aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  PERSONA TE HUMBUR
a
 
   



 

 

 

IRENA SELI

Datelindja: 19.08.1965
Gjatesia: 168 cm
Ngjyra syve: Kafe
Ngjyra flokeve: Geshtenje (te lyera bjonde)
Zhdukur ne: Portin e Durresit
Data e zhdukjes: 16.12.2004

Apeli i anoncuar ne emisionin e dates: 28.08.2006

Irena Seli, eshte zhdukur ne portin e Durresit teksa udhetonte me bashkeshortin e saje Agim Musha. Ngjarja është e mbuluar me mister. Pas investigimit të gazetarëve, u zbulua dhe lidhja miqësore e çiftit Musho-Seli me ish-konsullin gjerman të skandalit të vizave shengen. Zhdukja e saj ka ndodhur në kohë paralele me bërjen publike të këtij skandali.

LISTA E PLOTE E PASAGJEREVE NE TRAGETIN "VENECIA" NATEN E HUMBJES SE IRENA SELIT (..KLIKO..)

ZHVILLIMI I FUNDIT

Zhdukja e Irena Selit, dosja merret nga Sollaku

Nga:Gazmend Janku

Tirane-Prokuroria e Përgjithshme ka tërhequr nga Krimet e Rënda dosjen ende të pazbardhur për zhdukjen e Irena Selit. Burime pranë organit të akuzës janë shprehur për Gazetën, se veprimi më i fundit me këtë dosje bëhet për të analizuar të gjitha veprimet hetimore të kryera deri më tani, pasi prej më shumë se dy vjetësh kjo ngjarje vazhdon të mbetet mister dhe së bashku me të, edhe fati i Irena Selit, ish-bashkëshortes së Agim Mushos, ish-pronarit të kompleksit "Bruno". Bëhet e ditur se në varësi të analizës, prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme pritet të diskutojnë edhe mbi kualifikimin e procedimit penal, pasi deri më tani, zyrtarisht, hetimet janë kryer për akuzën e rrëmbimit të personit, ndonëse janë kryer edhe verifikime të tjera për një vrasje të mundshme dhe zhdukje të trupit. Por pavarësisht veprimeve të shumta hetimore dhe marrjen në pyetje të disa personave, mes të cilëve edhe ish-bashkëshortin, që ka qenë personi i fundit që ka pasur kontakt me Irenën, fati i kësaj të fundit vazhdon të mbetet mister.

Zhdukja

Irena Seli është parë për të fundit herë, të paktën nga dëshmitë e administruara në dosjen penale, mbrëmjen e 15 dhjetorit të vitit 2004 në tragetin e linjës Trieste-Durrës. Ndonëse në regjistrin e pasagjerëve të portit italian të Triestes, Irena rezultonte se kishte hipur në traget, në portin e Durrësit nuk është vërejtur asnjë shenjë e saj. Askush nuk di të thotë nëse Irena ka zbritur apo jo në portin e Durrësit, pasi edhe regjistri i këtij porti nuk i kishte regjistruar të gjithë pasagjerët që vinin në atë kohë. Zhdukja e mistershme gjatë lundrimit nga Treiste në Durrës, të bënte të besoje se bashkëshorti i saj, Agim Musho, mund të ishte autori i gjithçkaje që mund t'i kishte ndodhur asaj, por deri më tani asgjë nuk është vërtetuar. Musho deklaron se Irena ka mbërritur në Portin e Durrësit dhe më pas ishte zhdukur, në kohën kur ai po merrte automjetin e tij në traget. Ndërsa familjarët e Irenës që në fillim kanë akuzuar drejtpërsëdrejti ish-dhëndrin e tyre, si autorin e vrasjes dhe zhdukjes së trupit të vajzës së tyre.

Familja

Zhdukja e papritur e Irenës ishte dhimbja e parë që iu shkaktua familjes së saj. Por enigma prej më shumë se dy vitesh e fatit të saj, është dhimbja tjetër akoma edhe më e madhe, të cilën familja Seli po vazhdon ta vuajë. Shpresat që Irena mund të jetë gjallë, thuajse janë shuar. Sytë i mbajnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, nga e cila presin qoftë edhe lajmin që Irena mund të ketë vdekur. Por heshtja vazhdon. Askush nuk di të thotë se çfarë është bërë me nënën e dy fëmijëve. Nuk ka asnjë të dhënë mbi mënyrën apo motivin e zhdukjes. Ka vetëm dyshime dhe pista të shumta, asnjëra prej të cilave nuk ka arritur të zbardhë misterin e Irena Selit.

Një telefonatë urgjente për Irena Selin.

Flet udhëtari i 67-të I udhëtimit në det me Venecia

Estref Kërçiku: E pashë në traget, por jo të zbriste

Sapo në ekran është shfaqur sërish çështja e mistershme e Irena Selit, bashkëshortes së ish-pronarit të kompleksit Bruno, një nga pasagjerët e tragetit Venecia në udhëtimin e datës 15 dhjetor 2004, ka telefonuar duke dhënë një dëshmi të re. Estref Kërçiku, udhëtari me numër 67, I kësaj date deklaroi se:

Kam udhetuar me këtë traget në datat 15-16 dhjetor 2004. Dhe kjo zonjë më ka rënë në sy edhe herë tjetër. Zonjën Seli e kam parë aty, në traget në datën 15, pra në ditën e nisjes. E kam parë edhe në orën 22:00 të darkës,sepse ishim një grup shokësh aty në tragetin Venecia. Ishim duke bërë muhabet, dhe e kam parë Irena Selin në ambientet e tragetit. Por mbas orës 22:00 kjo grua nuk është parë më. Unë ato ditë kam udhëtuar me bashkëshorten time dhe kur kam zbritur nga trageti në portin e Durrësit, isha me makinë. Në datën 16 dhjetor, pra në ditën e zbarkimit në Durrës, kjo grua nuk më ka rënë në sy.

Rikthehet rasti I zhdukjes së 41-vjeçares Irena Seli

Apeli 102 pasgjerëve të tragetit Venecia

Nga: Gerti Xhaja
Rikthet në Jetë në Kërkim zhdukja misterioze e Irana Selit, bashkëshortes 41-vjeçare të Agim Mushos, ish pronarit të Komplesit Bruno në Tiranë. Seli u zhduk në rrethana të mbetura ende enigmë gjatë udhëtimit të saj me tragetin Venecia, nga Trieste në Durrës, në 15 dhjetor 2004. NEWS 24 bëri publike listën e 102 pasgjerëve të këtij trageti, të cilët ishin bashkëudhëtarë të çiftit Musho-Seli, mbrëmjen e 15 dhjetorit. Drejtuesja e emisionit Mirjeta Ngjela, u ka bërë edhe një herë apel këtyre udhëtarëve, që të bëjnë publike dëshmitë e tyre, nëse e kanë parë Selin në traget, apo atë që ka ndodhur mëngjesin e 16 dhjetorit në momentin e zbritjes në sheshin e trageteve në Durrës. Dëshmitë e këtyre pasgjerëve mund të jenë tepër të rëndësishme për familjen e të zhdukurës Seli, të cilët në 28 gusht në ditëlindjen e 41-të të saj nuk dinin se çfarë të bënin, të uronin për jetë të gjatë, apo të kërkonin një vend ku të mund ta qanin atë..

Zhvillimi i (dt 02.10.2006)

Eshtë siguruar lista e plotë e pasagjerëve të tragetit Venecia në datat 15-16 dhjetor 2004.

Ja se kush ka udhëtuar me Irena Selin dhe Agim Mushon në datat 15-16 dhjetor 2004, kur datohet dhe zhdukja e Irenës. Dy të parët në këtë listë janë Agim Musho, dhe Irena Seli. Janë shkruar në këtë listë plot 102 emra ku më parë diheshin vetëm 50 emra të cilët kishin qënë bashkëudhëtarë me Irenën dhe Agimin. Ky dokument jep dritë mbi ngjarjen, pasi është vërtetues i sigurtë i imbarkimit në traget të zonjës Irena Seli. Dokumenti i marrë nga Trieste , vërteton se dy zotërinjtë Musho-Seli kanë shkuar pranë agjensisë që ndodhet përbri tragetit në Trieste , kanë dhënë biletat e tyre. Në momentin që kanë vulosur biletat e udhëtimit, është bërë dhe rregjistrimi i tyre si të imbarkuar në tragetin Venecia, pra pak para hipjes, gjë e cila e zvogëlon mundësinë e mungesës fizike në ngjitjen e shkallëve të tragetit. Të gjithë personat që shohin emrin e tyre në këtë dokument janë të lutur të na kontaktojnë, për ti dhënë sëbashku një përgjigje përfundimtare enigmës që shtrohet me pyetjen A zbriti Irena Seli nga ky traget në datën e 16 dhjetorit apo jo?.

Irena ka qenë në traget deri në mesnatë

Apeli i 102 pasagjerëve të Venecias

Nga: Gerti Xhaja, TIRANE (02.10.2006)
Jetë në Kërkim, sjell fakte të reja rreth zhdukjes misterioze të Irena Selit, bashkëshortes së pronarit të ish- kompleksit Bruno, Agim Musho. Në emisionin në NEWS 24, janë bërë edhe një herë publike listat prej 102 pasagjerëve, që në 15 dhjetorin e vitit 2004 udhëtuan së bashku me bashkëshortët Seli-Musho, me tragetin Venecia, nga Triste për në Durrës. Në fakt, emisioni ka bërë publike dëshmitë e dy dëshmitarëve që pranojnë se Irena Seli në 15 dhjetorin e vitit 2004 ka hipur së bashku me Agim Mushon në traget, por pa konfirmuar nëse ajo ka dalë. Gazetarët nuk kanë bërë publike identitetet e dy dëshmitarëve, të cilët nuk kanë pasur dëshirën ta bëjnë publike ato që dinë. Por përkundrejt të dhënave mjaft të rëndësishme për çështjen, stafi i emisionit ka vendosi të transmetonte intervistën. Dëshmitari i parë është një prej pasagjerëve, që për një problem të tijin ndonëse ishte në Trieste , nuk hipi në tragetin Venecia atë ditë. Ky person nuk është marrë asnjëherë në pyetje nga prokuroria për këtë çështje

DESHMITARI: A
Po bëj 16 vjet që punoj në Gjermani, kam qenë kryetar partie, drejtor e të tjera, në Hotemberg, dhe di vetëm të vërtetën në Trieste . Përpara se të hipnim në traget, ne ishim tre veta, unë, Besnik Tafaj dhe një shok tjetër yni. Në këtë kohë te klubi jashtë portit në Trieste vjen Gimi. I thirrëm të vinte dhe i ofruam diçka për të pirë, si për respekt pasi ishim në tavolinë.

E qerasim me një kafe. Ishte i qetë dhe bëmë muhabet. Gjatë gjithë këtyre ditëve më tha që kishte takuar Pieron.
Ka qenë në mëngjes paradite. Në mëngjes në Trieste, pa hipur në traget, nuk ishte me të Irena. D.m.th, në orën 10-11 ne ishim te klubi, kush i mban mend shumë, por kështu si rrjedhë, një çik më vonë kur filluam të hipnin makinat në traget, ne kishim tre makina dhe unë prisja trajlin që të vinte me 8 copë të tjera. Kur hipën makinat në traget, unë e pashë Irenën me Gimin që po hipte, por vetë nuk kam hipur në traget, sepse s'më kishte ardhur ende trajleri. Dy shokët e mi hipën dhe ata më kanë treguar që Gimi me Irenën ishin në traget.

Dy shokët tuaj hipën në traget?
Unë e pashë që hipën edhe këta kur u nis trageti. Pasdite Gimi ka qenë me të shoqen në traget në orën 1:30 -2.00- 2:30 . Në darkë pasagjerët dalin, pasi kanë pushuar dhe janë çlodhur dhe e i kanë parë, kjo është absolute. Unë vetë nuk kam qenë, por më tha edhe Sandri edhe Niko që ishte aty, madje kaloi aty dhe na përshëndeti.., e kështu e ashtu.., d.m.th e mbaj mend 100% këtë skenë. Në traget ka hipur, ka hipur 100%, ka hipur, të nesërmen në mëngjes ky Sandri kërkoi të pyeste, sepse i bëri përshtypje ngaqë nuk e njihte përpara as Gimin as të shoqen i bëri përshtypje, i tha Niko unë e kam parë edhe paradite para se të mbërrinte në Durrës.

Ajo mundësia e zhdukjes gjatë natës sipas kuadrit të Sandrit hidhet poshtë, sepse Sandri me tha që nuk e ka pasur këtë disponim, e më tha o kështu, e ashtu, unë e kame parë më tha. Atë e ka pyetur edhe Prokuroria i ka treguar kështu e ashtu i ka thënë, por këtë që e ka parë edhe në mëngjes nuk e ka thënë, sepse ndoshta edhe ai vetë nuk është shumë i sigurt.

DESHMITARI: B
E kam parë edhe në Trieste , e kam parë edhe njëherë në traget në darkë, pastaj gjatë ditës të nesërmen, e kam parë disa herë dhe nuk e di, nuk më është fiksuar se kur e kam parë, në darkë apo në mëngjes. Unë e kam parë deri në darkë dhe për këtë jam i sigurt, pastaj ditën e nesërme mund ta kem parë, sepse e kam parë disa herë. Ne kemi qenë duke pirë, shkurt muhabetit në një tavolinë atje dhe duke parë në terezinë tonë, nuk kame fiksuar ndonjë gjë në e kam parë apo jo, ne e kemi pasur mendjen tek makinat, duke u marrë me makinat, duke i zbritur, s'e ka mendjen njeri. As Agimin s'e kam parë duke zbritur, sepse gjithkush në hallet e veta, s'e kishte mendjen njeri, mendjen e kishim tek makinat, zbritëm makinat shpejt e shpejt, mbaruam ato procedurat me doganë, me të gjitha. Nuk e di, mua më thanë që ka ikur, nuk e di...po të kishte ikur, t'i kishte bërë një telefonat nënës, vëllait, motrës, nuk di se çfarë të them, sepse këtu çdo gjë që mund të thuhet është hipoteze, Unë po të them që ka qenë dhe ka hipur në traget, është e sigurte më mbrapa nuk kam asnjë gjë të fiksuar, sepse kryesisht në darkë sa hipëm në traget sa u freskova, u shtruam në një tavolinë dhe filluam të hanim e të pinim dhe si bie ndërmend njeriu për atë. Ky është karakteri i dobët i tij, sepse ai ka gjetur dhe e ka interpretuar me veten dhe ka dalë e ka folur ashtu, ai për mendimin tim është pa karakter si do që ta ketë lënë, u njoh me tjetër.... po e kam njohur, jo tek lavazhi, kemi qenë ulur bashkë në një tavolinë. Njoh njerëz të tjerë që i kanë dhënë fund jetës bashkëshortore, nuk e kanë sharë apo kanë folur për gruan. Çfarë të them unë, siç më ka thënë ai, kam ikur për punë, por të dy ata kanë qenë burra serioz, familjarë njerëz të shkëlqyer, ta them unë me 1000% një fjalë dhe ai të ketë turp që e ka marrë dhe e ka përgojuar, e keni privilegjuar, nuk di se çfarë t'ju them më shumë. Unë sot po e dëgjoj këtë muhabet, as në një 1% nuk janë të vërteta.............

Zhvillimi i (dt 28.08.2006)

Irena, u zhduk pa hipur në Tragetin Venecia?

Dëshmia e Agim Mushos kundërshtohet nga telefonuesit në emision

Nga: Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com

TIRANE
Për herë të parë hidhen dyshime konkrete nëse Irena Seli, bashkëshortja e pronarit të ish kompleksit Burno, Agom Musho, nuk ka hipur kurrë në tragetin Venecia”, nga ku humbën gjurmët e saj dy vjet më parë. Zbulimi është kryer në emisionin e parë të emisionit Jetë në kërkim”, në ekranin e NEËS 24. Telefonues që dëshironin të mbeteshin anonim kanë marrë gjatë emisionin në nurmin e redaksisë duke pretenduar se ishin pasagjerë të linjës Trieste-Durrës me tragetin Venecia në 15 dhjetor 2004, dhe se nuk kishin parë Selin në birdin e tragetit. Të njëjtat dyshime janë vërejtur edhe në radhët e punonjësve të tragetit gjatë investigimit të stafit të emisionit. Punonjësit, të cilët e njihnin çiftin Seli-Musho, janë shprehur se gruaja bjonde nuk është parë të hipte fare në target. Por pretendimi është hedhur poshtë nga Agim Musho. Në fakt, ka qenë surpriza e misionit lidhja e drejtëpërdrejtë telefonike nga Gjermania e Mushos. Ky I fundit ka pretenduar se në prokurori janë regjistruar 20 dëshmi nga personeli dhe pasagjerë të tragetit që vërtetonin se e kishin parë Selin në target me të gjatë kthimit për në Bari.

Eshtë konsideruar e sukseshme për emisionin Jetë në Kërkim”, përafrimi drejt zbardhjes së zhdukjes misterioze të Irena Selit.

Prokurori
Prokurori I çështjes Ardian Nezha, ka deklaruar se prokuroria e krimeve të rënda është duke hetuar në dy pista për zhdukjen e Irena Selit. E parë është një rrëmbim apo largim I mundshëm I saj, por nuk ka prova të mjaftuesme për ta provuar këtë pistë. Pista e dytë është ajo e një elemimini fizik, por që në kushtet e mosgjetjes së kufomës e bën të pamundur vulosjen e hetimeve dhe vënien e fajtorit përballë drejtësisë.

Vëllai
Ylli Seli, vëllai I gruas së zhdukur, e cila 11 ditë më parë duhej të festonte 41 vjetorin e saj, shfaqi para publikut të Jetë në Kërkim”, të gjitha dyshimet dhe hipotezat që I kanë çuar të afërmit e Irenës të mendojnë se ajo është vrarë e më pas është hedhur në thellësi të detit. Ai prtendoi se akuzat kanë argumenta bindëse, duke identifikuar si përgjegjës të zhdukjes misterioze të Irenës, ish bashkëshortin e saj Agim Musho. Ylli Seli, pranoi kontradiktat mes së motrës dhe bashkëshortit të saj Musho, duke hedhur dyshimet se këto kontradikta sollën elemiminin fizik të saj. Ndërsa Mushon e konsideroi kontradiktor dhe gënjështar në deklarimet në polici, të aftë për të manipuluar edhe dëshmitarë që mund të deklarojnë se Irena është parë në target.

Semiha Dervishi nëna e Irenës
Për Irenën më ka marrë malli shumë…….” Ka qenë kjo fjala hyrëse e intervistës telefonike që gazetarja dhe drejtuesja e emisionit Mirjeta Ngjela mundi ti merrte zonjës Semiha Dervishi pak ditë më parë. Një intervistë që drithëroi jo vetëm zemrat e nënave që ndiqnin emisionin në atë cast, por vuri ankth të gjithë audiencën e Jetë në Kërkim”. Zonja e dëshpëruar nga ky largim enigmatik I vajzës së dashur ka bërë edhe nëj herë thirrje për të gjitha instancat shtetërore që të zbardhin sa më parë të vërtetën. I lutem zotërinjve Sollaku, Olladashi, dhe kryeministrit Berisha të na ndihmojë. Ju lutem zbuloni të vërtetën e Irenës”- ka qenë apeli I gruas që jeton nën efektin e qetësuesve që zbusin depresionin e

Punonjësi
Një nga punonjësit e ish-kompleksit Bruno”: Irenën e njihja, ishte grua me zemër të madhe. Kam qenë vetë present në një tavolinë ku vëllai I Agim Mushos ka thënë se Agimi e kishte vrarë Irenën dhe hedhur në fund të detit atë natë të 15 dhjetorit 2004. Më pas janë paguar për të devijuar hetimin 3 dëshmitarë”

Anonim
Një telefonues që ka preferuar të mbetet anonim ka sqaruar se personi me emrin Rudi, I cili punon në portin e Triestes është një nga njerëzit që di të vërtetën, madje edhe faktin që gruaja bjonde nuk ka hipur në target.

Dëshmitar
Vladimir Faria, ka telefonuar nga Trieste duke deklaruar për gazetarët e emisionit Jetë në Kërkim” se di gjithcka për ngjarjen e 16 dhjetori 2004. Do t'ju them fakte të reja. Irena Seli nuk ka hipur në tragetin ‘Veneci

Bruno: Nuk kam asgjë për të thënë për mamin
Djali I gruas së zhdukur, Bruno Musho vendos të mos flasë më për zhdukjen misterioze të nënës së tij. Në një interviste telefonike ekskluzive, Bruno shprehet se nuk do të komentojë asgjë për atë se ç'mund të ketë ndodhur me nënën e tij, pasi nuk ka asgjë për të folur. Një reagim I tillë ka shtangur një pjesë të mirë të opinionit publik. Në fakt vetëm disa ditë pas zhdukjes së Irena Selit, Bruno doli përkrah të jatit në një intervistë, dhe më vonë ai bëhet pronar I një automjeti tip fuoristradë Porshe”, dhuratë e të atit.

Sociologja Marjana Papa
Kemi të bëjmë me neglizhencë të organeve kopetente për hetimin e rastit në fjalë. Kemi të bëjmë me një grua të dhunuar psikologjikisht, fizikisht dhe institucionalisht, për të cilën nuk ka patur asnjë reagim nga OJQ-të që operojnë në Shqipëri. Jemi përballë një shoqërie që paragjykon gruan dhe moralin e saj, por jo shkakun që çon drejt një vetëlargimi apo në rastin më të keq nuk gjykohet vrasja e saj. Për këtë, duhet të mbajnë mbi supe nga një peshë secili nga familjarët e Irenës.

Kreshnik Spahia
Prokuroria është treguar anemike në zbardhjen e dosjes Irena Seli. Edhe pse nga ana juridike është e vështirë të japësh padi penale në kushtet e mungesës së viktimës, fajtorët duhet të ishin vënë para përgjegjësisë si në rastin e vrasjes ashtu edhe në rastin e largimit të saj.

 

 

 

 

 

 

 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara