aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  E GJETUR
a
 
   

 

MARSELA HODRI

DATELINDJA .1979
DATA E HUMBJES: gjate vitit 1996-1997
VENDLINDJA -
ZHDUKUR NE; Korcë
VENDBANIMI Korcë
FLOKET Geshtejne
SYTE Kafe
GJATESIA 1.65m



 

 

 

 

 

ZHVILLIMI I FUNDIT
(08.01.2007)

Gjendet jetimja e zhdukur nga konviktet e Korçës

Gjendet njëra prej 10 jetimëve të zhdukur nga konviktet e Korçës gjatë periudhës 1996-2006. Marsela Hodri, 27 vjeçe, jeton në Milano të Italisë dhe bashkëjeton me një shtetas italian. Konfirmimi është kryer pas verifikimeve të gazetarëve të Jetë në Kërkim , të cilët kanë kontaktuar me të dhe shtetasin italian. Nuk janë ende të qarta rrethanat sesi është larguar nga Shqipëria Marsela, ndërkohë që kushtet ku jetonte dhe ku aktualisht ndodhen edhe 9 jetimë të tjerë, janë të pabanueshme. Gjithsesi, nga të dhënat e marra nga gazetarët hidhen dyshime edhe për mënyrën e jetesës së saj në Itali, dhe një shfrytëzim të mundshëm nga shqiptarë atje. Madje në lidhjen e drejtëpërdrejtë telefonike Marsela ka pohuar se është shfrytëzuar në rrugë dhe se është dhunuar nga ish-shfrytëzuesit e saj. Prej pak muajsh ajo ka patur fatin ti rikthehet jetës nomale, duke u lidhur me një shtetas Italian, dhe duke bashkëjetuar me të në banesën e këtij të fundit në qytetin e Milanos. Gjate bisedës së drejtëpërdrejtë telefonike me drejtuesen Mirjeta Ngjela, Marsela pohoi se prej pak muaj ishte bërë nënë dhe se vajza e saj quhet Franceska. Edhe pse e gjetur, duket se Marsela nuk është shumë e kënaqur me jetën që bën dhe dëshiron të kthehet në Shqipëri tek miket e saj. Në fakt, Marsela është vetëm një prej 10 vajzave e një djali të rritur në jetimore dhe që janë larguar pa adresë nga konviktet ku ishin vetëstrehuar, të harruar nga shteti. Gazetarët janë ende në kërkim të Nersila Malushit, aktualisht 18 vjeçe; Esmeralda Birçe, aktualisht 23 vjeçe; Ornela Llulla, aktualisht 26 vjeçe; Enkeleda Bardhi, 32 vjeçe; Habibe Braho, 19 vjeçe; Aneta Dosti, 33 vjeçe; Altin Kavo, 33 vjeç; Valbona Selmani 48 vjeçe dhe Eva Grabocka, 34 vjeçe.

 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara