
 |
|
GJERGJI GJINI
I GJETURI I PARE NE JETE NE \KERKIM
|
ZHVILLIMI I FUNDIT
(04.09.2006)
Lotë gëzimi, për herë të parë në rrethin familjar të Gjergji Gjinit. Pas komunikimit direkt në emisionin “Jetë në Kërkim”,në NEWS 24, tezet dhe të afërmit e tij, janë mbledhur për të përjetuar së bashku, momentet e gëzimit pas kontaktit telefonik me Gjergjin. Prej 14 vitesh e kishin konsideruar të humbur, dhe pikërisht në momentin kur askush prej tyre nuk besonte se do të dëgjonte sërish zërin e nipit, lidhja telefonike bëhet e mundur në studion e “Jetë në kërkim”. Gjergj Tiransi, sic njihet ai, në rrethin shoqëror në Londër të Anglisë ku jeton dhe punon prej 12 vjetësh, I kishte munguar familjarëve që prej vitit 1992, pas një emigrimi klandestin me destinacion Gjermaninë. Për rreth 1 vit, ai qëndroi në kampet gjermane të refugjatëve klandestinë, dhe kontakti I fundit ka qenë me tezen e tij Luçi Gjini, nw Gjermani. Më pas Gjergji, humbi lidhjet me të afërmit në Shqipëri, midis të cilëve e priste me më shumë ankth nga të gjithë nëna e tij Anastasia, e cila ndërroi jetë dy vjet më parë me pengun e një receptori telefonik që nuk ra kurrë.
Gjergji Gjini: “Nuk kishim telefon
Ndërsa vetë Gjergji pohon për gazetarët e “Jetë në Kërkim” se në fillim ka tentuar disa herë nëpërmjet fqinjëve në Tiranë, të fliste me nënën e tij, për të cilën përlotet, por ishte e pamundur. Jetesa e vështirë e bënte të pamundur pasjen e një telefoni në shtëpinë e tyre në vitet ’92-’94. “Pastaj, shumw nga tw afwrmit e mi, ishin larguar jashtw vendit. Nuk kisha fare mundwsi tw flisja me nwnwn time”. Vitet pa folur nw telefon, pasuan njëra-tjerën.
Tezja e Gjergjit, Leonora Kola
“Kudo që shkoja, njerëz të shumtë në Tiranë, ata që njihja dhe ata që nuk I njihja, më uronin për Gjergjin. Shumë të tjerë që nuk I kisha takuar ndonjëherë, më treguan se ishin përlotur bashkë me mua, ndërsa ndiqnin emisionin”. Leonora Kola, tezja që komunikoi drejpërsëdrejti me të në emision, shprehet e entuziasmuar një ditë pas lidhjes me Gjergjin. Më pas ajo rrëfen se si është rilidhur pas emisionit me Gjergjin. “Është njësoj sikur na je ringjallur – I thashë Gjergjit. Shpirt I tezes, na ke munguar shumë. Ke krijuar një jetë të re atje larg në Londër dhe nuk të kërkojmë dot të kthehesh, por fol me ne sa më shpesh që të të dëgjojmë zërin. Me dokumentat që të duhen nga Shqipëria, të ndihmon tezja me gjithcka. Për mamin, mos u mërzit, këto janë gjëra të jetës e duhet t’I përballojmë”
Londër
Festë në Victoria Station, Zone One. Kjo ka qenë atmosfera e krijuar në një nga lagjet më të mëdha të kryeqytetit britanik, ku jeton Gjergji Gjini I gjetur në emisionin “Jetë në kërkim”. Emigrantët shqiptarë atje e mbështesin 33-vjeçarin, duke e ngushëlluar edhe për vdekjen e nënës së tij në Shqipëri. Miku I ngushtë, emigranti Mark Delia thotë fjalët më të mira për Gjergjin, duke e mirëkuptuar bashkë me shumë të tjerë mungesën e gjatë të tij, në shtëpi.
|