Është 77 vjeç, nga Korça. Ka humbur kontaktet në vitin 2002, në Amerikë.
ZHVILLIMI I FUNDIT
30.07.2007
Sabri Xhumallari është martuar me një greke dhe ka dy djem me emër shqiptar
Gjendet në Amerikë i arratisuri i vitit 1954
Gazetarët gjejnë edhe studion e të birit avokat
Nga Gerti Xhaja
info@jetenekerkim.com
Jetë në Kërkim gjen 75-vjeçarin e arratisur qysh në vitin 1954. Sabri Xhumallari me orgjinë nga Korça, ishte arratisur gjatë shërbimit ushtarak në drejtim të Greqisë. Mundi të krijonte disa kontakte të shkëputura herë pas here me familjen e vet në Korçë, por u bënë disa vite që të afërmit e tij në Shqipëri nuk dinin se ku ndodhej, apo çfarë bënte 75-vjeçarja. E motra e Xhumallarit, nëpërmjet së bijës, dy javë më parë kërkoi bashkëpunimin e stafit të Mirjeta Ngjelës, për të gjetur vëllain. Dhe brenda një kohe relativisht të shkurtër, gazetarët mundësojnë gjetjen e një adrese të saktë banimi të Xhumallarit, si dhe adresën e studios së të birit avokat në Amerikë. Tashmë, gazetarëve u ka mbetur vetëm t'i dëgjojnë zërin përmes telefonit Xhumallarit e të birit, dhe t'u tregojnë se të afërmit e tyre në Shqipëri i kërkojnë.
Historia
Historia e largimit nga Shqipëria të Sabri Xhumallarit nis me arratisjen e tij nga shërbimi ushtarak që kryente në Gjirokastër. Ishte viti 1954 atëherë, kur ushtari me emrin Sabri Xhumallari largohet nga kapanoni i tij i ushtrisë dhe arratiset në Greqi. Familja e tij në Bilisht të Korçës, mëson pak ditë më vonë se çfarë kishte ndodhur. Ankthi përfshiu të gjithë familjen Xhumallari. Por vet Sabriu qetëson familjen e tij, duke u dërguar fjalë që ishte mirë dhe se ndodhej në Greqi. Familjarët e tij pohojnë se Sabriu telefononte herë pas here, por komunikimi kryhej me kode. Sabriu njoftoi familjen se ishte martuar me një shtetase greke me emrin Maria. Sapo martohet me Marian, në vitin 1955, të dy emigrojnë drejt SHBA-së, duke u vendosur në New York dhe konkretisht në Westchester. Në vitin 1991, Sabriu u dërgon një letër familjarëve dhe disa fotografi nga SHBA-ja, ku dhe jeton sot e kësaj dite me bashkëshorten Maria dhe dy djemtë e tij, Ymer e Shaban Xhumallari.
Përsëri në vitin 2004, Guralia, e motra, do t'ia ridëgjonte zërin të vëllait për të fundit herë, pasi që nga ai çast nuk dihet më se çfarë ka ndodhur me fatin e njëri-tjetrit. Motra pret të vëllanë, një zë, dy fjalë dhe pse jo, një përqafim për hir të gjithë këtyre viteve të kaluara larg njëri-tjetrit. Dhe të gjitha shpresat e familjarëve për këtë janë drejtuar te gazetarët, që brenda dy javëve i janë afruar së tepërmi gjetjes dhe mundësimit të rikontaktimit mes tyre.
Kush është?
U largua nga kapanoni kur ishte ushtar në Gjirokastër, në drejtim të Greqisë, në vitin 1954. Sabri Xhumallari i ruajti kontaktet me familjarët edhe në kohën e monizmit dhe për çudi u humbet këtyre të fundit në vitin 2004
Gazetarëve u ka mbetur vetëm t'i dëgjojnë zërin përmes telefonit Xhumallarit dhe të birit