ZHVILLIMI I FUNDIT
(19,03,2007)
Një hap nga gjetja e gramshakut
Telefonata: Pëllumb Bengu është në burgun e Janinës
Nga:Gerti Xhaja g.xhaja@gazetashqiptare.com
Pëllumbin e kam parë në burgun e Janinës! E mbaj mend mirë, se kam vetëm pak kohë që kam dalë vetë që andej!”. Një telefonatë e ardhur në studion Redaksia, të Emisionit Jetë në Kërkim”, ka forcuar edhe më shumë dyshimet se Bengu është gjallë, ka kaluar kufirin me Greqinë dhe ndodhet në burg për kundërvajtje penale. Gazetarët kanë nisur kërkesa zyrtare autoriteteve greke për ta verifikuar këtë pistë, e cila është në të njëjtën linjë me investigimin e deritanishëm. Në fakt, Pëllumb Bengu ka humbur në 8 qershor të vitit të kaluar. Kishte vite që migronte nga Gramshi drejt Sarandës, ku punonte me sezone në ndërtim. Punonte 2-3 muaj në Sarandë dhe kthehej në shtëpi pranë familjes, duke u sjellë të ardhura familjarëve. Në shtëpi qëndronte rreth 15-ditë dhe ndonjëherë një muaj. Por herën e fundit, përpara se të ndërpriste kontaktet me familjen, Pëllumbi ka qëndruar në Sarandë rreth 5 muaj. Ai strehohej në Hotel Gjin Rasha”, si mjaft të tjerë të ardhur nga rrethet. Mëngjesin e 8 qershorit 2006, Pëllumbi del nga hoteli për të shkuar në punë, paguan të gjitha detyrimet pronarit të tij dhe ikën. Babai i Pëllumbit, Musai shkon në Sarandë për të takuar djalin, por nuk e ka gjetur ende.
(26,02,2007)
Jetë në Kërkim, takon shokët e gramshakut, migrantë në Sarandë.
Gjurmët e Bengut humbin në burgjet e Greqisë
Nisin verifikimet me autoritetet helene
Nga:Gerti Xhaja g.xhaja@gazetashqiptare.com
Pëllumb Bengun e gjeni vetëm në ndonjë burg të Greqisë. Nuk e dimë se me çfarë emri mund të rezultojë i arrestuar, por nuk ka asnjë dyshim që ai është arrestuar pasi ka kaluar kufirin. Janë miqtë e Pëllumbit gjithashtu migrantë të ardhur nga krahinat e varfra të Shqipërisë, për të punuar në Sarandë, të cilët kanë pohuar për gazetarët e Jetë në Kërkim, se gramshaku 40-vjeçar ishte larguar në drejtim të Greqisë, në kërkim të një pune më të paguar. Këta migrantë mbanin lidhje të ngushta me njëri-tjetrin, si e vetmja mënyrë për të qenë në kontakt, dhe mungesa e papritur e gjurmëve të Pëllumbit, sipas shokëve të tij të punës, ka të bëjë me arrestimin dhe burgosjen e tij nga autoritetet greke. Shokët dhe pronari i hotelit ku qëndronte, e tregojnë person të qetë që nuk ngatërrohej me kënd, duke rrëzuar dyshimet për eliminim fizik të tij.
Zhdukja
Në 8 qershor të vitit të kaluar, Pëllumb Bengu do të humbiste lidhjet me familjen e tij. Kishte vite që kryente të njëjtin migrim të brendshëm nga Gramshi drejt Sarandës, ku punonte me sezone, në ndërtim. Punonte 2-3 muaj në Sarandë dhe kthehej në shtëpi pranë familjes, duke u sjellë të ardhura familjarëve. Në shtëpi qëndronte rreth 15-ditë dhe ndonjëherë një muaj. Por herën e fundit, përpara se të ndërpriste kontaktet me familjen, Pëllumbi ka qëndruar në Sarandë rreth 5 muaj. Ai strehohej në Hotel Gjin Rasha. Mëngjesin e 8 qershorit 2006, Pëllumbi del nga hoteli për të shkuar në punë. Ishte një ditë e ftohtë për stinën. Ndaj ai kthehet përsëri në hotel, merr pallton dhe ikën. Pronari i hotelit tregon se Pëllumbi i kishte lënë mjetet e punës në dhomë. Pas mungesës së Pëllumbit, babai i tij, Musai shkon në Sarandë për të takuar djalin. Por atë e bir nuk takohen. Musai pyet pronarin e hotelit ku flinte Pëllumbi, por pronari Gjin Rasha i thotë se Pëllumbi nuk kishte ardhur në hotel dhe kishte rreth 10 ditë i zhdukur.
Shokët
Pëllumbi kishte kohë që donte të shkonte në Greqi. E kishte vendosur dhe ndoshta e ka kapur policia dhe e mban në ndonjë burg, ndryshe do të ishte bërë i gjallë tek ne.
(12,02,2007)
PELLUMB BENGU KERKOHET NE GREQINE E VERIUT
Pellumb Bengu eshte 41 vjeç dhe ka humbur kontaktet ne 11 janar 2006, ne drejtim te Greqise. Investigimi i gazetareve te "Jete ne Kerkim" i ka çuar drejt Greqise, ku Bengu sipas informacioneve mendohet te kete emigruar ilegalisht per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike. Babai i tij, Musa Bregu, ka treguar ne studion e gazetares Mirjeta Ngjela, se Pellumbi kishte 5 vite rresht qe migronte nga Gramshi per pune ne Sarande. Sipas Musait, jeta ne Gramsh nuk i premtonte te ardhura te mjaftueshme per te mbajtur familjen dhe si mjaft banore te tjere te kesaj zone, ai ishte larguar per te gjetur pune ne zonat e jugut te vendit. Pellumbi, baba i tre femijeve, ka humbur kontaktet ne fillim te vitit te kaluar dhe familja nuk ka asnje informacion se ku mund te ndodhet. "Jete ne kerkim", me bashkepunetoret e vet ne Greqi, ka nisur "krehjen" e zones ku mendohet se ndodhet 41-vjeçari, per te kontaktuar dhe realizuar takimin me familjen.
Gramshaku, një vit i humbur në Sarandë
Nga Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
Jeta e vështirë dhe mungesa e punës, e detyruan Pëllumb Bengun të "braktiste" familjen e tij në Gramsh të Elbasanit dhe të kërkonte punë në Sarandë. Prej këndej, ai mendohet se është larguar në drejtim të Greqisë. "Jetë në Kërkim" ka nisur kontaktet me komunitetin e emigrantëve shqiptarë në Greqi, për të saktësuar vendndodhjen e saktë të Bengut. Nga informacionet e para, ai rezulton se punon në zonën e Selanikut. Ndërkohë që gjatë emisionit ka pasur telefonata që provonin se Bengu kishte punuar në punë të ndryshme në Sarandë, për një periudhë gati disamujore. Këta persona kanë pranuar se Bengu u ishte shprehur se donte të emigronte në drejtim të Greqisë, por askush nuk mundte të provonte mënyrën sesi ai ka mundur të kalojë kufirin, apo se në cilën zonë ka pasur destinacionin e vet.