aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
 
PRITET BASHKIMI ME FAMILJEN....
a
 
   
 

GJOVALIN DED GJON (MARKU)

PRITET BASHKIMI ME FAMILJEN

ZHVILLIMI I FUNDIT
(04.12.2006)

Djali u gjet kur s'kisha më lot

Nga: Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
Dava Gjoni është 72 vjeçe dhe kërkimet për më shumë se një dekadë për djalin e humbur në Itali, dukej se i kishin shuar shpresat se mund ta shikonte edhe njëherë para se të ndërronte jetë. Dhe pikërisht në momentin që mendonte se nuk do të kishte më lot për të qarë, sytë e 72-vjeçares janë përlotur sërish, por këtë herë me lot gëzimi. Kështu e gjetëm katër ditë më parë, kur grupi i xhirimit udhëtoi drejt Rubikut, në shtëpinë ku kishte lindur Gjovalin Ded Gjoni. Emigranti kishte 11 vite në Romë të Italisë, ku ishte sëmurur dhe humbur kujtesën, e në këtë mënyrë edhe kontaktet me familjen e tij. Shërbimi social italian në Romë kërkoi mbështetjen e IOM-it për gjetjen e familjes së emigrantit dhe në kuadër të bashkëpunimit me këto institucione, emisioni "Jetë në Kërkim" mundësoi gjetjen e familjarëve dhe tashmë është duke realizuar bashkimin e tyre. Gjovalini mbaroi shkollën e mesme profesionale mekanike në Rubik dhe kishte punuar në uzinën e këtij qyteti industrial dhe në Metalurgjikun e tij. Për herë të parë emigroi në Greqi në vitet 1994-1995. Punoi në ishullin Paras për dy vjet, duke fituar respektin e pronarit grek me emrin Thanas, në një ndërmarrje elektrike. Ndërsa pronarët e shtëpisë ku ai qëndronte me qira në këtë ishull, duke krijuar kaq shumë respekt për këtë djalë të ri nga Shqipëria, në kushtet e frymës raciste greke, kishin vendosur ta vizitonin familjen e Gjovalinit, 26 vjeç në atë kohë, duke krijuar kështu lidhje familjare. Në 1995-ën Gjovalini emigron në Itali, pikërisht në Romë. Me familjen në Shqipëri komunikon nëpërmjet Postës së qytetit të Rubikut. Familja mban kontakte për një vit e gjysmë, duke folur në telefon njëherë në muaj. Por pas komunikimit të fundit me motrën e tij më të vogël Vera Gjoni, Gjovalini humbet të gjitha kontaktet me familjen.

(27.11.2006)
Jetë në Kërkim gjen pas 11 vitesh prindërit e emigrantit që kishte humbur kujtesën

Nga: Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com

Gjenden gjatë emisionit Jetë në Kërkim në NEWS 24, mbrëmjen e djeshme, pas 11 vitesh prindrit e emigrantit shqiptar në Romë të Italisë, Xhovalin Dedë Marku (Gjoni). Emigranti ka humbur krejtësisht kujtesën, ndërsa nga ato pak të dhëna që punonjësit social të shërbimeve të emergjencës sociale të qytetit të Romës në Itali, kanë mundur të marrin nga emigranti shqiptar, ai thotë se familjen e ka në Shqipëri. Flet një shqipe letrare dhe mendohet të ketë ndjekur një arsimimi të mirë. Si pasojë e kësaj sëmundje ai kishte humbur të gjitha kontaktet me familjen e tij që ndodhet në Rubik, të Rrëshenit. Ka mjaftuar më pak se njëçerek ore transmetim që stafi I gazetarëve të binte në gjurmët e prindërve të emigrantit, të kryente verifikimet dhe të kontakte drejtëpërsëdrejti me të afërmit e emigrantit.

Ishte IOM (Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin), që në kuadër të bashkëpunimit me emisionin Jetë në Kërkim, denoncoi rastin për të gjetur familjarët e emigrantit shqiptar, i cili ndodhet aktualisht në Romë. Sipas të dhënave të Shërbimeve të Emergjencës Sociale të Romës, i humburi jeton prej disa vitesh në kushte degradante, që vënë në rrezik të vazhdueshëm jetën e tij. Në mars të 2004 personi është shtruar në spital, ku i është nënshtruar një terapie intensive dhe një sërë kontrollesh. Gjatë qëndrimit në spital ka qenë e mundur që të vendoset një komunikim, edhe pse shumë i kufizuar. Është shqiptar dhe ka një humbje totale të kujtesës. Ai nuk di emrin e tij, apo datën e lindjes.

Duke iu referuar Shërbimit të Emergjencave Sociale të Romës, ai ka shprehur vazhdimisht dëshirën që të kthehet në Shqipëri. Edhe sipas mendimit të mjekëve dhe psikologëve që janë marrë me trajtimin e këtij rasti, kthimi pranë familjes do të ishte zgjidhja më e mirë për të dhe do të përbënte të vetmin shans për të rikuperuar një stil jetese të përshtatshëm.

 

 

 

 



Gjovalini para 11-vjetësh.



Prindërit e Gjovalinit

 
 

 


 
 

 


© 2006 News 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara