Eshtë nisur për në shkollë në datën 4 maj 1995 dhe nuk ështe kthyer më në shtëpi, në atë kohë 12 vjecari dyshohet se ai është rrembyer nga persona të cilët njihen nga policia dhe nuk dihet përse nuk është bër arrestimi i tyre, por janë lënë në gjëndje të lirë
ZHVILLIMI I FUNDIT
(04.06.2007)
I ati i Xhevahirit, takim në ministri për zhdukjen
Nga Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
Zhvillime të reja në rastin e zhdukjes misterioze në 4 majin e vitit 1995, të vogëlushit Xhevahir Gëzdari, në atë kohë 12 vjeç. Babai dhe motra e Xhevahirit, janë thirrur në një takim në Ministrinë e Brendshme, me oficerë të dikasterit që trajtojnë raste të tilla. Ata kanë dhënë detaje të reja, të zbuluara pas publikimeve dhe investigimeve të kryera nga emisioni Jetë në Kërkim. Dymbëdhjetë vjet më parë, Xhevahiri u nis për në shkollë dhe nuk është kthyer më. Investigimi i gazetarëve të emisionit të çon në një rrëmbim të mundshëm të tij, duke sjellë edhe veprimet e dyshimta nga një firmë franceze Korrektland, e cila zhvillonte kërkime për naftë në këtë zonë.
(16.10.2006)
Në emisionin e kësaj radhe i ati Xhevahir Gezdarit është shprehur optimist në lidhje me gjetjen e një drite jeshile në historinë e mistershne të humbjes së djalit të tij,
Hafuz Gezdari:
Dokumenti flet vetë, sikur kam shpresa, ky dokument që po vihet në përdorim me të gjithë mjetet përkatëse, shpresojmë që ai person dhe organet përkatëse do të bëjnë dicka, ju faleminderit si familje. Dua të di vetëm vendodhjen e djalit tim, të di në jeton apo sjeton më pas gjithcka rregullohet, të di pse smë kanë treguar për një kohe kaq të gjatë për vendodhjen e tij. Nuk di cte them, në këtë rastë flet vetë dokumenti. Që do ti përgjigjen sipas ligjit dhe rregullit instancat përkatëse, kam të drejtë të kërkoj fëmijën si prind edhe si familje, ju faleminderit. Ai është shprehur optimist pë kërkimet që po bëhen mbi rastin e djalit të tij të humbur, vecanërisht pas rihapjes së dosjes proces i cili u kërkua me ngulm nga gazetarët e emisionit Jëte në Kërkim.
Gjithashtu e pranishme ka qënë edhe motra e tij e cila ka qëndrur e fortë dhe shum këmbëngulëse në kërkimet për gjetjen e vellait të saj, por e gjithë kjo përpjekje ska arritur akoma të marri një përgjigje apo një fije shprese, ja se cfar shpreh ajo:
Havia:
Unë si motër shpresoj që një ditë do të vi e do ta takoj Xhevahirin, në bllokun tim kam shkrimet e mia që kam shkruar për Xhevahirin por një pjes të tyre dua ti shpreh në këtë emision. Ajo ka përcjellur një mesazh Xhevahirit duke shpresuar se ndoshta poezia e saj nuk do të bjer në vesh të shurdhët, ndoshta vëllai i saj i ka dëgjuar lutjet e saj për kthimin e tij në gjirin e familjes ku të gjithë e presin me një ankth që i shoqëron që prej 11 vjetësh. Në fund ajo është shprehur, shpresoj shumë mbase kam edhe unë fatin e madh ta di vendodhjen e vëllait tim.
Hetuesit rimarrin deklarimet e babait të vogëlushit të zhdukur prej 11 vitesh
Prokuroria rihap hetimin për 12-vjeçarin e zhdukur
Jetë në kërkim rikujtoi fakte për Gëzdarin
Nga: Gerti Xhaja
Jetë në Kërkim ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës, faktet e reja të grumbulluara gjatë investigimit të zhdukjes misterioze të vogëlushit Xhevahir Gëzdari. Faktet e zbuluara i janë bashkangjitur denoncimit të kryer dje nga i ati, Hafuz Gëzdari. Në fakt, emisioni i gazetares Mirjeta Ngjela në NEWS 24, solli rihapjen pas 10 vitesh të dosjes së zhdukjes në moshën 12-vjeçare të Xhevahirit. Hetimi i zhdukjes së tij, çuditërisht u harrua në momentin kur policia pretendoi se kishte identifikuar dy personat që e kishin marrë dhe shoqëruar vogëlushin për në Greqi.
Investigimi
Xhevahir Gëzdari rezulton i zhdukur paraditen e 4 majit të vitit 1995. Ai ishte nisur nga shtëpia e tij në Petrelë të Tiranës, për në shkollën e fshatit, ku ndiqte mësimet në klasën e 6-të. Banorët kanë parë t'i afrohet vogëlushit një makinë, e cila flitet se ishte e një firme të huaj që kryente kërkime për naftë në atë zonë, por asnjëherë nuk është vërtetuar nëse kjo makinë është e implikuar në një rrëmbim të mundshëm të Gëzdarit. Jetë në Kërkim, publikoi një dokument të vitit 1996, të firmosur nga shefi i zyrës së inspektimit dhe marrëdhënieve me publikun në Ministrinë e Brendshme, Nikolin Thana, në të cilin i kthehej një përgjigje zyrtare familjes Gëzdari, se nga hetimet e policisë rezultonte se vogëlushi ishte trafikuar në Greqi dhe se policia kishte zbuluar identitetet e dy të dyshuarve si autorë të këtij trafikimi. I kontaktuar nga gazetarët e emisionit, Thana, aktualisht inspektor i zyrës së kartotekës dhe kërkimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ka pranuar se informacioni i cikluar prej tij ishte i saktë. Thana nuk ka shpjeguar se përse kanë ngecur hetimet për zbardhjen e çështjes së Gëzdarit, pasi kjo nuk ishte kompetencë e zyrës së tij. Kurse shefi i Antitrafikut të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, u shpreh publikisht se pas nismës së emisionit Jetë në Kërkim dhe të rejat që solli investigimi i gazetarëve, çështja Gëzdari mund të quhet e hapur.
09 tetor 2006
Jetë në Kërkim, vë në lëvizje strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Tiranës. Flet në linjë të drejpërdrejtë telefonike gjatë trajtimit të cështjes kryesore, mbi zhdukjen e fëmijës së familjes Gëzdari, shefi I trafiqeve të paligjshme I Policisë së Tiranës, Idajet Hoxha. Hoxha sqaron se cështja është ende në ndjekje nga komisiariati Nr 4, ku është bërë denoncimi i rastit nga familjarët që 11 vjet më parë. Sipas deklaratës së Beqirit, informacioni I siguruar nga gazetarët se Policia njeh rrëmbyesit e fëmijës, është një fakt I cili duhet vërtetuar në bazë të dokumentit të protokolluar me vulën e Ministrisë së Brendshme të vitit 1996. Ky dokument është vërtetues I faktit se shteti shqiptar njihte që një vit pas humbjes enigmatike të 12 vjeçarit se kush ishin rrëmbyesit e tij. Madje Beqiri përmendi në transmetim direkt edhe faktin tjetër se njëri nga rrëmbyesit është nga një qytetar nga Fieri.
Idajet Hoxha: Shefi i Zyrës së Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Tiranë
Është e vërtetë që në këtë dosje janë dy persona të dyshuar për rrëmbim personi. Dy personat e dyshuar janë hetuar nga ana jonë, por deri tani nuk kemi arritur në rezultate konkrete. Këto janë probleme të hetimit dhe ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me emisionin për të zbardhur vërtetësinë e informacionit mbi këtë çështje. Ne dimë që janë dy persona që dyshohen se kanë kryer rrëmbimin e fëmijës, dhe se njëri prej tyre është nga qyteti I Fierit. Madje njohim edhe makinën e zezë të tipit Toyota, me të cilën dyshohet se është bërë rrëmbimi I datës 5 prill 1995 në fshatin Tagan të komunës Petrelë në Tiranë. Por duhet të rezervohemi për momentin, deri në verifikimin konkret të të dhënave që kemi aktualisht dhe të informacioneve që vijnë nga ju. Mbetet për t'u theksuar se shkalla e saktësisë së këtyre informacioneve është relative. Nëse ju dini dicka me tepër ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju. Shprehim keqardhjen për familjen, dhe bashkohemi me ta në këtë dhimbje.
Paul Filder: Gazetar i njohur ORF TV shtetëror në Austri
Jemi të gatshëm për të bashkëpunuar mbi këtë rast, që na prek dhe na lëndon të gjithëve. Ka humbur një fëmijë,dhe televizioni që unë përfaqësoj në Vienë të Austrisë, ORF shpreh gaditshmërinë për bashkëpunim për kërkimet e Xhevahir Gezdarit. Për historinë e djalit nga Petrela, unë kam qënë vetë në Petrelë dhe kam punuar atje për 3 ditë ku dhe jam njohur me këtë histori. Më ka bërë përshtypje që ka patur kaq shumë korrupsion në vitet më parë kur unë kam punuar këtu, dhe madje edhe tani. Grupet kriminale, midis tyre edhe rrëmbyesit e fëmijëve kanë qenë të lirë të rrëmbejnë fëmijë në ato vite, dhe në kohën që flasim të vazhdojnë të jenë të lirë në veprimtaritë e tyre kriminale. Sapo të shkoj në Austri, në Vienë gjëja e parë që do të bëj, është se do të flas menjëherë me kolegët e mi në lidhje me këtë histori. Do të lidhem me policinë Austriake, dhe strukturën e Europolit. Duhet ti shkojmë deri në fund kërkimeve tona të përbashkëta mbi këtë ngjarje. Do të shtrijmë kërkimet për vogëlushin Xhevahir edhe në internet. Shpresoj se do të kemi sukses.
Dokumenti: Policia e dinte zhdukjen
Zbulohet indiferentizmi për rrëmbimin e Xhevahir Gezdarit
Nga: Gerti Xhaja
Jetë në Kërkim zbulon një dokument të policisë ku pranohet rrëmbimi dhe trafikimi I vogëlushit Xhevahir Gezdari prej dy personave në atë kohë të identifikuar në drejtim të Greqisë. Nuk dihen ende arsyet përse ky informacion që dispononte policia u mbajt i mbyllur në sirtare. Policia kishte dijeni dhe nuk ka kryer ndonje veprim për kapjen e autorëve dhe gjetjen e vogëlushit. Në kushtet që elementi kohë konsiderohet mjaft I rëndësishëm për hetimet.
Dokumenti është bërë publik gjatë emisionit te VII-të në NEWS 24. Në fakt janë një mori kërkesash të familjes Gëzdari drejtuar institucioneve të ndryshme dhe kthim përgjigjet e këtyre institucioneve, të cilat veçse kanë sorrollatur familjen nuk ka sjelle asnjë informcion për djalin e tyre. Dokumentat tregojnë se qysh në vitin 1995, për çështjen ishte vënë në dijeni edhe Presidenti i Republikës, në atë kohë kryeministri aktual Sali Berisha.
Nuk kanë munguar kërkesat për ndihmë drejtuar jo vetëm institucioneve Shqiptare, por edhe misioneve të huaja policore në Tiranë. Por duket se kanë mbetur të vetëm familjarët e Xhevahirit, në kërkimet e tyre, pasi gjatë 11 viteve askush nuk i ka bindur ata se ka kërkuar seriozisht në gjetjen e djalit të tyre. Cështja e zhdukjes se 12-vjeçarit Xhevahir Gëzdari, është përcjellë nga gazetarët e Jëtë në Kërkim, me shpresë për të gjetur gjurmët e vogëlushit që sot duhet të jetë 23 vjeç.
Në fakt, gjurmët e Xhevahirit humbasin aty ku një firmë e huaj kryente punimet për të kërkuar naftë në zonën e Petrelës dhe zona të tjera përreth dhe në hapësira të tjera gjeografike të vendit. Në emission u transmetua edhe intervista e ish kryetarit të komunës Petrelë në vitin 95-96, kur ndodhi edhe zhdukja e Xhevahirit. Sipas ish komunarit Alla, firma e huaj nuk ka marrë asnjë leje apo të ketë kontaktuar me komunën për vendet ku ajo kishte caktuar të kryente punimet. Veprimet enigmatike të kësaj firme prej kohësh kanë sjellë dyshime te banorët e zonës dhe familjarët e Xhevahirit. Por gjatë gjithë kësaj kohe veprimet e kësaj firme konsiderohen mistrioze, pasi asnjëhere policia apo prokuroria nuk ka dhënë ndonjëherë version zyrtar për këto dyshime.
Babai i tij Hafuz Gëzdari tregon historinë:
Është nisur si zakonisht për në shkollë dhe unë e kam shoqëruar me sy deri në fundin e rrugës fare pak larg nga shkolla, në atë moment që ai nuk mund të shihej, kalon një makinë e zezë në vendin ku duhej të ishte Xhevahiri, me shpejtësi të madhe. Nuk kam parë dhe nuk kam kuptuar më asgjë deri sa familja më lajmëroi se Xhevahiri nuk është kthyer nga shkolla. Kam pyetur mësuesen dhe më ka njoftuar se Xhevahiri nuk është paraqitur fare në shkollë, mësuesit dhe nxënësit nuk kane mundur të shohin asgje sepse orari i mësimit ne momentin që është zhdukur Xhevahiri kishte filluar. Që nga kjo datë familja nuk ka mundur të kontaktoje më me të. Xhevahiri ishte nje fëmijë i dashur dhe i sjellshëm me të gjithë. Ai ishte shume i lidhur me familjen e tij vecanerisht me babain dhe motren e tij të madhe. Familja përjashton cdo mundësi që ai mund të jetë larguar me dëshirën e tij.
Një vit më pare:
Nje vit më parë se Xhevahiri të zhdukej, një i huaj që tashme banonte afër tyre i bën atij një fotografi (në mënyrë të përzemërt). Ndërsa vetëm 5 ditë para zhdukjes se Xhevahirit një firmë e huaj ishte afruar të bënte kërkime nafte në zonën për rreth. Kjo firmë mendohet të ishte firmë fantazmë pasi për te nuk jepej asnjë e dhenë e saktë para zhdukjes së djalit dha aq më pak pas zhdukjes së tij, kësaj firme familja Gëzdari i mbante në oborrin e shtëpisë së tyre disa makina të kësajë firme, pra kjo firmë dhe punonjësit e sajë të huaj ishin shumë afër familjes Gëzdari dhe djalit të tyre Xhevahirit, Familja mendon se jo rastësisht kja firmë u zhduk vetëm 2 ditë pas humbjes së djajit të tyre.