ZHVILLIMI I FUNDIT
(02.04.2007)
Gjendet në Dhërmi i zhdukuri nga Mamurrasi
Nga:Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
Jetë në Kërkim i kthen familjes 39-vjeçarin e zhdukur dy javë më parë. Gjin Kokaj nga Mamurrasi, u paraqit në emisionin e Mirjeta Ngjelës, të hënën e kaluar në NEWS 24. Fill pas publikimit të rastit, në redaksinë e emisionit mbërritën telefonata të shumta, të cilat pretendonin se e njihnin Kokajn dhe shpreheshin se ai ndodhej në një fshat të Dhërmiut, ku baronët e kishin punësuar si bari me dhen. Një telefonues ka kontaktuar drejtpërsëdrejti me Mirjetën në emisionin e kaluar, duke u shprehur se ishte i kunati i personit që kishte punësuar personin që i përshtatej të dhënave të Gjin Kokës, si bari. Sipas tij, Kokaj shfaqte simptoma të humbjes së kujtesës, ndërsa për të mos e lënë të endej rrugëve, banorët e kishin punësuar si bari, duke i siguruar ushqim dhe strehim. Telefonuesi ka vijuar kontaktet me gazetarët edhe pas emisionit, të cilat sollën konfirmimin se bariu ishte Gjin Kokaj dhe kërkohej nga familja. Kurorëzimi i këtyre kontakteve ishte kthimi i Kokajt në shtëpi nga banorët e Dhërmiut. Në një telefonatë të drejtpërdrejtë në emisionin e mbrëmjes së djeshme, e ëma e Kokajt ka falënderuar stafin e Jetë në kërkim, që mundësoi gjetjen e të birit dhe kthimin e tij pranë familjes. ge.xha.
Bashkëpunimi
Për gjetjen dhe kthimin e Gjin Kokajt ndihmuan banorë të shumtë të Dhërmiut, ku 39-vjeçari ishte punësuar si çoban.
(25.03.2007)
Ende vazhdon të jetë i humbur 39 vjecari Gjin Mark Kokaj nga Mamurrasi. 39 vjecari ka dalë nga shtëpia një javë më parë dhe nuk është kthyer më. Familjaret e tij pohojnë se Gjin Mark Kokaj vuan nga crregullime të kujtesës. Nuk është hera e pare qe 39 vjecari largohet nga shtëpia sepse ka ndodhur edhe më parë por është kthyer brënda 24 orëve.Ky është ratsi i parë kur ai mungon prej një jave në familje cka ka cuar në alarminin e familjarëve të cilët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të afërmit të tyre .