I vdes nëna në Itali dhe kujdestarinë e merr tezja pa i thënë të atit.
ZHVILLIMI I FUNDIT
(27.11.2006)
Kunata nuk më lejon të shoh djalin
Tirane-Kërkoj tim bir, ma ka marrë padrejtësisht kunata ime, e cila është tezja e tij dhe prej 4 vitesh nuk më lejon ta takoj tim bir, që sot është 12 vjeç. Këto kanë qenë fjalët e 48-vjeçarit Flamur Qama, në emisionin e 15-të Jetë në Kërkim, në NEWS 24. Kjo ishte fatkeqësia e dytë për Flamurin, pas humbjes së bashkëshortes së tij, Shpresa Qama, 4 vite më parë. Një dramë e vërtetë kjo për familjen Qama, por që duket se nuk ka të përfunduar për Flamurin. Ndonëse i ka fituar të gjitha betejat legale me gjyqe në Shqipëri dhe Itali, i përfaqësuar nga avokatë shqiptarë dhe italianë, ai ende nuk mundet të takojë të birin. Dhe e gjithë kjo sipas tij, për një tekë të kunatës Zamira Elbaba, që nuk e dëshiron këtë takim. Në emisionin e gazetares Mirjeta Ngjela, veç të atit të vogëlushit, për të folur për këtë histori të dhimbshme njerëzore ishte ftuar shefja e Zyrës së Komitetit të Birësime, zonja Holta Kotherja dhe avokati i Qamas, Genci Ismaili.
Historia
Në fillim të janarit të vitit 2000, Shpresa Qama pati një shqetësim në gjoks e më pas doli që ishte një tumor. Kreu analizat përkatëse në Durrës dhe Tiranë dhe doktorët i rekomanduan një ndërhyrje kirurgjikale urgjente. Shpresa kishte në Itali dy motrat, Fjollca Plako dhe Zamira Elbaba dhe vëllamë, Ilir Elbaba, të cilët i rekomanduan në telefon një ndërhyrje kirurgjikale në Itali dhe i dolën garant për ta pritur në Apenine.
Në korrik të atij viti, Zamira mundëson një Permesso di Soxhorno false dhe Shpresa bashkë me djalin Vasil nisen nga Porti i Durrësit drejt Barit, me dokumente jo të rregullta. Policia e Barit në Itali i njohu dokumentet false dhe i kthehu për në Shqipëri Shpresën dhe të birin. Kjo i kushtoi asaj një esplulso, që i ndalonte Shpresës hyrjen në
Itali për 5 vjet
Në fund të shtatori të vitit 2000, gruaja ajo provon të ikë sërish. Përsëri me dokumente jo te rregullta, kundrejt 280 USD-ve, ajo arrin të ikë nga aeroporti i Rinasit me linjën Vjenë (Austri)- Romë (Itali), me destinacion provincën e Anconës, komuna Senegal, ku jetonin vëllai dhe dy motrat, në rrugën Bona Pera.
Dy vjet më pas, në 7 tetor 2002, Shpresa ndërron jetën në spital. Ndërkohë, ajo mbante në Itali edhe të birin Francin. E motra Zamira hap një proces gjyqësor në gjykatën Minarena në datën 4 qershor të vitit 2003, ku kërkonte hapjen e kërkesës për përgjithësi prindërore për vogëlushin, por gjykata e rrëzoi këtë vendim. Gjithsesi gjykata ia la kujdestarinë e Francit tezes së tij Zamira Elbabës, por nën survejimin e Shërbimit Social të Komunës Senigallia.
Përpjekjet
I ati i vogëlushët, Flamur Qama ka pretenduar se deri në momentit e marrjes së kujdestarisë nga Zamira të të birit, ai nuk ka pasur dijeni për asnjë nga këto veprime të kunatës. Ai hap proces gjyqësor në Durrës, ku gjykata e dënoi Zamirën për marrje të pa drejtë të fëmijës, me një shume rreth një milion e 500 mijë lekë. Gjykata e mban këtë çështje të hapur gati një vit dhe më pas e mbyll këtë çështje, duke i dënuar ato me një dëmshpërblim. Ndërkohë që në 30 maj të vitit 2006, gjykata i jep Flamurit të drejtën e përgjegjësisë prindërore dhe vendosi lejimin e takimit me fëmijën sipas datave: Nga 27 dhjetor dhe 6 janar dhe 1-15 gusht të çdo viti i jepet e drejta të atit të takoj të birin.