| |
|
Rrëfimi i historisë nga Familja:
Gjergji Zhupani punonte prej disa kohësh në fshatin Ajas në rajonin Larisë të Greqisë pranë një pronari Grek me emrin Panajot Bogdanos, ku dhe ka jetuar prej 6-muaj në shtëpin e tij. Në momentet para zhdukjes mësohet se Gjergji ka pasur një konflikt me pronarin e tij i cili me sa dukej e keqtrajtonte djalin e ndrojtur. Greku Panajot Bogdanos i thoshte shokëve të Gjergjit se mos ndokush prej tyre e kishte marrë ne shtëpi, thoshte se mos Gjergji ka ikur në Shqipëri, nuk është gjetur asgjë nga rrobat e tij. Ndërsa vellai i Gjergjit ka shkuar në Greqi në vendin e zhdukjes dhe ka bërë denoncimin e zhdukjes në vitin 2000. Greku është hequr sikur e ka bërë vetë ai denoncimin. Panajoti ka dalë vetë në fillim vullnetarë për të mbajtur Gjergjin në shtëpi, Gjergji nuk ka thënë asgjë për ndonjë largim të mundshëm nga pronari. Në polici janë thirrur për të dëshmuar edhe 2 Shqiptarë nga Korça të cilët thonë se nuk dinë asgjë për të. Dosja e Gjergjit Zhupanit është akoma e hapur në Greqi. Familjarët kanë bërë denoncime të shumta në institucione të ndryshme në Shqipëri, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Që nga kjo datë Gjergji lë gjurmët e tij të fundit në Larisa. |