aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  PERSONA TE HUMBUR
a
 
   

 

HASAN BREGU

Datelindja: 15.02.1955
Gjatesia: 165
cmNgjyra syve: Kafe
Ngjyra flokeve: Gështenjë
Zhdukur ne: Greqi
Data e zhdukjes: 16 shtator 1994
Publikuar ne emisionin e dates: 30.10.2006

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Hasani me te birin e tij Bledi

 

ZHVILLIMI I FUNDIT
(14,05,2007)

Hasan Bregasin e ndoqi policia
Vjen për herë të parë intervista ekskluzive e Mentor Dashit, personit që ishte me Hasan Bregasin mbrëmjen e 16 shtator 1994, kur shënohet zhdukja e tij. Ishim 4 emigrantë që rrinim në dy grupe, kate të ndryshme të një vile, unë rrija me Ilirjan Hasanin, ndërsa Hasan Bregasi me Myzafer Çuedarin. Atë natë u dëgjuan hapa. Hasani me Myzaferin janë larguar me vrap, e nis rrëfimin Mentori, duke vazhduar se ai vetë ka dëgjuar fjalë në greqisht të personave që ngjiteshin në vilë. Më pas Mentori tregon se me Ilirjanin kanë kërkuar Hasanin dhe Myzaferin, dhe gjetën vetëm këtë të fundit që kishte çarë këmbës gjatë ikjes. Myzaferi ka thënë se janë dëgjuar edhe të shtëna, por që vetë ai mohon t'i ketë dëgjuar. Familjes i kanë kthyer 2 milionë dhrahmi që Hasani i kishte kursyer e që nga ai moment nuk kanë dëgjuar më për të. Hasani ka ikur në Greqi rreth datës 24 prill ‘94, dhe aty humbin gjurmët e tij. Rasti i Hasan Bregasit u trasmetua në kuadrin e bashkëpunimit me Jetë në Kërkim, nga emisioni analog Fos sto tunnel, në TV Alter në Greqi.

Dëshmia
Për Bregasin pati një dëshmi sikur ishte parë në 22 janar të këtij viti në zonën e Korinthos.

(12,02,2007)
ALTER TV, bashkë me NEWS24 kërkime për Bregasin

Dritë jeshile për të gjetur pas 13 vitesh skrapalliun Hasan Bregasi. Të dhënat dhe informacionet për vendodhjen e tij të grumbulluara nga gazetarët e Mirjeta Ngjelës, janë paraqitur të premten nga emisioni partner Helen, Foss sto tounel të gazetares Angjeliki Nikoluli, në ALTER TV. Në fakt, stafi I Nikolulit I është përgjigjur menjëherë ftesë për të kërkuar bashkarisht gjurmët e shqiptarit të humbur në Greqi. Për gjetjen e tij, me Nikolulin janë duke bashkëpunuar dhe bashkëpuntorët vullnetarë të Jetë në Kërkim. Gazetarët e NEWS 24, zbuluan pas 13 vitesh se Bregasi ishte gjallë dhe se ndodhej në Lutraq të Korithos në Greqi.

(12,02,2007)

Bregasi pritet të takohet me familjen pas 10 vitesh

Tashmë nuk ka asnjë dyshim. Hasan Bregasi, i zhdukur prej 13 vitesh është gjallë, ndonëse gjendja e tij konsiderohet e sëmurë psikike. Misteri i një fundi të tillë të babait të tre fëmijëve, mund të zbardhet vetëm nga ai. Nuk dihet se nga çfarë trembet 52-vjeçari, por është konfirmuar fakti se ai ka shlyer edhe një dënim në Greqi. Janë dy bashkëpunëtorë të Jetë në Kërkim, të cilët dolën vullnetarë për ta gjetur dhe lidhur me familjen e tij. Ata përfaqësojnë grupin e madh të telefonuesve të emisionit të kaluar, të cilët sollën për herë të parë pas 10 vitesh, shpresën në sytë e nënës së tij 70-vjeçare, e cila kishte ardhur nga Lushnja për të ndjekur nga studioja e gazetares Mirjeta Ngjela, kërkimet që bëheshin për të birin. Dy bashkëpunëtorët, Mondi Sota dhe Ylli Tare, me anë të telefonata të lidhura nga studioja, siguruan plotësisht se Bregu ndodhet në zonën e Korinthos në Greqi, dhe se shumë shpejt do të mundësojnë lidhjen e tij me familjen.

(05,02,2007)

Gjenden pas 13 vitesh gjurmët e Skraparliut

 E vetmja gjë që më mban ende gjallë, është të shikoj edhe një herë djalin tim Hasanin. Në prill mbush 13 vite që ka ikur në drejtim të Greqisë dhe nuk di nëse është i gjallë apo ka vdekur.

Zeliko Bregasi është 70 vjeçe dhe jeton me brengën e zhdukjes së mistershme të të birit. Gazetarët e Jetë në Kërkim e takuan Zelikon në shtëpinë e saj në Skrapar, ku sa herë që përmendej emri i djalit të madh të 8 fëmijëve të saj, sytë e gruas së moshuar shkëlqenin. Stafi i gazetarëve vinte në Skrapar me një lajm të mirë, atë të gjendjes së gjurmëve të një personi që ka të gjitha karakteristikat e Hasanit, në Greqi. Ky person ka kryer një dënim në shtetin helen, por prej atëherë ka kaluar në depresion dhe bën një jetë endacake. Të dhënat e gazetarëve flasin se gjendja e tij është e sëmurë dhe mbase është ky misioni i kësaj nëne që e mban ende të gjallë.

Hasani ka ikur në Greqi rreth datës 24.04.1994, me njërin nga kushërinjtë e tij të quajtur Avni. Pasi bënë disa dite rrugë në këmbë, arritën në vendin e quajtur Dhionisë ose (Dionis). Hasani vendoset në Greqi, ku punoi disa ditë me Avniun, bënte suvatime në një banesë, por brenda pak ditësh i del një punë tjetër me mur guri, në vendin e quajtur Skinja ose Skini, një zonë e Neamokerit ose Marathonë, në Athinë. Hasani atje mbante emrin Kosta, punonte usta në ndërtim me punëtorë Ilirjanin ose Jani në Greqi, ndërsa Mentori dhe Myzaferi që atje quhej Pandeli, dy emigrantë të tjerë, grumbullonin gurë. Pasi punuan disa muaj në Skinja, në orët e vona të natës së 16 shtatorit të 1994, në vendin ku flinin katër shqiptarët ndihen sinjalet e makinave të policisë greke. Emigrantët dolën nga vendi ku flinin dhe ikën jashtë në errësirë për disa orë. Tre të tjerët u bashkuan përsëri, ndërsa Hasani jo. Që nga ajo ditë, zemra e kësaj nëne përjeton ankthin e kësaj mungese enigmatike. Ndërsa babai i Hasanit nuk mundi ta duronte gjatë dhimbjen, duke u larguar nga kjo jetë me një amanet për të gjithë fëmijët e tij, të zbulonin të vërtetën e Hasanit.

Ka ikur në Greqi me djalin e hallës, me pas zhvendoset për të punuar në një vend tjetër ku qëndronte djali tjetër I hallës për një punë më të mirë nga ajo që kishte. Një natë ju vjen policia në vendin ku qëndronin dhe largohen prej atij vendi, të gjithë të tjerët rikthehen pas largimit të policisë ndërsa Hasani nuk kthehet më pas asaj nate.

Nga:Gerti Xhaja g.xhaja@gazetashqiptare.com

 

 

 

 


 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara