aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  Gjendet pas 5 vitesh korçari i humbur në Itali
a
 
   

 

GEZIM HOXHA

Datelindja: 22.08.1956
Vendlindja Devoll(Baban)
Gjatesia: 1.70 m
Ngjyra syve: Kafe
Ngjyra flokeve: Geshtenje
Zhdukur ne: (Itali)
Data e zhdukjes: 2002
Publikuar ne emisionin e dates: 28.05.2007

   

ZHVILLIMI I FUNDIT
(18,06,2007)

Surpriza e radhës në Jetë në Kërkim. Gazetarët ribashkojnë një tjetër familje të ndarë nga fati i keq

Gjendet pas 5 vitesh korçari i humbur në Itali

Telefonata e drejtpërsëdrejtë sjell emocion në studio

Nga: Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
Gjendet pas 5 vitesh në Itali, 51-vjeçari Gëzim Hoxha, nga fshati Baban i Devollit në Korçë. I ikur në emigrim jashtë vendit me eksodin e ambasadave, Gëzimi i kishte ruajtur kontaktet me familjen deri në vitin 2002. Një letër në të cilën shkruante se nuk kishte më mundësi t'i ndihmonte, ishte kontakti i fundit i tij me familjen. Letra vinte nga Arezo e Italisë. Fillimisht, të afërmit menduan ta linin të qetë të bënte jetën e tij. Por sa më shumë iknin ditët, aq më shumë shtohej ankthi se çfarë po ndodhte në jetën e Agimit; mungesa e informacioneve për të, gjithfarë ndjesish tek familjarët. Së fundmi, ata trokitën te gazetarët e emisionit Jetë në Kërkim, për të kërkuar ndihmë për gjetjen e të dashurit të tyre. Dhe brenda emisionit të mbrëmjes së djeshme në NEËS 24, gazetarët e studios Redaksia, bënë mrekullinë duke duke kontaktuar drejtpërsëdrejti me vetë Gëzimin pas 5 vitesh.

Kush është?
Prej 5 vjetësh, familja Hoxha e vendosur në fshatin Baban, nuk kishte asnjë lajm nga djali më i madh i familjes. Fshati Baban ndodhet rreth 8 kilometra larg qytetit të Devollit, pranë Korçës. Në shtëpinë e varfër e të rrënuar nga vetmia, Gëzimi ka lënë nënën e sëmurë dhe vëllain Agim. Për t'i shpëtuar gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet e gjithë zona, Gëzimi merr rrugën e kurbetit në vitin 1990, kur sapo u shpërthyen dyert e ambasadave dhe shumë shqiptarë kërkuan strehim politik në vendet e Europës perëndimore. Gëzim Hoxha, pasi qëndron rreth dy vjet në Itali, kthehet në vendlindje. Pas qëndrimit për disa muaj në Baban, ai niset përsëri për në Itali, por këtë herë së bashku me bashkëshorten e tij Afërdita dhe vajzën disa muajshe, duke lënë në shtëpi nënë Fatimen dhe vëllain Agimin. Komunikonte shpesh me familjen deri në vitin 2003. Por pas këtij viti, kur dërgoi edhe letrën e tij të fundit, familja humbet çdo kontakt. Sipas Agimit, vëllait më të vogël, divorci e kishte rënduar psikologjikisht të vëllain. Në letrën e fundit, të afërmit vunë re notat e dëshpërimit të njeriut të tyre.

Bashkëpunimi
Emigranti Gac Mjeda telefonon nga Italia dhe thotë se e ka parë Gëzim Hoxhën. Mjeda jep zonën dhe informacione të tjera.

 

 


 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara