Eshte larguar i merzitur nga shtepia dhe ka lene nje leter te shkruar per familjen. Ndersa ka marre me vete dhe 200.000 leke (te reja).
Bashkim Mucka babai i Ismetit i ftuar në emision, shprehet
Ismeti për ne të familjes ka qënë tepër spontan, largimi i tij ka qënë në një moment që unë skam qënë në shtëpi dhe e lashe atë si kryefamiljar duke u kujdesur për motrat dhe nënën time në atë vit që u largova. Ai është larguar në atë ditë kur kam ardhur unë. Unë jam kthyer pasdite von ai është larguar paraditen e asaj dite. Ka shkruajtur edhe një letër. Letren e ka shkruar shumë qetësishtë sepse e motra e ka parë duke shkruar letrën, por asaj i ka rënë shumë vonë letra në dorë dhe ishte tepër vonë.
Ditën që është larguar vajzat e kanë pasë në dorë letrën ndërsa un e kam lexuar pasdite, kur jam kthyer. Në atë kohë vajza e madhe është larguar me burrin në drejtim të Fierit pasi kanë lexuar letrën sepse i till ishte itenerari që ai do të përshlruante, dhe ata ndoqën këtë rrugë. Morën taksi, i prita pasi u kthyen në mes të natës. Të nesërmen shkova unë për në Fier. Po ta analizojmë në anën psikologjike pjesën e tretë të letrës së tij, ai nuk kishte nevojë të merte pashaportë e lekë. Nga analistët që e kanë lexuar këtë letër thonë se nuk ka ndodhur ajo që është shkruar në fillim të letrës. Ne kemi të bëjmë me një vetëfliim, unë si prind duke analizuar jetën e tij ai ka ikur që në moshën 15 vjec nga shtëpia, ka ndenjur 4 vjet në Greqi dhe ka ardhur 3-4 herë në shtëpi, ka pas kontakte ka mar ne telefon, dëshira e tij ka qënë që me të gjitha ato qe ka pasur të bëj ka dashur ti ndihmoj njerzit e afërt,
Telefonate urgjente e një emigranti Shqiptarë në Gjermani
Quhem Adrian Ndreu, ju uroj suksese për këtë emisinon shum human që ka një vlerë shumë të madhe
Ju kamë ndjekur me vëmendje. Unë me të gjitha mundësit e mia do doja tju ndihmoja. Kamë marrë kontakt me Kryqin e Kuq dhe me shoqatën e Karitasit, kam mbetur i manhitur me përkushtimin shumë të madh të tyre, me kanë kërkuar të gjitha të dhënat si foton, ditëlindjen, Zoti Bashkim është i interesuar për të ditur nësë Ismeti ndodhet në Gjermani?? Nese ndodhet.....unë do ti kthej një përgjigje e pastaj nëse nuk rezulton e saktë i them të mos i humbin shpresat, shpresa vdes e fundit. Nëse kjo përpjekje nuk rezulton sepse cdo gjë mund të ndodhë, me pas mund të kem kontakt me një shoqat Suedeze ku jam lidhur me anë të internetit. Kam folur personalisht dhe i kamë lënë të gjitha gjeneralitetet, foton do ja coj me një kasetë të regjistruar drejtpëdrejt që e kam regjistruar nga emisioni juaj dhe do ja dorëzoj nesër. Kjo është një ndjenjë që me detyron dhe mua për të gjithë Shqiptarët unë jam prind vetë dhe e di shum mirë pozicionin e zotit Bashkim, mua nuk më kushton asnjë gjë dhe unë kam një konsideratë të vecantë për Zotin Bashkim dhe nuk më kushtion asgjë të ionteresohem për këteërast.
Bahkim Nucka pas telefonatës:
Te gjitha duhet ti pranoj, edhe më të keqen edhe ate duhet ta zbulojmë, do zoti jo por ajo është një dëshire dhe ajo dëshire ka një amanet për mua të cilën un nuk mund ta them nuk e di në më kuptoni drejtë
Dyshimet ose dëshira e tij ka qënë për në itali, u bë 11 vjet ndoshta ka lëviz sic lëvizin të gjithë refugjatët.