aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  PERSONA TE HUMBUR
a
 
   

 

PETRIT ISUFAJ

Datelindja: 23.01.1966
Gjatesia: 1.70 m
Ngjyra syve: Bojëqielli
Ngjyra flokeve: Geshtenje
Zhdukur ne: SHBA
Data e zhdukjes: Tetor 2004
Publikuar ne emisionin e dates: 26.02.2007

   

ZHVILLIMI I FUNDIT
(07,05,2007)

Ndërmjetësime për bashkimin e Petritit
Pronari I Fast-Food, ku punon ish hetuesi I prokurisë së Teplenës, Petrit Isufaj, dhe një mik I këtij kanë pranuar të bashkëpunojnë me gazetarët e Mirjeta Ngjelës, për të mundësuar lidhjet e tij me familjen. Largimi prej gati 10 vjetësh në Amerikë, duket se ka krijuar një hendek mes tij vëllait e të kunatit që janë njerëzit më të afërt të tij, të mbetur në Zhabokik të Tepelenës, dhe kjo duket se ishte arsyeja e zhdukjes.

(24,04,2007)
Gjendet në Amerikë hetuesi i zhdukur

Nga;Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
Është mirë dhe ndodhet në Connecticut të Amerikës! Gjetja e vendndodhjes së ish-hetuesit të Tepelenës, i zhdukur prej 3 vitesh, ka shënuar suksesin e radhës në emisionin Jetë në Kërkim, në NEWS 24. Petrit Isufaj, me profesion inxhinier minierash dhe njëkohësisht edhe hetues, kishte humbur kontaktet me familjen në Zhapokik të Tepelenës, qysh prej vitit 2004, ndërsa kishte 10 vite që ishte larguar në SHBA me Green Card. Lajmi i mirë i gjetjes së vendndodhjes i është dhënë të familjarëve nga drejtuesja Mirjeta Ngjela, në emisionin e djeshëm në NEWS 24. Mirjeta u ka premtuar se gazetarët do të bëjnë të pamundurën për të kontaktuar gjatë javës me Petritin, në mënyrë që të hënën e ardhshme t'i dëgjojmë zërin. Por nuk kanë qenë të vetëm gazetarët e Jetë në Kërkim, në gjetjen e gjurmëve të shqiptarit të humbur përtej oqeanit. Gazeta e shqiptarëve në Amerikë Iliria News dhe një detektiv privat, kanë bërë kërkimet paralel me Jetë në Kërkim. Tashmë që faza e parë e kërkimeve ka përfunduar dhe tashmë me bashkëpunëtorët po punohet për realizimin e kontakteve me Petritin dhe lidhjen e tij me familjen.

Kush është?
Në vitin 1990, Petriti përfundon fakultetin Gjeologji-Miniera dhe në vitin 1995 përfundon një kurs për hetues. Profesion të cilin e ka ushtruar për pak kohë në Tepelenë. Në vitin 1997, Petriti aplikon për lotarinë amerikane dhe fiton. Sipas dëshmive të familjarëve, Petriti nuk ka mbajtur lidhje të rregullta me familjen, por gjithsesi ai telefononte dhe njoftonte për zhvendosjet e tij. Në vitin 2000, takimi i Petritit me një shoqen e tij sekretare gjykate, pasi kjo shkon në Amerikë, sikur i shtoi kontaktet e tij me familjen. Por nga viti në vit, këto vijnë duke u zbehur, derisa në tetor të vitit 2004, ai i shkëput përfundimisht lidhjet me familjen, dhe qysh atëherë askush nuk ka dijeni se ku ndodhet apo çfarë bëhet me të.

Dëshmia
Petriti ishte tip i ftohtë e i mbyllur në vetvete, dhe shumë studioz, - është shprehur për Jetë në Kërkim, kunati i tij, Sazan Yzeiraj. Sipas Sazanit, herën e fundit kur Petriti ka folur me të motrën në telefon, ka thënë se ka humbur 40 milionë lekë, pa dhënë sqarime të mëtejshme dhe që nga ajo kohë nuk ka kontaktuar më me familjen. Të afërmit dyshojnë se ai mund të jetë dhënë pas lojërave të fatit në Amerikë, dhe kjo mund të jetë një nga arsyet e shkëputjes së kontakteve me familjen.

 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara