aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  Gjendet 13 vjeçarja
a
 
   

 

GLADIOLA KAMAJ

Datelindja: 01 nentor 1993
Vendlindja Usoje te Ballshit
Gjatesia: -
Ngjyra syve: Kafe
Ngjyra flokeve: Gështenjë
Zhdukur ne: Usoje te Ballshit
Data e zhdukjes: 23.06.2007
Publikuar ne emisionin e dates: 25.06.2007

   

ZHVILLIMI I FUNDIT
27.06.2007

Vlorë/ Arrestohet Xhevdet Goxhaj nga Mallakastra

Gjendet 13 vjeçarja që u rrëmbye me maskë

VLORE- Policia e Vlorës ka gjetur një 13 vjeçaren të zhdukur pesë ditë më parë në një fshat të Mallakastrës. G.Kanaj është rrëmbyer nga një person me maskë, I cili dyshohet se ka dashur ta trafikojë të miturën për qëllime prostitucioni. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Usojë të Mallakëstrës, ndërsa e mitura është gjendur mesditën e djeshme në zonën e ujit të ftohtë teksa udhëtonte me personin që e kishte rrëmbyer. Sipas policisë ka qënë ora 15.00 kur pas një sinjalizimi për automjetin që po udhëtonte 13 vjeçarja, është ngritur një ekip prej drejtorisë së policisë së Vlorës. Atya kanë arritur të ndalonin automjetin ku ndodhej e mitura dhe të bënin edhe arrestimin e rrëmbyesit të saj. Sipas policisë, ai është identifikuar si Xhevdet Goxhaj po nga mallakastra. Nga deklarimet e para mësohet se Goxhaj i cili është nga fshati e kishte rrëmbyer të miturën i maskuar dhe e kishte sjellë në Vlorë. Mësohet se e mitura më parë është sjellë në Tiranë, më pas në lezhë, dhe ka përfunduar në Vlorë. Burime nga policia bëjnë të ditur se dyshohet që destinacioni i të riut me të miturën ka qënë për qëllime trafikimi në Itali. I arrestuari I ëhstë dorëzuar policisë së Fierit e cila e kishte shpallur në kërkim të riun dhe kishte nisur hetimet për këtë ngjarje. Zhdukja e vajzës ëhstë trajtuar edhe në emisionin “Jetë në Kërkim” në neës 24. në emission u arrit të merren iformacione deri edhe në targa makinash me të cilat ksihte lëvizur I riu me të miturën, informacione me të cilat ka kordinuar edhe policia. Vajza I ëhstë dorëzuar familjarëve të saj, ndërkohë që mësohet se gjendja e saj psikologjike ishte e rënduar.

25.06.2007
Emisioni nis hulumtimin mbi misterin e largimit

Në kërkim të 14-vjeçares së zhdukur prej të shtunës

Nga Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
Që prej ditës së shtunë, një 14-vjeçare nga një fshat i Ballshit rezulton e humbur. Gladiola Kanaj, nga fshatit Usojë është zhdukur pa lënë gjurmë katër ditë më parë, në momentin kur asnjë nga të afërmit e saj nuk ndodhej në shtëpi. Prindërit e saj, kur janë kthyer në banesë dhe nuk e kanë gjetur vajzën e tyre, kanë menduar se ajo mund të kishte shkuar te ndonjë i afërm i tyre në fshat. Orët kalonin dhe 14-vjeçarja nuk ishte kthyer në shtëpi, familjarët janë detyruar që të bënin dhe denoncimin në polici për zhdukjen e mistershme të saj. Uniformat blu, menjëherë kanë shpërndarë në të gjithë vendin, sidomos në pikat kufitare, foton e 14-vjeçares së zhdukur si dhe kanë marrë në pyetje dy prindërit si dhe të afërm të tjerë. Një i afërm, kushëri i çiftit Kanaj, ka deklaruar në polici se ditën e premte dhe të shtunën për gati tri orë, një djalë nga Visoka së bashku me dy persona të tjerë kanë pritur afër banesës së familjes Kanaj. Duke u nisur nga ky fakt, dyshohet se vajza mund te jetë rrëmbyer. Policia nga ana e saj ka filluar menjëherë kërkimet për identifikimin e dy personave si dhe të makinës me të cilën ata kanë lëvizur. Në kohë rekord uniformat blu kanë mundur të identifikojnë njërin prej personave të cilët kanë qëndruar pranë banesës së vajzës. Nga marrja ne pyetje e tij, ka rezultuar se ai punonte taksist dhe se kishte pritur për rreth 90 minuta afër shtëpisë së vajzës, pasi ishte porositur nga një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Në ndihmë të familjes Kanaj, për gjetjen Gladiolës, është vënë dhe emisioni i Mirjeta Ngjelës, Jetë në Kërkim.

 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara