aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  PERSONA TE HUMBUR
a
 
   





 

TONIN KOLA

Datelindja: 28.04.1972
Gjatesia: 170 cm
Ngjyra syve: Kafe
Ngjyra flokeve: Geshtenje
Zhdukur ne: Lac
Data e zhdukjes: 16.07.2006

Publikuar ne emisionin e dates: 08.01.2007

Jetë në Kërkim/ Misteret e zhdukjes së laçianit Tonin Kola

Kërkohen në Greqi gjurmët e të humburit prej 6 muajsh

U largua vetëm me 300 lekë në xhep, ishte i papunë

Nga:Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
Babi më thoshte se kur do ikte në Greqi do më sillte një biçikletë… Tani unë nuk kam më baba… Erglandi është vetëm 3 vjeç, dhe ende nuk mund të kuptojë kuptimin e vërtetë të këtyre fjalëve, kurse e ëma, Drita nuk gjen dot fjalë për të ngushëlluar veten dhe vogëlushin e saj. Erglandi vazhdon ta kërkojë me këmbënguljen babanë e tij, që prej 6 muajsh është larguar nga shtëpia dhe nuk është bërë më i gjallë. Gazetarët e emisionit Jetë në Kërkim udhëtuan deri në qytetin e Laçit, për të mësuar rrethanat e largimit nga banesa të Tonin Kolës, 34 vjeç. Rasti u prezantua në emisionin e parë për këtë vit të gazetares Mirjeta Ngjela, në NEWS 24, të hënën në mbrëmje, për t'u vënë në kërkim të gjurmëve Toninit. 34-vjeçari kishte pësuar një traumë, pasi e kishin grabitur gjatë qëndrimit të parë në Greqi disa vite më parë. Në Laç ai e vuante të qenit pa punë dhe pa të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur familjen dhe djalin e tij. Në kushtet e një depresioni të tillë, ai mendohet të jetë larguar sërish në emigrim. Por ndryshe nga hera e parë, këtë radhë Tonini nuk ka marrë në telefon për të treguar se ka mbërritur në tokën e premtuar, apo të sigurojë që është mirë.

Largimi
Tonin Kola 6 muaj më parë ka dalë nga banesa e tij në Laç dhe prej asaj dite nuk është bërë më i gjallë. Takimi i fundit i tij është me të atin, Pjetër Kola. I ka marrë vetë 200-300 lekë të reja, duke ia kërkuar për të blerë paketë dhe ka dalë nga shtëpia. 34-vjeçari mendohet se është larguar me ndonjë prej automjeteve të transportit privat, me synim largimin drejt Greqisë, ku mësohet se kishte qenë edhe më parë. Nuk mundet të ketë shkuar larg me të hollat që i ka marrë të atit dhe Tonini nuk kishte lekë të tjera me vete. Kjo siç duket ndikoi te familjarët, që pritën që ai të kthehej vetë.

Kërkimet
Familjarët kanë kryer denoncimin përkatës në polici, por edhe pse ka kaluar gjysmë viti, askush nga policia nuk u ka dhënë ndonjë të dhënë për vendndodhjen, apo atë çfarë mund t'i ketë ndodhur Toninit. 34-vjeçari nuk ka marrë as ilaçet që përdorte për sëmundjen e depresionit. Disa ditë më parë, familjarët kërkuan ndihmën e emisionit Jetë në Kërkim për gjetjen e të afërmit të tyre. Kërkimet e para u përqendruan në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku nga të dhënat e siguruara prej tij, nuk figuronte asnjë kufomë me karakteristikat e Tonit. Tashmë kërkimet janë përqendruar në tokën greke, ku Tonin kishte emigruar më parë. Kërkimet kanë rihapur edhe një plagë të vjetër në jetën e Toninit. Diçka e keqe e ndodhur gjatë kohës që ai pretendonte të kthehej në shtëpi gjatë emigrimit të parë, ku humbi edhe paratë e fituara, i shkaktoi Toninit sëmundjen e depresionit. Mbetja pa punë në Laç, pas rikthimit, ia rëndoi akoma sëmundjen, për të cilën ai nisi të kurohej.

Ja se cfarë thonë familjarët e Toninit

Eriglandi
Vogëlushi është 3 vjeç dhe askush nuk gjen dot një përgjigje pyetjes së tij: Ku është babi?

Drita Kola
I kanë ndenjur pranë për të kaluar traumën dhe ndihet e tradhtuar nga ikja e bashkëshortit.

Ikja
Me 300 lekë në xhep që ia mori të atit për të blerë paketë, Tonin Kola është larguar në drejtim të Greqisë. Nuk dihet nëse ka mbërritur, apo strehohet në ndonjë vend tjetër.

 

   

 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara