ZHVILLIMI I FUNDIT
(18,06,2007)
Tomorr Caka në kampin e Gatëick në Londër
Nga: Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
Gjurmët e Tomorr Cakës humbin në një kamp për emigrantët që kapen pa dokumente, apo që kanë kryer krime të vogla pranë aeroportit kryesor të Londrës. Një telefonues ka thënë dje në emision, se deri në vitin 2003, ai ka qëndruar vetë në kampin e Gatëick së bashku me Tomorrin. Ndërsa kur ka dalë vetë nga kampi, e ka lënë atje. Tomorr Caka është larguar nga Shqipëria me eksodin e ambasadave për Francë, në vitin 1990. Në vitin 2001, ai shkëput kontaktet me familjen dhe prej asaj kohe nuk dihet se ku është apo mese merret.
Historia
Ka ikur në vitet 90-të në ambasadën Franceze. Ka jetuar në Francë (në Paris, Lion Chinon) Gjithmonë lidhjet me familjen kanë qënë të ndërprera. Më pas rreth vitit 2000-2001 kanë humbur fare këto lidhje, një ish komshia e Tomorrit ka folur me të në telefon, ku ai ka thënë:: Të lutem mos më kërko......... Më pas Tomori ka folur edhe me motrën e tij Verën dhe i ka thënë po të njëjtat fjalë duke i shtuar faktin që të mos dërgonte më njerëz tek ai. Që nga ajo kohë nuk ka folur më. Gruaja me të ciliën ai jetonte ka shkruar një letër për familjen e Tomorrit. Për herë të fundit i ka thënë Verës, motrës së tij se do mundohej ta merrte në Francë. Që nga kjo bisedë ai nuk ka telefonuar më. Personi me të cilin bashkëjetonte quhet Josette.