ato italiane do ti jepnin përjashtim nga Italia bashkë me vulën në dokumentat e tij që e pengonin të hynte në kufirin italian për 5 vjet. Me kthimin në Shqipëri Florenci u kërkoi prindërve që të hapte vetë një aktivitet në Elbasan me paratë që u kishte dërguar më parë. Prindërit nuk mundën tia realizonin këtë gjë, madje ngulmuan që ai të emigronte sërish drejt Italisë pasi I druheshin shoqërisë që mund të krijonte Florenci në Elbasan. Ka ikur shumë I mërzitur, tregon Ahmeti vëllai më I madh. Sapo kishte ardhur në shtëpi kur vjen një telefonatë nga Durrësi. Njëra nga motrat dhe burri I saj I kishin siguruar një mënyrë për ta kaluar detin me skaf. I duhej të nisej menjëherë, pa ngrënë as drekën. Ashtu ka ikur duke u thënë prindërve: ‘S'keni më punë me mua!'. Dhe u bënë kaq vjet që nuk dimë asgjë, dhe prindërit ikën nga kjo jetë shumë të dëshpëruar.

Dy janë drejtimet që të cojnë në një pistë të asaj që mund ti ketë ndodhur Florencit. Ose dicka i ka ndodhur gjatë udhëtimit klandestin drejt brigjeve italiane, ose ai vërtet I është përmbajtur premtimit që la pas ikjes,
Po iki por ju s'keni më punë me mua…


Me kalimin e muajve pas largimit me skaf pranë familjes kanë ardhur shumë zëra që I orientonin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shumë njerëz u thonin se Florenci kishte shkuar atje dhe se nuk donte të komunonte me familje.
Por a të jetë kjo vallë e vërteta?
I ishte njeri shumë besimtar – tregon kunati Xhevahir Saliaj, dhe një njeri kaq besimtar a mund të jetë po aq katil sa mos të sjellë haber në shtëpi?! Për kaq vite sa jam dhëndër në këtë familje nuk kam parë të bëjnë një gëzim apo një dasëm, pasi e vuajnë cdo ditë humbjen e Florencit.

Në lagjen Beqir Dardha në Elbasan, emri I Florenc Peqinit është lakuar shpesh, jo vetëm sepse ka vite që nuk lidhet me familjen, por edhe sepse ai ishte një djalë me shokë shumë. Vëllezërit dhe motrat dyshojnë se janë të shumtë ata që e dinë të vërtetën por që nuk ua thonë. Ankthi I tyre ndërkohë, nuk ka të sosur deri në momentin që do mësojnë të vërtetën e vëllait të tyre. Ndërsa fëmijët e tyre tashmë janë rritur, mësojnë dhe bëjnë hapa përpara në jetë brenda hapësirës së këtij qyteti, dhe vitet po ashtu ecin, këta njerëz ende nuk kanë gjetur paqe.

Jep edhe ti ndihmën tënde.
Informo JETE NE KERKIM për cdo informacion, në numrin 0692044144,
ose familjarët në numrat
0544 0212 dhe 0682132478


 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara