aaNga: Mirjeta Ngjela
Cdo te hene ora 21:00 LIVE ne
  QELLIMI
a
 
   

Synimi ynë është , t’ju përfshijmë të gjithëve në historitë e dhimbshme mbi fenomenin e zhdukjeve misterioze të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve.

Ju ftojmë të bëheni pjesë aktive e këtij ëebsiti duke depozituar raste të të zhdukurve që mund të dini apo të personave të afërm që ju kanë humbur. Së bashku do të përpiqemi të ndihmojmë shumë njerëz.

Në synimet tona ambicioze, depërton edhe ribashkimi I njerëzve nga e njëjta familje, të cilët kanë vite pa u parë.

Fëmijë që janë larguar nga prindërit e tyre, por që varfëria I ka detyruar të bëjnë punë për të cilat nuk mund të ndihen krenarë para familjarëve dhe të afërmëve të tyre.

Ndjenja e fajit apo e mospranimit ka bërë që prindër e fëmijë, motra e vëllezër, të qëndrojnë në distanca të largëta, por me mendje e zemër tek dëshira për tu ritakuar..

“Së bashku në gjurmët e shqiptarëve të humbur”! Kjo do të jetë motoja jonë që nga data 1 korrik 2006.

Ju kërkojmë të bëheni pjesëmarrës në një investigim të përbashkët, duke vlerësuar dhe përshëndetur ndihmën e pazëvëndësueshme të gjithsecilit prej jush.

Vetëm nëpërmjet ndihmës dhe kontributit tuaj kudo që të gjendeni nëpër botë, duke bashkëpunuar në dhënien e informacionit apo sugjerimeve të ndryshme, mund të bëhet I mundur një realitet I dëshiruar, pra, ribashkimi I njerëzve të ndarë nga fati I keq.

.



© 2006 Neës 24. Te gjitha te drejtat e rezervuara