aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  PERSONA TE HUMBUR
a
 
   

 

SALI SPAHIU (MIKELE)

Datelindja: 14 prill 1976
Gjatesia: 1.85 cm
Ngjyra syve: Kafe
Ngjyra flokeve: Te Zeza
Zhdukur ne: Korcë
Data e zhdukjes: 06.05.2005
Publikuar ne emisionin e dates: 30.10.2006




Saliu me bashkeshorten e tij Imelda Spahiu


Imelda me dy djemte e saj


Dy binjaket Spahiu


Është nisur për në Itali nga Greqia ku ka qëndruar në Korcë në një hotel, e më pas janë humbur lidhjet me të.

ZHVILLIMI I FUNDIT
(22.01.2007)

Telefonata e fundit: Më prenë në besë

Nga:Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com

Na kanë ngrënë në besë, mos i paguani paratë….!" Kjo është telefonata e fundit e kryer nga dibrani Sali Spahiu me telefonin e tij, dajës së një shoku. Ishte data 6 qershor 2005, ndërsa dibrani 31-vjeçar ndodhej në një hotel të Korçës, në pritje të trafikantëve që do ta çonin klandestin fillimisht në Selanik të Greqisë dhe prej këndej, në Itali. Telefonata i është kryer personit që do t'u jepte pagesën trafikantëve, pasi Spahiu të mbërrinte në portet e Italisë. Por prej asaj dite, askush në familjen Spahiu nuk ka asnjë lajm për të. Ndërsa telefoni i tij, më të cilin është kryer thirrja misterioze, deri pak muajsh rezultonte i hapur, por dikush tjetër përgjigjej në atë numër derisa u mbyll.

Çfarë t'i ketë ndodhur vallë? Cila është e vërteta e Sali Spahiut?
Përgjigjet për këto pyetje që prej një viti e gjysmë mbajnë në ankth familjen e babait të dy binjakëve, janë nisma më e fundit e emisionit të gazetares Mirjeta Ngjela, "Jetë në Kërkim", në NEWS 24.

Misteri
Ndonëse pa dokumente të rregullta qëndrimi në Itali, gjatë periudhës 2001-2005, Spahiu mundi të ngrinte një biznes ortakërie me një italian, për kultivimin e duhanit në një fshat të Napolit. Ai shkonte në Itali, ku njihet me emrin Mikele, gjatë sezonit të kultivimit të bimës dhe kthehej kur nuk kishte punë. Masat shtrënguese për parandalimin e trafikut me skafe në Itali, bënë që Spahia të tentonte në itinerarin Korçë-Selanik-Bari. Diçka ende mister bëri që Spahia t'u anulonte dorëzimin e lekëve trafikantëve gjatë kohës që gjendej në një hotel në Korçë. Këtu humbën gjurmët e tij dhe askush nuk di të thotë se çfarë ka ndodhur pas asaj telefonate. Policia nuk ka asnjë të dhënë që Spahia të jetë ekzekutuar, ndërsa nuk dihet nëse ai ka dalë nga hoteli. Numri i telefonit të tij qëndroi për rreth një vit i hapur, ndërsa personi që i përgjigjej thirrjes, pretendonte se e kishte blerë numrin në Napoli të Italisë.

 

 

 


 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara