aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  PERSONA TE HUMBUR
a
 
   

 

MEHMET RECAJ

Datelindja: -
Gjatesia: 178 cm
Ngjyra syve: Kafe
Ngjyra flokeve: Geshtenje
Zhdukur ne: Kufi me Greqinë
Data e zhdukjes: 06.08.1994

Publikuar ne emisionin e dates: 23.10.2006



 

 

 

 

 

Mehmeti që ditën që është larguar ka qënë i shoqëruar nga një shok i tij Bertan Skanaj të cilët kanë humbur të gjitha kontaktet me familjen e tyre.

ZHVILLIMI I FUNDIT
25:06:2007

Zbulohet i ngjashmi me Mehmet Mecajn, kërkimet vazhdojnë në Greqi

Kërkime intensive për gjetjen e babait të dy fëmijëve

Gazetarët verifikojnë çdo informacion të vlefshëm

Nga Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
Më vjen keq, por nuk jam unë Mehmet Recaj. Shumë me kanë ngatërruar me Mehmetin, si duket unë kam ngjashmëri me të, - kjo ishte telefonata e mbërritur në studion e Këtë në Kërkim. Bashkëpunëtorët tanë në Greqi arritën të identifikojnë vendndodhjen e njëri prej të humburve, Mehmet Recaj, por duket se ngjashmëria i ka ngatërruar.

Ishte viti i mbrapshtë 1994, kur babai i dy fëmijëve nga Shkodra, Mehmet Recaj, niset për të emigruar ne Greqi dhe zhduket pa lënë gjurmë në kufirin shqiptaro-grek. Në atë periudhë, policia e ushtria greke kishin ndërmarrë operacione të njëpasnjëshme për kapjen e emigranteve të paligjshëm në shtetin helen. Qindra shqiptarë u dhunuan e u keqtrajtuan, por shumë të tjerë u zhdukën pa lënë gjurmë dhe sot e kësaj dite, në kuadër të operacionit famëkeq, Fshesa. Pikërisht në këtë situate të vështire u nis për të emigruar në Greqi dhe Mehmeti. Ai kishte dite që planifikonte rrugëtimin për në shtetin fqinj, por nuk mund t'i thoshte gjë bashkëshortes, për shkak dhe të dy djemve 3 vjeç dhe 3-muajsh, te cilët donin përkujdesje. I vetmi me të cilin Mehmeti diskutoi për emigrimin ishte babai i tij, Hasani. Duket se zemra e babait kishte parandjerë diçka të keqe. Ai u mundua ta ndalonte, por gjithçka tashmë ishte vendosur. Me datën 5 qershor 1994, Mehmeti mbërrin vonë në shtëpi, së bashku me mikun e tij, Burhan Skanaj. Të nesërmen herët në mëngjes njofton bashkëshorten se kishte në plan të emigronte përsëri në Greqi. Që nga ajo periudhe, për fatin e dy të lartpërmendurve të afërmit nuk dinë më asgjë.

Informacione të shumta kanë marrë të afërmit e Mehmetit për fatin e këtij të fundit, por asnjëri prej tyre i verifikueshëm. Të afërmit e Mehmetit kishin dëgjuar se një komshi i tyre kishte qenë bashkë me Mehmetin rrugës për në Greqi. Menjëherë Hasani, babai i Mehmetit e takon dhe i kërkoi t'i tregojë për fatin e të birit. Sipas Shaban Smakajt, sapo kanë kaluar kufirin shqiptar grupi është ndjekur nga policia greke dhe janë shpërndarë, duke vrapuar ku të mundnin. Më pas kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri si dhe një zë që bërtiti, na vranë. Pasi është qetësuar gjendja, ne jemi afruar për të kërkuar shokët, por nuk gjetëm njeri, pamë vetëm disa pika gjaku. Këtë i tregoi për ngjarjen komshiu i familjes Recaj, por që më vonë do të mohonte të gjithë ngjarjen, duke pretenduar se në atë periudhë kishte qenë në Itali. Ndërkohë, të dhëna të shumta për vendndodhjen e Mehmetit kanë mbërritur në adresë të familjes Recaj. Pjesa me e madhe e informuesve pretendojnë se e kanë parë në Greqi Mehmetin.

 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara