aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  PERSONA TE HUMBUR
a
 
   

 

HABIBE BRAHO

DATELINDJA 19.06.1987
DATA E HUMBJES: gjate vitit 1996-1997
VENDLINDJA -
ZHDUKUR NE; Korcë
VENDBANIMI Korcë
FLOKET -
SYTE -
GJATESIA -

   

ZHVILLIMI I FUNDIT
(08.01.2007)

E larguar rreth 4 vite më parë, Habibe Braho mbahet mend nga shoqet e saj të konviktit si një vajzë tepër dinamike dhe gjithnjë gazmore. Para largimit ajo kishte kërkuar që edhe një nga shoqet e saj të shkonte me të. Habibja , e dashuruar me një djalë që mendonte se ishte princi I ëndrrave, nuk e dinte se ku do të ishte fati I saj. Edhe pse I premtoi shoqes së saj të ngushtë se do ta telefononte cdo ditë, ajo prej kohësh nuk I ka dërguar më as një letër. Të shqetësuara, jetimet e Korçës kanë denoncuar rastin në Jetë në Kërkim , duke shpresuar që dikush do ti njoftojë për vendodhjen e Habibes. Dhe kështu ka ndodhur! Mbrëmjen e të hënës 8 janar 2007, një telefonues nga Anglia jep sinjale jete për Habibe Brahon.

 E kam takuar në Londër, rreth dy vite më parë. Madje për pak kohë kam mbajtur edhe korrespondecë me të. Kohët e fundit nuk e kam parë më në Londër, por pas bisedës së fundit me të, më tha se do të shkonte në Spanjë. Tha se do të martohej me një shtetas spanjoll….

Gazetarët e Jetë në Kërkim dhe Mirjeta Ngjela, janë në pritje të një numri telefoni që do ti afrojë me Habiben. Ndërsa vazhdojnë të bëjnë thirrje për këdo që e njeh dhe di se ku ndodhet, të njoftojë në redaksi sa më shpejt.


 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara